Pyetje: Kam dëgjuar një person i cili po bisedonte rreth mbledhjes së Kur’anit në një vend, dhe thoshte se mbledhja është bërë sipas renditjes së zbritjes, dhe se mbledhja e tij në një vend siç ekziston sot është bërë nga halifi Ebu Bekr (Allahu qoftë i kënaqur me të). Pra, a është e lejuar që Kur’ani të mblidhet sipas renditjes që ka pasur gjatë zbritjes, dhe çfarë gjykimi ka mbledhja e Kur’anit në një mus’haf siç ekziston sot?
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, Paqja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, shokët dhe familjen e tij ... E më pas:
Përgjigja: Është obligim pranimi i plotë i renditjes së Kur’anit, sureve dhe ajeteve të tij, në përputhshmëri me atë që ekziston sot, dhe askujt nuk i lejohet të bëjë një shkelje të tillë ndaj tij duke ndryshuar radhitjen e tij. Sahabët e kanë marrë radhitjen e ajeteve të Kur’anit nga pejgamberi i Allahut (salallahu alejhi ue selem) dhe ka qenë unanim në këtë; kështu që, kjo është radhitje e bazuar në fjalën e të dërguarit (salallahu alejhi ue selem). Ndërsa, radhitja e sureve të Kur’anit është bërë me përpjekje dhe mund të sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta). E këshillojmë lexuesin e Kur’anit që ta mësojë atë dhe ta lexojë atë shpesh, ta meditojë atë, të punojë sipas përmbajtjes së tij, të thërras njerëzit për tek ai me po atë renditje që e ka, si dhe ti kushtojë vëmendje sunetit të pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) duke e mësuar atë dhe duke punuar me të, sepse ajo është shpallja e dytë dhe shpjeguese (komentuese) e asaj që ka mundësi të fshihet prej kuptimeve të Fjalës së Allahut të Lartësuar.
I gjithë suksesi është me Allahun! Paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:
Abdullah ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit:
Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz