Youtube/Tezkije
Zhvillimi i personalitetit në Islam, efektet e këtij zhvillimi mbi kombet dhe civilizimet (I)
Selman Aude
 03.09.2013

Pjesa I

Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga ë vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. “O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni ndryshe, pos duke qenë myslimanë!” (Al-Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vete dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

“O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ua shlyen mëkatet e juaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab: 70:71)

Individi është elementi themelor nga i cili burojnë të gjitha principet dhe besimet dhe mbi të cilin ndërtohen kombet dhe civilizimet. Nëse  një komb është i suksesshëm në zhvillimin e njerëzve në individ të fortë dhe të plotë, atëherë, me ndihmën e Allahut do të ketë mundësi ta realizojë një të ardhme të ndritshme për veten. Gjithashtu do të ketë mundësi ta ngrisë dhe ta mbrojë fenë dhe besimin e tij. Në anën tjetër, nëse një komb nuk arrin sukses në zhvillimin e individëve të tij ose nëse ai është i mangët në kryerjen e disa aktiviteteve në jetë, atëherë si komb do të goditet me dobësi, shkatërrim dhe errësirë.

Në kapitujt që vijojnë ne do të përpiqemi, me lejen e Allahut, të hedhim dritë në ketë temë të rëndësishme.

Diskutimi ynë është organizuar nën kapitujt vijues:

Kapitulli i parë: Rëndësia e individit në ndërtimin e kombit.

Kapitulli i dytë: Cilësitë e veçanta të një karakteri individual shembullor.

Kapitulli i tretë: Burra të dalluar të cilët u formuan nën kujdesin e Muhamedit (paqja e Allahut qoftë mbi të).

Kapitulli i fundit ka rëndësi të veçantë sepse na sjell shembuj të njerëzve me të cilët duhet të përpiqemi të garojmë. Nëse veprojmë kështu ndoshta Allahu na vendos në shoqërinë e tyre në Xhenet. Vërtet, kjo është punë e Allahut dhe Ai ka mundësi absolute për ta realizuar.

..... vazhdon !                                                                                    

(Perktheu, Driton Maxhuni)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja