Youtube/Tezkije
Kush e ka bërë emërtimin e sureve të Kur’anit Famëlartë? A është ky i dërguari (salallahu alejhi ue selem) apo kush?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 19.05.2014

Pyetja e dytë nga fetwaja me numër 2376

Pyetja: Kush e ka bërë emërtimin e sureve të Kur’anit Famëlartë? A është ky i dërguari (salallahu alejhi ue selem) apo kush?

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, shokët dhe familjen e tij ... E më pas:

Përgjigja: Nuk dimë ndonjë tekst (transmetim) nga i dërguari (salallahu alejhi ue selem) që tregon për emërtimin e të gjitha sureve, mirëpo është transmetuar në disa hadithe të sakta emërtimi i disave prej tyre nga i dërguari (salallahu alejhi ue selem), siç janë “el-Bekare” dhe “Ali ‘Imran.” E sa u përket pjesës tjetër të sureve, më e afërta është se emërtimi i tyre është bërë nga sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

I gjithë suksesi është me Allahun! Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud

Anëtari:
Abdullah ibn Gudejan

Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz

 

Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja