Pyetje: Një burrë ua ka falur namazin një xhemati si imam dhe në rekatin e parë pas Fatiha-së ka lexuar suren “Tebbet” ndërsa në rekatin e dytë ka lexuar suren “el-Fil,” dhe kjo ka ndodhur në namazin e Jacisë. Çfarë është mendimi juaj për këtë, Allahu ju shpërbleftë me shpërblimet më të mira, duke qenë se unë kam dëgjuar disa musliman të mirë se nuk lejohet leximi i një sureje pas një sureje tjetër që është më e hershme në radhitjen e saj në Kur’an?
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, shokët dhe familjen e tij ... E më pas:
Përgjigja: Nëse çështja është kështu si u përmend atëherë nuk ka gjë të keqe në këtë, mirëpo më e drejtë do të ishte që surja që është lexuar në rekatin e dytë të lexohej në rekatin e parë sipas radhitjes që ka në mus’haf.
I gjithë suksesi është me Allahun! Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Fetwaja numër 3132
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:
Abdullah ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz