Fetwaja nr. 3481
Pyetja 1: Jam një grua muslimane, jetoj në Danimarkë bashkë me burrin tim musliman, kam me të tre fëmijë dhe të gjitha falënderimet i takojnë Allahut për këtë. Le të jetë emri im M.M.M. si simbol i hidhërimit të madh që kam – kam ofenduar Cilësitë e Allahut të Lartësuar të Plotëfuqishmit, dhe qysh prej atij momenti burri im ka refuzuar që të flas me mua duke argumentuar se unë jam murtede (e dalë prej fesë) dhe se Allahu e ka prishur kontratën e martesës sonë, dhe kurbani im nuk i lejohet atij, nuk lejohet trashëgimia prej meje dhe nuk lejohet të më falet namazi mua (pas vdekjes), as nuk pastrohem e as nuk qefinosem, cofëtinën time kanë për ta ngrënë qentë, pasuria ime është plaçkë e muslimanëve. Mirëpo unë jam penduar me pendimin më të fortë, dhe kjo ka qenë hera e parë në jetën time, ndërsa unë kam një sasi të konsiderueshme të kulturës dhe dijes dhe të gjitha falënderimet i takojnë Allahut për këtë. Duke e ditur se kjo vepër që kam bërë është një gjë e tmerrshme, kjo më shtyri që t’i shkruaj ndershmërisë suaj rreth çështjes së teubes sime – a ka për mua teube (pendim)? Dhe a ka kthim për mua te burri im dhe si? Allahu ua përmirësoftë gjendjen tuaj!
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin e tij, mbi familjen dhe shokët e tij! E pastaj ...
Përgjigje: Pa dyshim se ofendimi i Cilësive të Allahut, e Lartësuar qoftë Madhëria e Tij, është braktisje dhe dalje prej rrethit të Islamit me unanimitet të muslimanëve. Vepruesi i kësaj vepre meriton vrasjen nëse nuk pendohet prej saj, sipas fjalës së tij – paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të:
“Nuk lejohet gjaku i njeriut musliman përveç në njërën prej tri rasteve: i martuari që kryen imoralitet, shpirti për shpirt, dhe ai që braktis fenë e tij dhe përçan bashkësinë (muslimane).” Mirëpo përderisa ti je penduar nga kjo dhe ndjen keqardhje për veprën tënde ndaj Tij, dhe je e vendosur se nuk do të dalë më prej teje diçka e ngjashme me atë fjalë të keqe, atëherë pendimi yt është i saktë. E sa i përket burrit tënd, ai duhet të komunikojë me ty dhe të marrë në konsideratë gjendjen tënde me të pas pendimit sikurse që ishte para se të ndodhte kjo prej teje; sepse sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) i pranuan murtedët që të martohen me ta pasi që ata u kthyen në Islam, dhe nuk bënë dallim midis tyre dhe grave të tyre, dhe nuk e ripërtrinë nikahin (kontratën) për asnjërin prej tyre. Kështu që, ne shembullin më të mirë e kemi tek ata.
I gjithë suksesi është me Allahun, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari: Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari: Abdullah ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz