Youtube/Tezkije
Cilësitë e veçanta të karakterit të individit shembullor
Selman Aude
 16.09.2013

Këta individ, për të cilët kemi nevojë të madhe për të thirrur në Islam, duhet të zotërojnë karakter të veçantë dhe cilësi të rralla që i përshtaten rolit që luajnë në jetë për të cilin u krijuan. Po ashtu ka edhe cilësi tjera që ata duhet t'i fitojnë vetë, t'i ushqejnë ato dhe
pastaj t'i zbatojnë kur t'i thirrin njerëzit në Islam. Ndoshta ne pyesim veten pse Allahu zgjodhi që Gadishulli Arabik të ishte vend ku do të fillojë thirrja Islame. Pse të mos fillojë me Persin ose Romën? Pse të mos fillonte me jahuditë dhe të krishterët? Kur të shqyrtojmë pyetjen, ne gjejmë se Arabia u zgjedh për shkak të cilësive unike të banorëve të saj. Allahu thotë: "Allahu e di më mirë se kujt t'i jep Mesazhin e Tij. Al-En'am 124
Arabët, përkundër devijimit të tyre, jetonin në një shkretëtirë gjigande që ishte mburojë nga ekspozimi ndaj ndikimit të filozofive shkatërruese nga jashtë. Stili i jetës endacake dhe shkretinore të tyre i ruajti ata nga ndikimi i filozofive devijuese që dominonin jetën
intelektuale të shumë njerëzve atëbotë. Ata gëzonin virtytin e trimërisë, zemërgjerësisë, fuqisë dhe ndershmërisë. Kur i ftoi i Dërguar i Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi Të) që të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, disa nga ata lehtë mund ta bënin këtë, jo nga bindja, por me qëllim që të kënaqnin të Dërguarin e Allahut dhe të mbanin lidhje të mira me Të. Por, pasi që ata ishin njerëz të shkretëtirës, dispozita e tyre natyrore u impononte të ishin të drejtë, të ndershëm dhe të hapur. Ata nuk luanin lojëra. Ata e mohuan thirrjen në monoteizëm dhe thanë shumë qartë: "A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme" Sure Sad 5
Arabët në atë kohë në krahasim me atë që mund të gjendej në mes tjerash, ata kishin tipare të mira të karakterit. Këto janë tipare të domosdoshme për çdokënd, i cili punon për Islam dhe i thirrë të tjerët në të. Në të njëjtën kohë, ka tri gjëra të cilat duhet të përmbushen me qëllim që ata që i posedojnë këto tipare të formohen në njerëz të cilët punojnë në dobi të Islamit.
1. Cilësitë e mira të personit duhet të kanalizohen në punë Islame Islami nuk kërkon të eliminojë karakterin natyror që e posedojnë njerëzit. Në vend të kësaj, ai punon për kanalizimin e cilësive natyrore në një drejtim produktiv dhe të shëndoshë. Ta marrim
Omer Ibn Hattabim si shembull. Ai ishte njeri shumë i fuqishëm dhe i ashpër në kohën e injorancës. Shumë nga njerëzit e fisit Kurejshit i frikësoheshin. Nga dita kur e pranoi Islamin, gjithë forca dhe energjia e tij u kthye në guxim dhe trimëri për hirë të Allahut, duke i konfrontuar me këtë jobesimtarët dhe politeistët. Rrëfimi vijues për Omerin përmendet në të gjitha biografitë e jetës së Muhamedit (paqja e Allahut qoftë mbi Të) Ibn Hishami thotë, e gjithashtu edhe Ibni Xhevzi, në formë të pëmbledhur, se Omeri pas pranimit të Islamit, shkon te Xhemil Ibn Muammer El-Xhumehiu, i cili mbante mend mirë dhe i transmetonte ligjërimet e njerëzve dhe i tregon se e kishte pranuar Islamin, kurse Xhemil bërtet me tërë fuqinë që kishte se Ibni Hattabi e kishte mohuar fenë. Omeri, prapa shpinës së tij, i thotë: "Ai gënjen,
unë nuk e kam mohuar fenë unë e kam pranuar Islamin." Njerëzit iu vërsulën Omerit, e Omeri iu vërsu atyre dhe kështu u përleshën gjer në mesditë. Omeri lodhet dhe ulet të pushonte, e ata tuboheshin rreth tij. Omeri u thotë: "Veproni ashtu siç keni vendosur, por
betohem me Allahun, edhe nëse jeni treqind, ose ju do të merrni kokat tona, ose ne tuajat.4
Kjo na jep një fotografi të qartë të fuqisë që Omeri e posedonte para përqafimit të Islamit. Pasi e pranoi Islamin, kjo fuqi u përdor si duhet dhe u drejtua në sjelljen e të mirave të mëdha për Islamin. Islami nuk erdhi që t'i fshij personalitetet e njerëzve dhe t'i shndërrojë në kopje të njeri tjetrit ose për t'i bërë ata si të ishin të formuar sipas modelit të njëjtë. Islami erdhi për t'i formuar karakteristikat unike dhe të veçanta të secilit individ mysliman, kështu që ato mund të shfrytëzohen në shërbim të Islamit. Islami nuk kërkon që të kthej çdo individ në dijetarë ose ta bëj çdonjërin ushtarë, i cili vringëllon shpatën në luftë në rrugë të Allahut. As nuk synon ta kthej çdonjërin në njerëz të devotshëm të cilët falen tërë natën ose agjërojnë çdo ditë. Krejt e kundërta. Islami u drejtohet njerëzve me atë që u përshtatet temperamenteve individuale. Dikush që ishte i fuqishëm në kohën e injorancës mbetet i fuqishëm kur ta pranojë Islamin. Një person, i cili është shumë i përkushtuar dhe shumë emocional do ta gjejë mundësinë e përmbushjes së këtyre cilësive duke u angazhuar në adhurim dhe devotshmëri, por kjo nuk do të thotë që ai të hyjë në rangun e sufive. Një njeri i cili është i fortë dhe trim do të gjejë në Islam detyrat e luftës. Një person me mendje aktive do të gjejë se Islami i inkurajon njerëzit të mendojnë dhe të kërkojnë dituri.
Ndoshta i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi Të) e kishte fjalën për këtë fakt kur tha: "Çdo njeriut i është i lehtësuar ajo për të cilën është krijuar."5 Çdo mysliman duhet të angazhohet në një sasi të vogël të adhurimit, të kërkimit të diturisë dhe luftës, por në hadith
Muhamedi (paqja e Allahut qoftë mbi Të) fliste për dallimet individuale. Këto tipare dalluese duhet të zhvillohen, jo të shtypen.
Ato duhet të drejtohen në shërbim të Islamit Në të njëjtën kohë, këto cilësi duhet të pastrohen dhe të përmirësohen dhe tendencat e tyre të tepërta të kontrollohen. Ne e gjejmë se Omeri, i cili ishte i fuqishëm, i ashpër dhe i rreptë në kohën e injorancës, i pastroi këto cilësi të njëjta me besim në Allahun, botën e pastajme, Xhenetin dhe Xhehenemin aq shumë sa që shpesh e kritikonte dhe e qortonte veten. Enes Ibn Malik rrëfen se ai shkoi me Omerin në njërën nga kopshtet e rrethuara me mure. Omeri hyri dhe Enesi nga prapa murit e dëgjoi atë duke iu drejtuar vetes me fjalët: "Të lumtë, të lumtë Omer Ibn Hattab, prijës i besimtarëve! Betohem në Allahun ose do t'i frikësohesh Allahut ose Ai vërtet do t'ju ndëshkoj juve!"6 Omeri po i drejtohej vetvetes. Ishte sikur t'i thoshte vetes: "Si keni arritur në këtë pozitë që jeni – ju që kishit zakon të kujdeseshit për kopenë e babait tuaj në kohën e injorancës, pa ndonjë breng tjetër në botë – tani ju jeni udhëheqës i besimtarëve. Njerëzit flasin për ju." Pastaj ai shfaqi habinë për atë që kishte ndodhur duke thënë: "Të lumtë, të lumtë!" Pas kësaj, ai menjëherë e qortoj veten duke thënë: "Betohem në Allahun ose do t'i frikësohesh Allahut ose Ai vërtet do t'ju ndëshkojë juve!" Ishte sikur po i thoshte vetvetes: "Nuk do të bëj dobi para Allahut fakti që ju jeni sundimtar ose që mbani pozitë dhe prestigj në mes të myslimanëve nëse nuk punoni vepra të mira." Në këtë mënyrë Islami përfitoi nga cilësitë e veçanta të fuqisë së Omerit, pasi që ishte zbutur dhe drejtuar kah duhet, kështu që kurrë nuk do t'i kalonte kufijtë e caktuar.
Kemi një shembull tjetër të mirë te Halid Ibn Velid, një burrë i pajisur me trimëri të jashtëzakonshme. Natyra e tij e ngutshme që ai shfaqte në kohën e injorancës u transformua në trimëri, guxim dhe lidership në rrugë të Allahut, fitore për Islamin dhe shpartallim për armiqtë e besimit. Rrëfehet se Halid Ibn Velid thoshte: "As nata kur mu prezantua nusja ime e re të cilën e dua, e as nata kur mu dha lajmi për lindjen e një djali nuk ishin më të dashura tek unë se sa nata e ashpër, e ftoftë dhe e ithtë kur nisesha me një grup njerëzish për të luftuar armikun në mëngjes."7
Guximi dhe lidershipi i Halidit u transformua në dëshirë të sinqertë dhe konstante për marrjen pjesë në luftë. Ky luftëtar i pafrikësuar gjente kënaqësi dhe lumturi duke luftuar në rrugë të Allahut. Edhe pse ai, si çdo njeri, e ndiente frikën dhe dhimbjen e të ftohtit të ashpër, ai e konsideronte atë natë si natën më të mirë kënaqshme të jetës së tij.
Karakteristikat unike të secilit individ duhet të kapitalizohen dhe të përfitohet prej tyre, ashtu që ato të formohen dhe të drejtohen në
drejtim të saktë.
2. Duhet të vihet theksi mbi aspekte pozitive të karakterit të personit Ne e dimë se çdo person, pa marrë parasysh sa i keq është, ka disa
cilësi të mira. Ajo mirësi ndoshta është plotësisht e mbuluar nga devijimi dhe dashaligësia, derisa personi mund të duket si ndyrësi në formë të njeriut. Mirëpo, nëse ky person ka mjaft fat dhe merret nga një dorë e afërt dhe dashamire që mund të largoj devijimin që e ka
mbuluar karakterin e tij natyror, atëherë cilësitë e mira të karakterit të këtij personi dalin cilësi të veçanta dhe të lavdërueshme. Shembulli më i mirë i kësaj është tregimi i Omerit Ibn Hatabi të cilin e rrëfen Amir Ibn Rabi'ah nga nëna e tij Lejla: "Omeri ishte njëri nga njerëzit më të ashpër ndaj Islamit. Derisa po përgatiteshin për t'u nisur për Abisini dhe unë isha në deve gati për t'u nisur, erdhi Omeri tek unë dhe më pyeti: "Ku po shkon o nëna e Abdullahut? Unë thash: "Ju të gjithë na keni abuzuar për shkak të fesë tonë, kështu që ne do të shkojmë në tokën e Allahut, në një vend ku nuk do të torturohemi për shkak të adhurimit tonë ndaj Allahut." Omeri tha: "Allahu qoftë me ju dhe pastaj u nis. Atëherë burri im, Amir Ibn Rabi'ah erdhi dhe i tregova për butësinë që e vërejta tek Omeri. Ai më pyeti se a shpresoja që Omeri do ta
pranojë Islamin. Unë u përgjigja pozitivisht. Ai më tha: "Pasha Allahun (mendoja se): "Gomari i Omerit më përpara do ta pranonte
Islamin se sa ai!"
Këtu kemi një shembull tjetër të mirë. Enes Ibn Malik rrëfen se Hafsa, bashkëshortja e të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi Të) e
quajti ortaken e saj Safijen, bija e çifutit. Edhe pse babai i Safijes, Hubaj Ibn Ahtab, ishte vërtet çifut, i cili kishte vdekur pa e pranuar
Islamin, një koment i tillë mund të kuptohej si dobësi në personalitetin e Safijes, që ishte më prekës pasi që vinte nga ortakja. Kështu që kur i dëgjojë këto fjalë nga Hafsa ajo filloi të qajë. Atëherë hyri i Dërguari (paqja e Allahut qoftë mbi Të) dhe e pyeti pse po qante. Ajo i tha: "Hafsa më quajti bija e çifutit". I Dërguari reagoi me këto fjalë: "Vërtet ju jeni bija e një pejgamberi, axha juaj ishte gjithashtu pejgamber, kështu që ajo nuk mund të jetë më krenare se sa ju." Ai pastaj iu drejtua Hafsës dhe i tha: "Ke frikë Allahun o Hafsa." Në një transmetim tjetër, rrëfehet se i Dërguari a.s. i ka thënë Safijes: "Pse nuk i thatë: "Si mund që ju të jeni më e mirë se unë? Muhammedi është bashkëshorti im. Haruni është babai im dhe Musa është axha im".
Safija ishte pasardhëse e Harunit a.s. Kur Hafsa artikuloi fjalën ‘vajza e një çifuti është fat i keq për Safijen’, i Dërguari (paqja e Allahut qoftë mbi Të) i tregoi Safijes një rrugë tjetër për të shikuar në këtë çështje. Ai i tregoi Safijes se ajo ishte pasardhëse e pejgamberit Harun, axha i saj ishte Musa dhe se Muhammedi ishte bashkëshorti i saj. Si rezultat i kësaj nuk kishte arsyeje që ajo të turpërohej se ishte bija e një çifuti.
