Shteti i parë Islam që u themelua nga i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi Të), u ndërtua mbi supet e njerëzve të fortë dhe të fuqishëm; së pari mbi supet e të Dërguarit të Allahut, pastaj mbi supet e shokëve që kishte. Kjo është e vërtetë sidomos për shokët më të hershëm të cilët morën për sipër sundimin e shtetit si Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu, Ebu Ubejdeh dhe Sad Ibn Vekas, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë. Kur hedhim shikimin mbi një komb i cili gëzoi një histori të tillë – një komb që flet fjalë lavdërimi për të kaluarën e ndritshme, një komb i cili kishte fuqinë, burrërinë dhe ndihmën hyjnore, një komb që nxori shumë njerëz të shquar – ose kur hedhim shikimin mbi një komb i cili ka arritur pasuri, prosperitet dhe prestigj ose çfarëdo lloj mirësie, ne gjejmë se sekreti i fuqisë dhe burrërisë së këtij kombi ishte kultivimi i individëve të drejtë, të cilët ishin të gatshëm të sakrifikonin për hir të vlerave, besimeve dhe principeve që i mbante kombi.
Brenga dhe kujdesi i lidershipit për formimin e individit Që nga agimi i Islamit, reformatorët dhe njerëzit fetar kanë pasur në mendje efektet që individi ka në ndërtimin e kombit dhe në formimin e civilizimeve. Omer Ibn Hatabi i ulur në shoqëri me disa shokë u tha: " Çka do të dëshironit të keni?" Dikush tha: " Unë do të dëshiroja që ky vend të ishte plot ari që të mund të shpenzoja për hir të Allahut." Omeri e përsëriti kërkesën e tij: "Çfarë do të dëshironit të keni?" Dikush tjetër foli dhe tha: "Unë do të dëshiroja që ky vend të ishte plot me margaritar, stoli dhe xhevahir, që të mund t'i shpenzoja ato për hir të Allahut dhe t'i jepja në bamirësi." Padyshim se këto dëshira ishin shumë fisnike, por nuk përputheshin me atë që Omeri kishte në mendje. Kështu që ai përsëri pyeti: "Çka do të dëshironit të keni?"
Ata thanë: "Nuk e dimë se çfarë të dëshirojmë tjetër, o prijës i besimtarëve". Omeri atëherë tha: "Unë dëshiroj që ky vend të ishte plot burra si Ebu Ubejdeh Ibn Xherrah, Muadh Ibn Xhebeli, Salimi sllavi i liruar i Ebu Hudhejfes dhe Hudhejfe Ibn Jemeni!1 Omeri, si rrjedhim, nuk kishte në mendje pasurinë ose paratë që mund të shpenzoheshin për hirë të Allahut xh.sh., por ai brengosej për diçka më të rëndësishme: 'formimin e karakterit të njeriut'. Një individ i drejtë, i cili është i bindur në atë që beson, do të ketë mundësi të sigurojë pasurinë dhe paratë - vetëm me virtytin e forcës së tij dhe historia na ka treguar se kështu ka ndodhur.
1 Ahmed, Fadai'il Al Sahabah (1280)
Këta janë njerëzit mbi të cilët mbështeten kombet – natyrisht, pas mbështetjes së tyre të plot tek Allahu – dhe nëse këta njerëz janë të
pajisur me durim dhe vendosmëri në ndjekjen e principeve dhe besimeve të tyre, atëherë veprat e tyre fisnike do të bëhen gati si
mrekulli. Është shumë e rëndësishme që ata të kenë durim dhe qëndrueshmëri në principet e tyre, sepse ata janë njerëzit të cilët
duhet të marrin për sipër çështjet e jetës dhe nëse çështjet e tyre janë në rregull, atëherë jeta e njerëzve do të jetë në rregull. Në anën tjetër nëse bien në devijim dhe keqbërje, bien viktimë e dëshirave materiale ose prishen nga rrethi i tyre, atëherë bota do të bëhet e
prishur sa janë ata. Ibn El-Mubarek, në librin e tij të titulluar Kitab el-Zuhd, rrëfen se Isai (paqja e Allahut qoftë mbi të) iu tha shokëve të tij: "Mos merrni ndonjë pagë nga ata që i mësoni përveç asaj që ju më dhatë mua."2 Ne duhet të vëmë re faktin se Isai (paqja e Allahut qoftë mbi të) nuk ka marrë pagë nga nxënësit e tij. Allahu thotë në Kur'an, duke na përcjell fjalët e të gjithë të dërguarve paqja e Allahut qoftë mbi ta: "Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve."3
Që do të thotë se kur t'u mësoni njerëzve Islamin, ju nuk duhet të merrni pagë nga ata. Pastaj Isai (paqja e Allahut qoftë mbi të) u tha atyre: "O kripa e tokës, mos u prishni." Këta nxënës, të cilët ishin pasuesit më të çmuar të Isait, konfidentët e tij dhe shokët më të ngushtë të tij, të cilët e bartën mesazhin e tij dhe përhapën besimin në të gjitha këndet e tokës, ishin grupi i vetëm i vogël i njerëzve që largonin njerëzit nga prishja. Në këtë mënyrë ai u thotë: "O kripa e tokës, mos u prishni, sepse
2 Ibn Al Mubarek, Kitab Al Zuhd (283) dhe Ebu Nu'ajm në Al Huljah (5/7)
3 Sure Esh-Shuara: 109,145,164,180.
nëse kripa prishet nuk ka ilaç për të." Disa nga pasardhësit i kanë vënë këto fjalë në vargjet e tyre si: O recituesit e tubuar, o kripa e tokës! Kripa nuk ndreqet nëse është prishur. Këta burra – këta individ të vetëm, mbi supet e të cilëve u ndërtuan kombet, civilizimet dhe thirrja në besim – nuk do të mund ta përmbushnin rolin e tyre vital nëse nuk do të posedonin karakter personal të fortë, mirë të formuar dhe shëndosh. Ata nuk lëkundeshin nga qëllimi i tyre fisnik nga ndikimet shkatërruese, dëshirat ose ambiciet personale.
..... vazhdon, Zhvillimi i personalitetit në Islam, efektet e këtij zhvillimi mbi kombet dhe civilizimet !
(Perktheu, Driton Maxhuni)