Ashtu siç prindërit kanë të drejta ndaj fëmijëve të tyre, ashtu edhe fëmijët kanë të drejta ndaj prindërve të tyre.
Ashtu siç Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar për mirësi ndaj prindërve, Ai poashtu na ka urdhëruar edhe për mirësi ndaj fëmijëve tanë.
Mirësia ndaj tyre dhe vullneti për edukimin e tyre është përmbushje e amanetit, ndërsa neglizhenca ndaj tyre dhe mangësia në plotësimin e të drejtave të tyre është mashtrim dhe tradhti.
Tekstet sheriatike prej Kur’anit dhe sunetit janë shquar me urdhëresa për mirësjellje ndaj fëmijëve dhe përmbushjen e amanetit ndaj tyre, dhe me tërheqje të vërejtjes ndaj neglizhimit të tyre dhe lëshimeve në realizimin e të drejtave të tyre.
Allahu i Lartësuar ka thënë (përkthim dhe përshtatje): “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin.” (en-Nisa: 58)
Dhe ka thënë: “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin, e ti tradhtoni kështu amanetet me vetëdije.” (el-Enfalë: 27)
Dhe ka thënë: “O ju që keni besuar! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por e zbatojnë menjëherë atë me të cilën urdhërohen.” (et-Tahrim: 6)
Ndërsa i dërguari (salallahu alejhis ue selem) ka thënë: “Të gjithë ju jeni mbikëqyrës dhe jeni përgjegjës për kopenë tuaj; Prandaj imami është mbikëqyrës dhe përgjegjës për kopenë e tij, burri është mbikëqyrës i familjes së tij dhe përgjegjës për kopenë e tij.” Dhe ka thënë: “Çdo robi të cilit Allahu ia ka caktuar një kope ndërsa atë e ka zënë vdekja duke qenë mashtrues ndaj kopesë së tij, Allahu ia ka bërë të ndaluar atij Xhennetin.”
(... vazhdon)
Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani