Pyetja: A e meriton zeqatin punëtori (nëpunësi) i cili merr rrogë mujore nëse kjo nuk i mjafton atij si kompensim i plotë?
Përgjigje: Nëse atij nuk i mjafton rroga (pagesa) mujore dhe nuk posedon ndonjë të hyrë tjetër me të cilën do ti mbulonte nevojat e veta atëherë ai është meritor për ta pranuar zeqatin; Kështu që, ai të cilit i është bërë obligim që t’ia japë atij zeqatin, le t’ia japë aq sa i mjafton atij për t’i mbuluar shpenzimet e lejuara. Sepse sipas gjendjes së përmendur të këtij personi, ai konsiderohet prej të varfërve.
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz