“Kushdo që nuk udhëton në kërkim të dijes, kurrë nuk do të udhëtohet drejt tij për të marrë dije."
Pra, kushdo që nuk emigron të kërkojë dituri, në kërkim të mësuesve (të dalluar) për të mësuar nga ta, është vështirë se ai do të bëhet aq i kualifikuar sa të udhëtohet tek ai, sepse këta dijetarë të cilët kaluan kohën e tyre në studim dhe mësimdhënie posedojnë dituri të redaktuar, precizitet, pika delikate diturie dhe eksperienca të cilat vështirë hasen nëpër libra.
Kujdes nga ndeja (ndërprerja e emigrimit në kërkim të dijes) sikurse bëjnë dembelët sufist: të cilët favorizojnë diturinë spirituale mbi diturinë e librit’. I është thënë njëherë njërit prej tyre: “A nuk do të udhëtosh që të dëgjosh (mësosh) nga Aburrezaku?” Ai u përgjigj: “Çfarë të bëj me atë që dëgjon prej Abdurrezakut ai që dëgjon Krijuesin?!"
Një tjetër ka thënë në poezi:
“Kur më drejtohen mua me ilmul verek (dituri të librit), i
mund ata me ilmul khirek (dije spirituale të fshehtë - ilmul batin).”
Kujdes të tillët, sepse këta as Islamin nuk e ndihmuan, e as kufrin nuk e mposhten, përkundër kësaj disa nga ta u bënë barrë dhe fatkeqësi për Islamin.
Ruajtja e diturisë duke e shkruar atë
Bëje maksimumin që ta ruash diturinë në formë të shkruar, sepse ruajtja e diturisë përmes shkrimit është sigurim nga humbja e saj dhe shkurton rrugën e kërkimit të saj atëherë kur nevojitet, sidomos çështjet të cilat hasen në vendin e tyre primar. Prej dobisë së shkrimit është që kur të plakesh dhe të dobësohesh gjen në dispozicion material për të shkruar pa pasur nevojë të derdhësh mund
në kërkim dhe hulumtim.
Për këtë arsye, mbaje një Kunnashe (fletore)(76), apo Mudhekkireh (fletore përkujtimore) për veten tënde, ku ti mban në shënim dobitë e çmuara shkencore (fevaid), çështje unike (feraid) dhe temat e rastësishme të cilat nuk gjenden në lokacionet e mundshme të tyre dhe, nëse përdorë kopertinat e librit që ta mbash një indeks të tyre, mirë është, që pastaj ta transferosh gjithë atë çfarë ke mbledhur në një
fletore përkujtuese (mudhekkireh) të organizuar në bazë të temave duke mbajtur në shënim titullin e secilës çështje, emrin e librit (referencën), faqen dhe numrin e volumit.
Shëno tek ajo që e ke transferuar: “e transferuar”, në mënyrë që të mos përzihet me atë çfarë nuk është transferuar. Gjithashtu, shëno: ‘kam arritur të lexoi (librin) deri në faqe kaq’ prej asaj që ke lexuar prej librit, në mënyre që mos të ikë ajo çfarë nuk e ke lexuar.
Një numër librash të dijetarëve janë shkruar në këtë mënyrë sikurse: "Bedaiul Fevaid" të Ibnul Kajjimit, "Khabajaz-Zevajja" të Zerkeshiut, "El Igfal", "Bekajal Khabaja" e të tjera.
Kështu që, lidhe diturinë tënde duke e shkruar atë (77), në veçanti dobitë unike të cilat nuk gjenden në lokacionet e mundshme të tyre dhe gjërat e fshehura në qoshe të cilat janë jashtë kontekstit dhe margaritarët e shkapërderdhur të cilat i sheh dhe dëgjon e që frikësohesh se do t’i humbësh, e kështu me radhë, sepse memoria dobësohet dhe harresa është frekuente.
Sha'biu ka thënë: “Nëse dëgjon diçka (të rëndësishme), shkruaje, qoftë edhe në muri,” transmetoi Khajthemeh. Kur të bashkohen tek ti, aq sa Allahu ka dashur të të jap, atëherë organizoje atë në një fletore përkujtuese (mudhekkireh) apo fletore për mbajtje shënime (kunnash) në bazë të temave, sepse do të vjen në ndihmë në kohët më të ngushta ku madje edhe personat me kolosale ndoshta nuk
mund të shtyhen me ty rreth tyre.