Youtube/Tezkije
Besimi në uluhijen e Tij (njëshmërinë e adhurimit)
Dr. Ahmed el Kadi
 21.08.2022

 
Besimi në uluhijen e Tij (njëshmërinë e adhurimit)

 
Ky besim nënkupton bindjen e palëkundshme se Allahu i Vetëm është i Adhuruari i Vërtetë që e meriton adhurimin. Fjala el Ilah e ka kuptimin i Adhuruari; të cilin e adhurojnë zemrat me dashuri dhe madhërim. Realiteti i adhurimit nënkupton kulmin e dashurisë, përuljes, nënshtrimit dhe madhërimit. Kjo nuk i takon askujt, përveç të Adhuruarit të Vetëm (Allahut). Me këtë besim ka ardhur dëshmia më e madhe (la ilahe il-lallah), nga Dëshmuesi më i madh (Allahu), për të dëshmuarën më të madhe (teuhidin). Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe engjëjt, edhe njerëzit e dijes, se nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, duke mbajtur drejtësinë. S’ka zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Tij, të Plotfuqishmit, të Urtit.” (Alu Imran, 18) Gjithashtu, Ai thotë: “Zoti juaj është një Zot i vetëm! S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! (El Bekare, 163)
 
Allahu i ka krijuar të gjitha krijesat e Tij: njerëzit dhe xhinët, për ta adhuruar vetëm Atë, megjithëse Ai është i Vetëmjaftueshëm e nuk ka aspak nevojë për ta. Allahu i Lartësuar thotë: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre rrisk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.” (Edh Dharijat, 56-57) Të gjithë pejgamberët ua ka dërguar njerëzve për ta realizuar këtë besim, për t’i ftuar që ta veçojnë Atë në adhurim dhe për ta flakur idhujtarinë. Allahu i Lartësuar thotë: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt.” (En Nahl, 36) Popullit të tyre së pari u thanë: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Tij!” (El Araf: 59, 65, 73, 85) Allahu i Lartësuar thotë: “Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur: “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua.” (El Enbija, 25)
 
Realizimi i këtij besimi nënkupton që të gjitha adhurimet duhet t’i dedikohen vetëm Allahut. Ai që ndonjë adhurim ia kushton dikujt tjetër përveç Allahut, është idhujtar, jobesimtar. Adhurimet ndahen në disa lloje:


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja