I gjithë lavdërimi i takon vetëm Allahut, në vazhdim: E shkrova këtë libër të bekuar në vitin 1408H [në një kohë] kur myslimanët, falë Allahut, dëshmojnë një rizgjim diturie, gjë për të cilën fytyrat buzëqeshin dhe ndriçohen nga gëzimi. Dhe, ende është duke përparuar me gjallëri, si hyrje për përparim e ngritje, duke lulëzuar në zemrat e rinisë së këtij ummeti; madhështinë dhe gjakun që ripërtërinë jetën e saj. Sot, shohim grupe të njëpasnjëshme të rinjsh se si vazhdimisht mundohen të marrin dituri dhe të ngarkohen me barrën e bartjes së saj. Ata posedojnë ambicie të larta, kualitet akademik (enciklopedike), lexime të shumta e mahnitëse dhe studime në thellësi të çështjeve, aq sa i gëzon myslimanët me fitore, e lavdërimi i qoftë Atij i cili i ngjall dhe i vdes zemrat. Mirëpo, kjo farë e bekuar duhet ujitur dhe mbikëqyrë
gjatë tërë periudhave të saj. Të vazhdojë një mbrojtje për të nga rënia dhe pengesat gjatë kërkimit të diturisë dhe gjatë veprimit me të, nga turbullirat ideologjike, akaidijje (në besim), morale, grupore, partiake... Më parë, kam pas vënë në dispozicionin e tyre një libër
(mbi problemin e pretendimit të të qenit dijetarë) "Et Te'alum" (Trillimi i diturisë) e cili zbulon të futurit brenda radhëve të të diturve (pa qenë prej tyre), nga frika së do t'i kthejë ata nga rruga (e dijes), t'ua humbas atyre çështjen, t'i hutojë ata dhe t'i shmang nga rruga e kërkimit (të diturisë) pa e vërejtur ata këtë fare.
Sot, (me këtë libër) vëllai i juaj ju përkrahë dhe ju merr për dore, duke vënë në dispozicionin tuaj një shkresë e cila mban me vete "karakteristika veçuese" (Es Sifetu el Kaashifeh (1)) për zbukurimin tënd, prandaj po e vendos kokën e pendës mbi fletë dhe ti vetëm lexoje atë që e shkruaj për ju, Allahu i kënaqtë sytë tuaj me atë që e doni. Tekste të shumta të sheriatit pohojnë se pajisja e vetvetes
me etikë të bukur, moral fisnik, sjellje të mirë dhe të devotshme janë karakteristika të pasuesve të Islamit, dhe se dituria – diamanti më i çmuar në kurorën e Sheriatit të pastër – nuk mund të arrihet përpos nga i pajisuri me etikën e saj, larg të metave dhe veseve të këqija që lidhen me të. Për këtë arsye dijetarët i kanë kushtuar vëmendje kësaj (etike) me studime e vërejtje dhe kanë shkruar libra vetëm për këtë çështje, ose në mënyrë të përgjithshme për të gjitha dituritë, ose në formë të veçantë për ndonjë specifikë të ndonjë diturie, sikurse Etika e bartësve të Kur’ani Kerimit, Etika e Muhadithit, Etika e Muftiut, Etika e Kadiut (gjyqtarit), Etika e Muhtesibit (policit për mirëvajtje) dhe kështu me radhë. Tema e këtij libri është etika e përgjithshme e atyre të cilët marrin rrugën e mësimit të diturisë së Sheriatit. Në të kaluarën, dijetarët ua diktonin studentëve në megjliset-tubimet e diturisë etikën e kërkimit (të diturisë), dhe unë e mbërrita fundin e kësaj periudhe në disa prej tubimeve të diturisë në Xhaminë e Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, ku disa mësues ua mësonin studentëve librin e Zernugjit (vdiq më 593H) – Allahu e pastë mëshiruar – të quajtur: Ta'limul Muteal-lim tarikat-teal-lumi" (Të mësuarit
nxënësit mënyrën e të mësuarit).(2)
Shpresoj se dijetarët do ta vazhdojnë këtë litar të fortë udhëzues në rrugën më të drejtë, duke përfshirë mësimin e kësaj lënde në fillim të mësimeve në xhami dhe në planprogramet mësimore. Unë shpresoj që ky shkrim (libër) të jetë hyrje e mirë për të tërhequr vëmendjen në rigjallërimin e kësaj lënde, e cila e disiplinon nxënësin dhe i mëson atij sjelljen korrekte të etikës së kërkimit dhe bartjes së diturisë; etikën me vetveten, mësuesin, mësimet, kolegët, librin dhe me frytin e diturisë së tij, e kështu me radhë, gjatë etapave të jetës së tij.
Kështu që para jush e sjell këtë libër i cili përmban një numër sjelljesh etike, dhe të tjera joetike që janë të meta, e nëse një etik mungon personi në fjalë ka rënë në një të metë etike dhe varësisht prej numrit të lëshimeve, kemi të tillë me të meta të shumta e të tjerë me më pak. Këto sjellje etike, po ashtu, kanë grada të ndryshme nga të qenit sunnet (e pëlqyeshme) deri tek ato të detyrueshme (vaxhib). Në mënyrë të ngjashme dallojnë në shkallë të ulëta, gjërat të cilat kundërshtojnë këto sjellje etike nga të qenit mekruh (e
urryer) deri të e ndaluara (haram). Prej këtyre sjelljeve etike, ka gjëra të cilat vlejnë për të gjithë njerëzit dhe të tjera që vlejnë veçanërisht për kërkuesin e diturisë, (3) dhe ka disa të cilat janë të njohura domosdoshme nga sheriati, e disa të tjera janë të njohura nga vet natyra (sensi), por që mbështeten nga përgjithësimet e sheriatit; sikurse të pasurit sjellje të mira edukative dhe morale.
Qëllimi im nuk është të përfshij të gjitha aspektet (e etikës), por t'i sjell në formë të shembujve duke synuar të udhëzoj nga prioritetet. Nëse këto stoli etike bien në një shpirt të vlefshëm për to, i cili nga ana e tij i merr këto dhe sjell të tjera dhe këtë përgjithësim e zbërthen. Dhe, kushdo që punon me këto etika do të përfitojë dhe do të jetë profitabile për të tjerët. Këto sjellje etike janë të marra nga vet librat edukative të atyre që Zoti e ka bekuar dijen e tyre dhe janë bërë prijës udhëzues, Allahu na bashkoftë me ta në Xhennetin e Tij. Amin. (4).
Bekr bin Abdullah Ebu Zejd 5/8/1408 H
..... Vazhdon (perktheu, Hasan Cana)