Kjo është qasja e dytë në zhvillimin e personalitetit në Islam. Kjo qasja përfshin nxjerrjen e të mirave ekzistuese që gjinden te
një person dhe përqendrimin në cilësitë pozitive të tij ose të saj.
3. Duhet të bëhet përpjekje të nxirret përpara ç`do e mirë që posedon një person. Kjo arrihet në sjelljen e shumë mënyrave për bërjen e veprave të mira. Kemi: namazin, sadakanë, haxhin, luftën, kërkimin e diturisë bërjen mirë njerëzve tjerë... lista vazhdon. Çdo forcë dhe aftësi që zotëron një person ka një dalje produktive ku ai person vërtet ndien se ai ose ajo po i shërben Islamit. Nuk ka dyshim se shumë njerëzsidomos të rinjtë tanë janë të pajisur me shumë mundësi fizike dhe mendore. Kur nuk gjendet dikush që i kultivon këto mundësi dhe
aftësi, ato ose do të vyshken ose do të shfrytëzohen në punë të ndyra. Ato do të përdoren në ndjekjen e dëshirave të kota ose do të
harxhohen në humbjen e kotë të kohës në shoqëri të shokëve vulgar.
Në anën tjetër, një edukim i duhur Islam sjell mënyra për kanalizimin e këtyre aftësive dhe fuqive në rrugë frytdhënëse. Këtu janë disa shembuj për mënyrën se si kjo mund të arrihet.
I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut qoftë mbi Të) ka thënë: "Kushdo që harxhon dy gjëra në rrugë të Allahut do të thirret nga
dyert e Xhenetit me fjalët: "O rob i Allahut, kjo është e mirë. Një person që falej do të thirret nga dera e namazit. Një person që agjëronte do të thirret nga dera e agjërimit. Një person që jepte sadaka do të thirret nga dera e sadakasë. Një person që luftonte do të thirret nga dera e luftës." Kur Ebu Bekri e dëgjoi këtë hadith nga i Dërguari i Allahut ai tha: "O i Dërguar i Allahut, kush thirret nga njëra prej këtyre dyerve nuk ka nevojë për asgjë tjetër, por a do të thirret ndokush nga të gjitha dyert? I Dërguari (paqja e Allahut qoftë mbi Të) u përgjigj: "Po. Unë shpresoj që ju të jeni nga ata."9
Ka shumë mënyra për të bërë vepra të mira. Një person mund të ndiej se ai ose ajo mund të merr pjesë në disa aktivitete specifike ose
që ai ose ajo ka aftësi për të bërë një numër të gjërave të ndryshme. Për këtë arsyeje Ebu Bekri do të jetë në mesin e atyre, të cilët do të
 thirren nga të gjitha dyert e Xhenetit. Grupi i tubuar i engjëjve në secilën derë do ta thirr Ebu Bekrin: "O Ebu Bekër, kjo është e mirë.” (ka
kuptimin se kjo derë është e mirë, kështu që eja dhe hy nga ajo). Kjo tregon dallimin dhe virtytin e veçantë të Ebu Bekrit. Kjo nuk është
për t'u çuditur, sepse sipas një transmetimi të Ebu Hurejrës një ditë Muhammedi (paqja e Allahut qoftë mbi Të) i pyeti shokët e Tij:
"Kush e ka filluar ditën agjërueshëm? Ebu Bekri u përgjigj: "Unë." Pastaj Muhammedi a.s. pyeti: "Kush e ka përcjellë një xhenaze? Ebu Bekri u përgjigj: "Unë." Muhammedi a.s. pyeti: "Kush i ka ndihmuar një personi të varfër?" Ebu Bekri u përgjigj: "Unë". Muhammedi a.s. pyeti: "Kush e ka vizituar një të sëmur? Përsëri Ebu Bekri u përgjigj: "Unë". Në këtë rast Muhammedi (paqja e Allahut qoftë mbi të) tha: "Nuk i bashkohen këto cilësi një personi e që ai të mos hyj në Xhenet".10 Muhammedi (paqja e Allahut qoftë mbi Të) u parashtroi shokëve të Tij katër pyetje, ku secila pyetje kishte të bënte me mënyra të ndryshme për të bërë mirë. Ebu Bekri i kishte kryer të gjitha këto brenda ditës dhe Muhammedi (paqja e Allahut qoftë mbi Të) e përgëzoi me Xhenet
..... vazhdon !                                                                                    
(Perktheu, Driton Maxhuni)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja