Youtube/Tezkije
Kur shndërrohet urdhëri pejgamberik në vepër të pëlqyer (mustehab)?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 27.05.2014

Kur shndërrohet urdhëri pejgamberik në vepër të pëlqyer (mustehab)?


Pyetja: Cili është shkaku që në shumë prej dispozitave fetare e ndaluara shndërrohet në mekruh (të urryer) ndërsa urdhëresa në diçka të pëlqyer (mustehab)? Për shembull, tekstet sheriatike, me sa më kujtohet, kanë ndaluar ndërtimin, uljen, shkrimin apo shkeljen përmbi varreza, si dhe mbështetjen në to, ndërsa Imam Ahmedi thotë se këto gjëra janë të urryera, siç thuhet në librin “Zad el-Mustekni” në kapitullin e xhenazes. E gjithashtu, urdhri për pjesëmarrjen e grave me menstruacione dhe të rejave që janë pranë moshës së pjekurisë për dy namazet e bajrameve[1], me ç’rast autori i komentimit të librit “umdetu el-ahkam” mendon se është mustehab për gratë që të veprojnë një gjë të tillë?

Përgjigja: Të gjitha Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi pejgamberin e Tij, familjen dhe shokët e tij! E më pas ... Kjo mund të ndodhë për shkak të mospërputhjes së plotë të argumenteve paralele, të cilat janë çiftëzuar qoftë për urdhër apo për ndalesë; E nëse urdhri apo ndalesa nuk përmbajnë ndonjë argument paralel atëherë baza është se urdhri për veprimin e një vepre tregon obligueshmëri, ndërsa urdhri për largimin nga një vepër tregon ndalesë (haram).

Suksesi është vetëm nga Allahu! Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi shokët dhe familjen e tij!

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud

Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan

Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz

 

Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani



[1] Me kusht që gratë me menstruacione mos të futen në xhami ose faltore por vetëm të marrin pjesë në manifestimin e bajramit.


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja