Youtube/Tezkije
Nëse nuk e kam shpërndare zekatin e marrë për një vit?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 10.04.2014

Pyetja: Nëse një person ma jep mua një sasi pasurie për t’ia shpërndarë atë fukarave, dhe ka kaluar një vit i plotë e ajo sasi ende nuk është shpërndarë tërësisht, a është kjo haram?  Dhe a është e detyrueshme që të plotësohet shpërndarja e zeqatit para se të kalojë periudha njëvjeçare e caktuar? Duke pasur parasysh se mos-shpërndarja e kësaj pasurie ka ndodhur për shkak mosekzistimit të  dikujt që e meriton atë.

Përgjigje: Ai i cili është ngarkuar me shpërndarjen e pasurisë së zeqatit nëpër rrugët e përcaktuara me sheriat, është i obliguar që t’ua japë atë atyre që e meritojnë sipas mundësisë, edhe nëse kjo kërkon transferimin e pasurisë në një qytet tjetër.

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz

Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani.


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja