Youtube/Tezkije
Nëse në pusin a ujit mbin ndonjë krimb?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 26.08.2014

 

Pyetja: Disa njerëz po marrin abdest nga uji i një pusi në të cilin bien ujërat e shirave dhe është vërejtur në këtë ujë edhe një krimb duke notuar nëpër ujë i cili jeton dhe ushqehet me të. Ky krimb është tregues se uji i këtij pusi është i vjetër, prandaj a lejohet të marrim abdest nga ai?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut; Paqja dhe përshëndetjet e Tij qofshin mbi pejgamberin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij! ... E më pas:

Nëse ky ujë nuk e ka ndryshuar shijen e tij, aromën e tij dhe ngjyrën e tij prej ndonjë papastërtie atëherë ajo që mbin në të siç është krimbi nuk prish punë fare; sepse kjo futet në grupin e gjërave prej të cilave s’ka mundësi të ruhemi prandaj kjo falet për shkak të vështirësisë së ruajtjes, prandaj lejohet të merret abdest prej tij.

Suksesi është vetëm nga Allahu! Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi shokët dhe familjen e tij!

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud

Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan

Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz

 

Përshtati nga gjuha arabe, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja