Youtube/Tezkije
Aspekte të lëshimeve që bëhen gjatë edukimit të fëmijëve
Muhamed ibn Ibrahim el-Hamed
 29.08.2014

(... artikulli paraprak)

19. Prej lëshimeve në edukimin e fëmijëve është qëndrimi i gjatë jashtë shtëpisë

Disa prindër e neglizhojnë vendbanimin e tyre duke qëndruar kohë të gjata jashtë shtëpisë, gjë që shkakton vërjen e fëmijëve të tyre përballë sfidave dhe sprovave, fatkeqësive, humbjen dhe devijimin e tyre. Prej treguesve të kësaj janë:

a. Preokupimi me shitblerje dhe tregti në llogari të fëmijëve. E nëse babai do të qortohej për këtë ai do të thoshte: “Unë në të vërtetë jam duke punuar për të mirën e tyre.”

b. Udhëtimi i gjatë jashtë vendit për punë apo pikniqe

c. Përkushtimi kohë të gjata ndaj shoqërisë nëpër takime apo ndeja nëpër pikniqe

d. Neglizhenca ndaj shtëpisë së parë kur babai martohet me një grua tjetër për të banuar me të në një banesë të re.

Sa ka njerëz të këtillë që neglizhojnë shtëpinë e tyre të parë kur martohen me një grua të re, duke i devijuar kështu fëmijët e tij dhe duke i lazdruar ata për shkak të angazhimeve të tij apo për shkak të largësisë së tij prej tyre.[1]

e. Dalja e shpeshtë e nënës nga shtëpia qoftë për ndonjë tregti apo për vizita.

Këto ishin disa prej aspekteve dhe pasojave të qëndrimit jashtë shtëpisë. Sa shumë përmban kjo vepër në vetveten e saj injorim dhe neglizhim ndaj edukimit të fëmijëve, e sa shumë ndikon në vërjen e fëmijëve në situata sprovash e sfidash; Sa shumë shkakton kjo vepër privim të fëmijëve nga dhembshuria, mbikëqyrja dhe përkujdesja prindërore, ... e sa bukur është thënë:

Nuk është jetim ai, prindërit e të cilit u larguan ...

nga brengat e kësaj bote, e atë e lanë pas të nënçmuar,

Por jetim është ai të cilit i takoi të ketë një nënë ...

që vazhdimisht e braktiste, dhe një baba të preokupuar.

20. Lutja (mallkimi) kundër fëmijëve

Sa prej prindërve, e veçanërisht prej nënave, luten kundër fëmijëve të tyre! Vëren ndonjë nënë që lutet  kundër fëmijës së saj të pafajshëm, qoftë edhe për shkakun më të vogël, që ta godasin atë ethet, që ta vrasë plumbi, që ta shkelë atë ndonjë veturë, apo të goditet me verbëri apo shurdhëri. Pastaj, vëren edhe baballarë që luten kundër fëmijëve të tyre vetëm për shkak të ndonjë mosbindje ndaj tyre apo rebelim për të cilën ndoshta vetë ata kanë qenë fajtor.

A nuk e dinë këta prindër se ndoshta kjo lutje e tyre ka goditur kohën kur pranohet duaja, e kështu duaja shkon në vendin e vet e pastaj ata pendohen por ... mjerë për kohën e këtij pendimi!

Është thënë: Vërtet lutjet janë sikur gurët me të cilët goditet caku, ka prej tyre që godasin cakun e ka prej tyre që dështojnë. Për këtë arsye i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Mos bëni dua kundër vetëve tuaja e mos bëni dua as kundër fëmijëve tuaj, dhe mos bëni dua kundër pasurive tuaja; mos e qëlloni atë orë në të cilën po të lutej Allahu për ndonjë gjë do t’u përgjigjej!”[2]

 

(... vazhdon)

Përshtati nga gjuha arabe, Hekuran Helshani

 



[1] Tradita e martesës me më shumë se një grua është mjaft e përhapur në vendet Islame prandaj autori e thekson edhe këtë si një problem aktual.

[2] Transmeton Muslimi, 4/2304


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja