(9) Problemi më i madh për studentin sot, nuk është angazhimi me gjëra të padobishme, por angazhimi me gjëra që dëmtojnë informacionin, kuptimin, mendimin dhe traditën
Shikoni se si atletët që dëshirojnë të arrijnë një normë të caktuar për formimin e tyre fizik, ndjekin me përpikmëri çdo këshillë mjekësore për regjimin ushqimor dhe çdo këshillë që u jep instruktori i tyre në lidhje me ushtrimet që duhet të kryejnë. E gjitha kjo bëhet me vullnetin e tyre, duke mos i detyruar askush dhe secili do ta vlerësonte veprimin e tyre si të drejtë dhe të arsyeshëm.
Kësisoj, nuk duhet kritikuar studenti i sotëm për faktin se ndjek një program strikt për të arritur qëllimet dhe objektivat e tij, në mënyrë që të arrijë formimin e tij kulturor dhe të ketë rezultat në njohuritë që kërkon. Për këtë arsye, studenti duhet të heqë nga programi i tij leximin e disa librave që nuk janë për të në dy aspekte. Aspekti i parë është përmbajtja e ngarkuar e disa librave për nivelin e tij shkencor, ndërsa aspekti i dytë është dëmi shkencor që mund të shkaktojnë disa libra si efekt i përmbajtjes së tyre.
Pra, të dyja aspektet ekstreme ndikojnë në formimin shkencor të studentit.
Koha është gjëja më e shtrenjtë që gëzon studenti. Prandaj nuk bën të shpërdorohet për gjëra të padobishme, jo më të shpërdorohet për gjëra që dëmtojnë formimin shkencor, kulturor dhe mendor.
Kufizimi i studentit sot në fakt është bërë mision i pamundur në kohën kur çdo gjë është e hapur dhe informacionet vijnë te kërkuesi lehtësisht në një mënyrë të pashembullt. Por kjo nuk na pengon për t’i dhënë studentit hartimin e rrugës së duhur për kërkimin e dijes dhe për t’ia sqaruar atë me këmbëngulje. Pastaj në fund, studenti ka vetë përgjegjësinë e tij, nëse do t’i përmbahet apo do t’i shmanget kësaj.