Pyetja: Për kënd bëhet ndarja e zekatit? Shpresojmë të na shpjegoni secilën kategori prej atyre që e meritojnë atë?
Përgjigje: Dhënia e zekatit bëhet ndaj tetë kategorive të njerëzve, të cilat Allahu i Lartësuar i ka përmendur në Fjalën e Tij (përkthim i përshtatur): “Lëmosha e zeqatitështë vetëm për të varfrit, për të ngratët, për punonjësit që janë ngarkuar me të, për ata të cilëve duhet përfituar zemrat, për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për (luftëtarët në) rrugën e Allahut dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.”
I varfër: Ai i cili ka vetëm aq sa i mjafton (për mbijetesë);I ngratë (ar. “miskiin”): Ai i cili s’ka asgjë; Ndërsa disa kanë thënë se është e kundërta e këtyre (që i përmendëm), mirëpo e sakta është kjo që thamë. Ndërsa sa i përketpunonjësve që janë ngarkuar me të: Ata janë korrierët të cilët prijësi i muslimanëve ose zëvendësi i tij i dërgon për ta mbledhur zeqatin, dhe këtu përfshihen edhe shkruesi dhe shpërndarësi i zeqatit. Të cilëve duhet përfituar zemrat:Është ai i cili ka hyrë në Islam mirëpo ka nevojë që ti zbutet zemra për shkak të besimit të dobët që ka. Ndërsa me Fjalën e të Lartësuarit (përkthim i përshtatur) “për lirimin e skllevërve” është për qëllimi lirimi i një muslimani përmes pasurisë së zeqatit, qoftë rob apo robëreshë, dhe rrjedhimisht lirimi i robërve dhe ndihma ndaj atyre robërve që iu është përcaktuar çmimi për lirim. Ndërsa me të rënduarit nga borxhet: është për qëllim ai që ka marrë borxh pa gjynahe, dhe nuk gjen mundësi pagese për borxhin e tij, si dhe ai që ka marrë borxh përmes një kontrate të lejuar sheriatikisht. Qëllimi me fjalën e të Lartësuarit (përkthim i përshtatur): “për (luftëtarët në)rrugën e Allahut,”: Dhënia e zeqatit luftëtarëve dhe atyre që bëjnë roje nëpër gryka (pozicione) për shkak të asaj që shpenzojnë ata në luftërat dhe rojet e tyre. Qëllimi meudhëtarët e mbetur rrugëve: udhëtari të cilit iu kanë prerë të gjitha lidhjet me vendin dhe pasurinë e tij, prandaj këtij i jepet aq sa i nevojitet nga zeqati derisa të arrijë në vendin e tij, edhe nëse në vendin e tij është i pasur.
Nëse dëshiron të zgjerohesh edhe më shumë në këtë temë, atëherë ktheju tefsirit (shpjegimit të Kur’anit) të Begawi-ut dhe Ibn Kethir-it.
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhefetwave
Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani