Youtube/Tezkije
A ke filluar t’i agjërosh gjashtë ditët e Shevalit ende?!
Muhamed Husejn Jakub
 16.08.2014

Falënderimi i takon Allahut ndërsa paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të Dërguarin e Tij, familjen, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë atë.

Ibën Rexhepi -Allahu e mëshiroftë- e ka cekur se nga shenjat e pranimit të Ramazanit, është agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit. Po ashtu i thekson disa dobi madhështore nga agjërimi i këtyre gjashtë ditëve, pra mësojini këto dobi dhe pranojini ato pa frikë dhe me kënaqësi. Gëzohu për agjërimin e këtyre ditëve me këto qëllime (nijete), me shpresë që nga kuptueshmëria jote për këto dobi dhe puna jote me to do t'iu furnizojë Allahu me pranim të veprave.

Dobitë e agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit pas Ramazanit:

1)      Arritja e shpërblimit të agjërimit të tërë vitit:
Shpërblimi i agjërimit të tërë vitit -ngase Allahu shpërblen për një vepër dhjetëfishin e saj- do të thotë të të shkruhet agjërimi i dhjetë muajve për agjërimin e muajit të Ramazanit. Dhe shpërblimi për agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit për dy muaj tjerë, kështu që besimtari e arrin agjërimin e tërë vitit.

2)      Përmirësimi dhe plotësimi i mangësive:
Agjërimi vullnetar i muajit të Shevalit dhe Shabanit, është pothuajse sikur namazet vullnetare (nafilet) para dhe pas atyre detyrueshme. Kështu që ajo çfarë ndodhë prej mangësive dhe lëshimeve në namazet detyrueshme plotësohen në Ditën e Gjykimit me ato vullnetare. Ashtu siç na transmetohet në shumë vende nga i dashuri ynë, i Dërguari i Allahut -Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë për të-, ndërsa shumica e njerëzve në agjërimin e tyre kanë mangësi dhe lëshime, si rezultat kanë nevojë për atë çfarë i plotëson dhe përmirëson veprat e tyre. Për këtë dhe ka ndaluar i Dërguari i Allahut -Paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë për të- të thuhet: ‘E agjërova Ramazanin dhe i fala namazet më përpikëri në tërësi!’; ku thotë Sahabiu: Nuk e di a e urrejti spastrimin e vetes apo është e pamundur që të mos jetë ndokush i shkujdesur.

Ndërsa Omër ibën Abul-Azizi -Allahu e mëshiroftë- thotë: Kush nuk arrin që të dhurojë ushqim si lëmoshë, pra kush është ai që nuk arrin që ta nxjerr ‘sadakatul-fitrin’ në fund të Ramazanit, le të agjërojë pas Ramazanit; ngase agjërimi vullnetar pas Ramazanit do ta zë vendin ushqimit në faljen e gjynaheve, ashtu siç agjërimi është ligjësuar për shpagime sheriatike.

3)      Shenjë e pranimit të Ramazanit
Vazhdimi i agjërimit pas agjërimit të Ramazanit është shenjë e pranimit të agjërimit të Ramazanit; ngase nëse Allahu ia pranon veprën robit, e përkrah dhe i jep sukses që ta bëj një vepër të mirë pas saj. Siç thonë disa: Shpërblimi i veprës së mirë është vepra e mirë pas saj, pra kush e bën një vepër të mirë dhe e pason atë po ashtu më një të mirë tjetër; kjo e fundit është shenjë e pranimit të të pares. Ndërsa vlen edhe e kundërta kush e bën një vepër të mirë dhe e pason atë me një të keqe, është shenjë e refuzimit dhe mos pranimit të saj. Si rrjedhim, kush dëshiron që ta kuptojë a i janë pranuar veprat e Ramazanit, le ta mësojë veten e tij dhe le të kthehet në agjërim dhe namaz vullnetar gjersa të behët agjërimi dhe namazi i tij vullnetar shenjë e pranimit të atij të parë. Gjithashtu, le të bëhet vazhdimësia e namazit vullnetar atij të natës shenjë e pranimit të teravive dhe namazit të natës të Ramazanit.
“Sa e mirë është vepra e mirë pas të keqes e cila e fshin atë, ndërsa dhe më e mirë është vepra e mirë pas të mirës që e pason atë. Sa e shëmtuar është vepra e keqe pas të mirës, e shkatërron dhe e zbeh atë.”

Një gjynah i vetëm pas pendimit është më i shëmtuar se shtatëdhjetë të tillë para pendimit, të kthyerit e sëmundjes tek i shëruari është më e rëndë së sëmundja e parë, ndoshta rikthimi i sëmundjes mund të jetë dhe shkatërrues.
Luteni Allahun për përforcim dhe stabilitet në vepra të mirë deri në vdekjes, dhe kërkoni mbrojtje tek Ai nga devijimi.

4)      Falënderimi i Allahut për begatinë e mundësimit të agjërimit të Ramazanit

Agjërimi i Ramazanit e ka shpërblim faljen e gjynaheve të mëparshme, ku agjëruesit shpërblimin e tyre e marrin në ditën e Bajramit, me ç’rast ajo është dita e shpërblimeve dhe dhuratave. Pra, vazhdimësia në agjërim pas Bajramit është falënderim për këtë begati; ngase falënderimi i begative është me vepër, me vepër të të njëjtit lloj; kështu që me qëllim të jetë agjërimi begati e cila kërkon që të falënderohet me agjërim tjetër. Ndërsa, nuk ka begati më të madhe se sa falja e gjynaheve. A nuk ke dëgjuar për të Dërguarin e Allahut -Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të- është ngritur duke u falur saqë i janë ënjtur këmbët. Ku i thanë, po e bën këtë dhe juve iu janë falur gjynahet e mëparshme dhe të ardhshme?! Ndërsa ai -Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të- thoshte: “A mos të jem rob falënderues?”

Për këtë, namazi i tij zgjaste aq shumë saqë i këmbët fryheshin, ishin të ënjtura nga qëndrimi i gjatë në këmbë përgjatë namazit. E gjitha kjo vetëm si falënderim për faljen e gjynaheve.

Po ashtu, Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar robërit e tij me falënderim për begatinë e agjërimit të Ramazanit, dhe ai falënderim të bëhet me zë haptazi, dhe me falënderime të llojeve të ndryshme, kur Allahu thotë (Kuptimit dhe përshtatja): “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.”[1]

Prej falënderimit përmbledhës të robit ndaj Zotit të tij për përkrahjen dhe furnizimin e suksesit për agjërimin e muajit të Ramazanit është që ta vazhdoj agjërimin.

Disa nga të parët tanë të mirë (nga selefi) kur Allahu i furnizonte me sukses që të ngriheshin në namaz të natës, gdhihen agjërueshëm ditën si falënderim i Allahut që iu mundësoi të faleshin natën.

Uahib ibnu el-Verd pyetej për shpërblimet e ndonjë prej veprave siç është tavafi apo të ngjashme, ai thoshte: "Mos pyetni për shpërblimin e saj por pyetni se çfarë është falënderimi që duhet ta bëjë ai i cili është përkrahur për ta bërë këtë vepër, për përkrahjen dhe ndihmën që i është dhënë për ta kryer atë.
Çdo begati e Allahut ndaj robit nga feja apo dynjaja kërkon dhe obligon për falënderim për të. Pastaj furnizimi i Allahut për falënderimin kërkon që të falënderohet kjo e dyta. Pastaj furnizimi dhe dhënia e suksesit që të falënderosh, kërkon përsëri falënderim dhe kështu me radhë deri në pafundësi robi nuk arrin asnjëherë që ta falënderoj Allahun për begatitë; ndërsa e vërteta e falënderimit është njohja për pamundësinë për ta falënderuar Allahun, ngase çdo lëvizje e jotja është nën pëlhurën e begative të Allahut ndaje teje që kërkon falënderim.

5)      Vazhdimësia në vepra

Veprat më të cilat ka qenë robi dukë u udhëtuar për tek Allahu në muajin e Ramazanit, nuk i ndërprenë ato me përfundimin e Ramazanit, mirëpo ato i vazhdon gjersa të jetë gjallë; rastisë të shohësh që shumë nga njerëzit gëzohen me përfundimin e Ramazanit, si shkak i peshës së rëndë të adhurimeve dhe zgjatjes së tyre përgjatë muajit të Ramazanit. Ndërsa kush është ndier kështu, nuk e has që të shpejton në agjërim vullnetar pas atij i detyrueshëm. Kurse ai që kthehet pas Ramazanit në agjërim vullnetar është përgëzim për të që nuk e ka adhuruar Allahun me një barrë të rëndë nga pesha e adhurimeve dhe pothuajse mezi nuk ka pritur që të përfundoj ai (Ramazani).

Transmetohet nga i Dërguari i Allahut -Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të- që ka thënë: “Punët më të dashura tek Allahu janë ato të vazhdueshmet edhe nëse janë të vogla.”

6)      Vazhdimi i përmirësimit të vetvetes pas Ramazanit me agjërimin e Shevalit

Në agjërimin e këtyre gjashtë ditëve të Shevalit është nxënia e lëshimeve të përmirësimit dhe mjekimit përgjatë agjërimit. Po ashtu nga detyrat e pritura të agjërimit është bamirësia ndaj të varfërve, gjithashtu arritja e begative të Allahut në pasuri, dhe përshtatshmëria për falënderim ndaj begative dhe nxënia e vetes më përmendjen e Allahut dhe meditim. Ngase pas Ramazanit njeriu nxënet me gjëra, dhe agjërimi vullnetar është ndihmës në përkujtim të ahiretit

7)      Argument për besimtarin se ai rob i Allahut dhe jo rob sezonal

Agjërimi i ditëve të Shevalit është lajmërim për mbetjen në robëri ndaj Allahut përgjatë tërë jetës; ngase nuk largohet nga veprat e dobishme me largimin e sezoneve të veprave; ngase edhe nëse koha e veprave të pëlqyera largohet, Allahu i Madhëruar mbetet gjithnjë me faljen e Tij, dhe ende vazhdon që Allahu të jetë Falës për ata që shpresojnë në Faljen e Tij, me agjërim dhe namaz. Asnjëherë nuk i humb vlera dhe nuk i kalon koha agjerimit, namazit e as leximit të Kuranit.

8)      Edukata në vazhdimin e shërbimit dhe shfaqjes së dashurisë

Në agjërimin e këtyre ditëve të Shevalit, në pasimin pa-përtesë dhe dembeli të agjërimit të Ramazanit me ditët e Shevalit, është një kumtesë që robi nuk është i pa-kënaqur me adhurimin e tij ndaj Zotit. Pothuajse dëshiron të thotë robi që edhe pse Ramazani është larguar, ai ende është i ulur dhe po troket në dyert e Zotit të tij; sikur po thotë që nuk jam lodhur duke e kërkuar Kënaqësinë dhe mirësitë tuaja o Zot, duke thënë se unë vazhdojë të jem rob i Yti, duke e kryer rolin tim për të cilin u krijova të jem rob adhurues i Yti.

 


[1] Surja Bekare, Ajeti 185

(Përktheu dhe përshtati, Blerim Rexha)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja