Pyetje: Cili është mendimi më i saktë rreth çështjes së ujërave? Ju kisha lutur që të na bëni dobi me një shpjegim të zgjeruar?
Përgjigje: Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut; Paqja dhe përshëndetjet e Tij qofshin mbi pejgamberin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij! ... E më pas:
Në esencë uji është i pastër. E nëse ndërron ngjyra, shija apo aroma e tij si rezultat i përzierjes me ndonjë ndyrësi atëherë ai bëhet i papastër, qoftë kjo sasi e vogël apo e madhe. Por, nëse ndyrësia që ka rënë në të nuk e ndryshon atë atëherë ai mbetet i pastër, edhe pse sasia tepër e vogël e ujit është më mirë të braktiset si masë mbrojtëse për të dalë nga dallimet në mendimet e dijetarëve rreth kësaj, e gjithashtu edhe si pasim i hadithit të Ebu Hurejras nga i dërguari (salallahu alejhi ue selem): “Nëse lëpin qeni në pjatën e ndonjërit prej jush atëherë le ta shpërlajë atë ...”[1] – hadithi.
Suksesi është vetëm nga Allahu! Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi shokët dhe familjen e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Përktheu dhe përshtati, Hekuran Helshani
[1] Muslimi, vëllimi 1, fq. 161 (Shtypi: “el-mektebu el-islamijjeh”), dhe Nesaiu, fq. 144 (Shtypi: “el-Halebij”)