Pyetje: Më jepni një përgjigje, Allahu ju shpërbleftë, për çështjen në vijim: A lejohet abdesti për namaz me ujë të detit; nëse jam përskaj detit dhe me vete posedoj edhe ujë të ëmbël (natyral), a të marr abdest me ujë të ëmbël apo me ujë të detit, duke qenë se thuhet se nuk lejohet të merret abdest me ujë deti përveç në rast të domosdoshmërisë, e disa thonë se nuk lejohet të merret abdest me të. Shpresoj të më përgjigjeni, Allahu ua zgjattë jetën!
Përgjigje: Të gjitha lavdërimet i takojnë vetëm Allahut; Paqja dhe përshëndetjet e Tij qofshin mbi pejgamberin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij! ... E më pas:
Të lejohet të marrësh abdest me ujë të detit, sipas fjalës së pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) për ujin e detit: “Uji i tij është i pastër (pastrues) dhe ngordhësira e tij është e lejuar (të hahet).”[1] Këtu nuk ndonjë dallim se a ke ujë të ëmbël me vete apo jo.
Suksesi është vetëm nga Allahu! Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi shokët dhe familjen e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari:
Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:
Abdullah ibn Abdur-Rrahman ibn Gudejan
Zëvendës-kryetari:
Abdurrezak el-‘Afifi
Kryetari:
Abdul-Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Përshtati nga gjuha arabe, Hekuran Helshani
[1] Imam Ahmedi 2/237, 361, 378, 392; Ebu Davudi me numër 83; Nesaiu në “el-Muxhteba”, vëll.1, fq. 44, 143 (Botimi: “el-Mektebu el-Islamijj”); Imam Maliku në “el-Muwatta” fq.26, (Botimi: “Darun-nefas”, Bejrut); dhe Ibnu Maxheh me numër 386, 387, 388.