Youtube/Tezkije
Të mësosh t'i nxjerrësh çështjet nga fikhu
Bekër Ebu Zejd
 02.08.2014

Të mësosh nxjerrjen e çështjeve të hollësishme të fikhut (ligjit Islam) në bazë të parimeve të tij 
 
Pas diturisë së Fik'hut (jurisprudencës Islame) është "Et tefekkuh" zotësia e fitimit të kuptimit dhe njohjes së përdoruesit të vërtetë të tij është ai i cili i ka zotësinë të lidhë vendimet me konceptet e tyre sheriatike. Në hadithin e Ibën Mes’udit gjejmë së Pejgamberi i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Allahu e ndriçoftë fytyrën e personit i cili dëgjon thëniet e mia dhe i mëson ato përmendësh, i kupton ato dhe i dëfton ato tek të tjerët ashtu siç i ka dëgjuar, sepse ndodh që bartësi i diturisë të mos jetë Fekih (që e ka kuptuar mirë) dhe ndodh që bartësi i diturisë të bartë atë tek dikush tjetër i cili ka më shumë kuptim fetar se sa ai." (81) Ibni Khajri duke komentuar këtë hadith ka thënë: "... në të sqarohet se fikhu është kuptim i teksteve dhe nxjerrja e vendimeve nga ato, në mënyrë implicite ilustron obligimin e mësimit të jurisprudencës dhe kërkimin për kuptimet e hadithit dhe nxjerrjen e fshehtësive të tij." (82) 
 
Shejhul Islam Ibnu Tejmijje dhe nxënësi i tij Ibnul Kajjim El Xhevzijje, Allahu i mëshiroftë, në këtë fushë kanë pozitë të artë dhe ai i cili lexon në librat e tyre do të drejtohet në rrugën e drejtë të mësimit të Fik'hut. Prej thënieve interesante të Ibnu Tejmijjes është ajo çfarë ka thënë në një tubim të mësimit: "Në vazhdim, me të vërtetë në ishim në një tubim të mësimit, duke reflektuar mbi vendimet gjithëpërfshirëse të sheriatit, duke portretizuar ato, vendosur, themeluar, elaboruar në këto vendime, kështu që u përmend në të... Kështu që unë them: Së pari nuk ka ndryshim e as fuqi përveç se me Allahun, pastaj kjo çështje është e bazuar mbi një parim dhe dy çështje ... "(83) 
 
Duhet ditur, Allahu të udhëzoftë, se njohjes dhe kuptimit të thellë të Jurisprudencës (Fikhut) (Et tefekkuh) i paraprin meditimi (Et Tefekkur) (84). Allahu i Lartmadhëruar ka thirrur robërit e Tij në shumë ajet në Librin e Tij të lëvizin, të bredhin me mendimin e tyre në një vizion të thellë, duke medituar mbretërinë e qiejve e të tokës dhe në vetveten e tij dhe në atë çka e rrethon, duke ia hapur derën fuqisë intelektuale, që të arrijë deri të forcimi i besimit, të thellojë kuptimin e vendimeve deri të triumfi shkencor: "Kështu, që t'i kuptoni, Allahu ua shpjegon argumentet e veta." El-Bekare, 242 "Thuaj: "Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e Allahut (e t'ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t'ju tregoj se kur do t'ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: "A janë baras i verbëri dhe ai që sheh?" A nuk mendoni?" Enam,50 Kështu që, zotësia e kuptimit të thellë ka kuptim më të veçantë se meditimi, sepse ai është fryti dhe produkti i meditimit, përndryshe Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara. E nëse i qëllon ata (munafikët) ndonjë e mirë, thonë: "Kjo është nga Allahu". E nëse i godet ndonjë e keqe thonë: "Kjo është nga ti (Muhammed)". Thuaju: "Të gjitha janë nga Allahu!" Ç'është me këtë popull që nuk kupton gati asnjë send?" Nisa, 78 Mirëpo, ky kuptim (tefekkuh) është i rezervuar për argumentin, e jo të përdoret në lakmi dhe epsh: As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i Allahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasi që të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të të ndihmojë e as të mbrojë nga Allahu". El-Bekar, 120 Prandaj, o nxënës i diturisë! Pajise veten tënde me vërejtje dhe meditim, me kuptim të thellë dhe me përpjekje në fitimin e zotësisë së të kuptuarit, ndoshta do të kalosh shkallën e të qenit jurist në shkallën e të qenit shpirt juristi "Fakihun-Nefsi", siç shprehen fukahatë (juristët islam), i cili posedon zotësinë e lidhjes së vendimeve me konceptet e vendosura të sheriatit, ose "Fekihul Bedeni" siç është në terminologjinë e muhadithinëve. (85) 
Prandaj, mendo mirë kur të përballesh me çështje të reja që të ngritësh dispozitat e reja mbi themele dhe baza të sheriatit, duke i kushtuar vëmendje të plotë rregullave (kavaid) të përgjithshme dhe atyre të veçanta me ndonjë temë (davabit). Kur të ekzaminosh ndonjë çështje, bashko gjatë meditimit në të mes hulumtimit në gjithë çfarë ka të bëjë me të dhe aplikimit e fundamenteve të përgjithshme të sheriatit dhe rregullave (kavaid) e parimeve të përgjithshme të tij, sikurse rregullat, "Interesi", "Mbrojtja nga dëmi", "Ngritjes së vështirësisë", dhe "Tërheqjes së lehtësimit", "Mbyllja e dyerve të dredhive (Hijel)", dhe "Bllokimi i mjeteve që shpien tek e keqja", e kështu me radhë, u udhëzofsh nga Zoti gjithmonë, se kjo do të vijë në ndihmë në situata të vështira. Tregohu i vëmendshëm në kuptimin e citateve të Sheriatit, siç përmendem më herët, i vetëdijshëm për rrethanat e legjislacionit, meditues në qëllimet e sheriatit. Nëse kuptimi yt nuk lind nga kjo, apo dëgjimi yt është larg dëgjimit të tij, atëherë koha jote ka shkuar kot dhe emri i injorancës mbi ty është realitet. Është kjo karakteristikë në veçanti e cila të jep ty kriterin preciz dhe standardin e saktë, që tregon nivelin tënd në përvetësimin dhe aftësinë e nxjerrjes së vendimeve (Takhrixh). Prandaj, jurist është ai i cili kur ballafaqohet me një rast të ri për të cilin nuk ka citat të drejtpërdrejtë, ai gjen vendimin e përshtatshëm për të. Ashtu siç nuk është orator i rrjedhshëm ai i cili di të tregojë përbërjen e retorikës (Belaga) definicionet e saj, por është ai i cili zotësia e tij retorike zhytet në Librin e Allahut, për shembull, dhe arrin të nxjerrë prej fshehtësive të diturive të tij formën e tyre dhe nëse ai shkruan apo jep ndonjë ligjëratë, di ta organizojë atë sikurse të ishte rreth i një gjerdani. Dhe, kjo është njëlloj në të gjitha lëndët.


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja