Youtube/Tezkije
Ata që thonë se personi që bën mëkate të mëdha ka besim të përsosur
Omer el Eshkar
 18.05.2014

   Havarixhët shkuan në një ekstrem, duke i keqinterpretuar tekstet, të cilat tregojnë që nëse një person kryen mëkate të mëdha, ai e ka shtrembëruar dhe e ka pakësuar besimin. Ata nuk i kuptuan tekstet që thonë se besimi nuk zhduket tërësisht. Në kontrast me havarixhët, gjendet një grup tjetër[1], të cilët thonë se besimi i një personi, i cili bën mëkate të mëdha mbetet i paprekur.  Ata thanë: "Mëkati nuk ka ndonjë efekt të dëmshëm përderisa personi beson." Ata thanë se imani është besimi në zemër dhe shprehja me gjuhë, kurse veprat nuk kanë të bëjnë me imanin. Ata thanë se besimi me zemër ishte diçka që nuk dallonte nga një person në tjetrin dhe ata cituan tekste që thonë se njerëzit, të cilët bëjnë mëkate të mëdha janë akoma besimtarë dhe do të hyjnë në Xhenet.

   Mendimi i tyre hidhet poshtë nga fakti se shumë transmetime tregojnë se veprat konsiderohen pjesë e besimit, siç është hadithi i të Dërguarit a.s.:

"Imani i ka shtatëdhjetë ose gjashtëdhjetë degë, më e mira prej tyre është thënia: La ilahe il-lAll-llah dhe më e vogla është heqja e një sendi prej rruge që i pengon të tjerët. Modestia është pjesë e besimit."[2]

   Mendimi i tyre hidhet poshtë nga tekstet, të cilat kanë mesazhe qortuese, si hadithii të Dërguarit a.s.:

"Zinahqari nuk është besimtar në kohën kur bën zina, hajni nuk është besimtarë në kohën e vjedhjes, konsumuesi i verës nuk është besimtar në kohën e pirjes."[3]

   Të dy grupet devijuan. Grupi i parë, i cili i denoncon njerëzit si kafira, bën që njerëzit ta humbin shpresën në mëshirën e Allahut, kurse grupi i dytë i inkurajon njerëzit të bëjnë gjynahe. Të parët e këtij Umeti trasuan një rrugë të mesme, duke thënë se ata të cilët bëjnë mëkate të mëdha janë akoma besimtarë, edhe pse besimi i tyre është i papërsosur, ndërsa sa i përket botës tjetër, çështja e tyre mbetet tek Allahu. Nëse dëshiron i ndëshkon, nëse do i fal.

 

 



[1] Ky grup quhet mur'xhiah sepse ata i ndanë veprat nga imani dhe i konsideruan ato si më pak të rëndësishëm.

[2]Buhariu, 1/51, hadithi nr. 9; Muslimi, 1/63, hadithi nr. 35.

[3]Buhariu dhe Muslimi;


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja