Youtube/Tezkije
Ruajtja përkujdesëse (duke e vënë në zbatim)
Bekër Ebu Zejd
 15.05.2014

Bëje maksimumin që ta ruash diturinë me "ruajtje përkujdesëse" duke e vënë në praktikë dhe duke e pasuar.
Khatib el Bagdadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është obligim për nxënësin e diturisë që ta pastrojë qëllimin e tij (nijetin) në kërkimin e saj, që të shpresojë vetëm Fytyrën e Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Ai duhet të ketë kujdes të mos e bëjë kërkimin e dijes rrugë për arritjen e përfitimeve materiale dhe shpërblimeve të dynjasë, sepse ka ardhur kërcënim i kobshëm për atë i cili kërkon këto me diturinë e tij (fetare).
Duhet të ruhet nga mburrja dhe lavdërimi dhe nga të synuarit e prej mësimit të hadithit udhëheqësin, apo fitimin e pasuesve, ose mbajtjen e ligjëratave në mexhlise, pasi që sëmundja që hyn tek dijetarët kryesisht është nga kjo derë.
Ai duhet ta ruajë hadithin duke i kushtuar vëmendje dhe përkujdesje, e jo vetëm duke e transmetuar atë, pasi që transmetuesit verbal të shkencave janë të shumtë, mirëpo ata të cilët përkujdesen për to janë të paktë. Ndodh që prezenti (fizikisht jo mentalisht), të jetë sikurse ai që mungon (plotësisht), dhe një person i ditur të jetë sikurse një injorant dhe një bartës i hadithit i cili në fakt nuk ka në posedim asgjë prej tij, pasi që refuzimi i dispozitës së tij nga ai e sjell atë në pozitën e atij i cili nuk do ta njohë atë fare dhe as që do të dinë.
Nxënësi i hadithit duhet të dallohet në të gjitha gjërat nga njerëzit e rëndomtë, duke implementuar transmetimet e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem aq sa të mundet dhe duke implementuar sunnetin në vetvete, sepse
Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: "Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun." Ahzab, 21

Përsëritja e asaj që është mësuar

Testoje veten kohe pas kohe, sepse mos përsëritja është adresa e harresës së diturisë, kushdo qoftë ai. Abduallah bin Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, transmeton se Pejgamberi i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Shembulli i bartësit të Kur’anit është sikur ai i pronarit të devesë, këmbët e së cilës (devesë) janë të lidhura me një litar, nëse e ruan, e mban për vete, por nëse e lëshon, ajo do të
ikë.” Transmetoi Buhari, Muslimi, dhe Maliku në "Muvetta" të tij.
Hafiz Ibni Abdul Berri ka thënë: “Në këtë hadith ka argument së kushdo që nuk e përsërit diturinë e tij do ta humb, kushdo qoftë ai, sepse dituria e tyre në atë kohë ishte Kur’ani dhe asgjë tjetër dhe nëse Kur’ani i cili është bërë i lehtë që të mbahet mend ik nga mendja pa përsëritje, atëherë si mendon se është puna për llojet e tjera të diturisë?!
Dhe, duhet ditur se lloji më i mirë i diturisë është ajo që baza e së cilës është perfeksionuar dhe shembujt e saj përkujtohen dhe e cila të dërgon tek Allahu dhe të udhëzon për tek ajo që e kënaq Atë.
Është thënë nga disa dijetarë: “Çdo ngritje (e krenari) e pa theksuar nga dituria, për në ulje (e poshtërim) e ka fatin.”


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja