Youtube/Tezkije
(8) Studenti ka shumë nevojë për katër gjëra
Dr. Ali ibn Imrani
 16.07.2022

1-      Një mësues/hoxhë tek i cili kaulifikohet.

2-      Libra që duhet t’i lexojë me patjetër.

3-      Të ketë moral dhe dukatë.

4-      Të ketë sinqeritet që të ecë drejt në rrugën e tij.

Mua më pëlqen vërtet shumë përcaktimi i kërkesave në mënyrë të shkurtuar, sepse ato na heqin nevojën për shumë diskutim dhe e vendosin studentin në një rrugë me shenja të qarta orientuese.

Pa dyshim se katër pikat e mësipërme mbajnë kuptime dhe derivate që do të kërkonin një libër të veçantë për t’i përmendur. Megjithatë, studenti i zellshëm e njeh mirë qëllimin e atyre pikave dhe trajtimin e tyre.

Sa i përket sinqeritetit apo nijetit, themi se ai pastron veprën nga qëllimet e këqija. Nijeti duhet ta shoqërojë studentin nga fillimi i studimeve e deri në fund të rrugës. Dija fetare është adhurim dhe afrim me Zotin, prandaj patjetër ka nevojë për nijet të pastër.

Morali dhe edukata janë tipare me të cilat duhet të vishet studenti. Ato janë veti që edukojnë shpirtin që të jetë i gatshëm për të ditur dhe në mënyrë që të arrijë objektivin e tij. Një nga librat e sugjeruar për edukatën është libri i shejhut tonë Bekër ebu Zejdit me titull “Hiljetu talib el ilm”[1].

Librat nga ana tjetër janë masat e nevojshme për ngritje në lartësinë e pozitës së dijes dhe për zgjerimin e njohurive.

Ndërsa hoxha apo mësuesi janë pikërisht ata që mbajnë në duart e tyre çelësat e dijes.



[1] I përkthyer në gjuhën shqipe me titull: “Stolia e kërkuesit të diturisë”, i botuar nga Sh. B. “Fjala e Bukur”.


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja