Shenjtorja e dijetarit është “Nuk e di” (kur nuk e di) kurse e shkatërron këtë shenjtore dhe mbrojtje të tij tejkalimi i saj dhe fjala e tij “Është thënë…”. Kështu që, po që se gjysma e diturisë është “Nuk e di”, atëherë gjysma e injorancës është “Është thënë…”, dhe “Më duket…” .
Ruaje kapitalin tënd (çastet e jetës)
Kujdes dhe shumë kujdes në kohën që të mos e shpenzosh në tjetër përpos në dituri. Bëhu aleat i punës e jo i përtacisë dhe mendjemadhësisë dhe rri aty ku punohet e jo ku bisedohet për ta çuar kohën. Ruaje kohën përmes përdorimit serioz të saj, në zell, përpjekje për mësim, vazhdueshmëri në studim, ulje me njerëz të ditur, angazhim me dije duke lexuar apo duke dëgjuar, me shfletime, hulumtime, meditime, mësim përmendësh, e në veçanti në lule të rinisë, në vitet e hershme të jetës tënde, metalit të shëndetit.
Shfrytëzo mirë këtë mundësi të shtrenjtë në mënyrë që të arrish shkallet më të larta të diturisë, pasi që është “koha e koncentrimit të zemrës dhe logjikës", për shkak të lirisë nga preokupimet, angazhimet e jetës, detyrat dhe pozitat dhe për shkak të barrës së lehtë të numrit të vogël të atyre që varen prej teje.
“Çfarë do ai me përgjegjësi, kjo është për atë që s'ka askënd (që varet prej tij).”
Mos gabo të hysh nën urdhrin e zvarritjes; mos zvarrit punë duke i thënë vetes ‘pasi të mbaroj këtë e atë’ dhe pasi ‘të pensionohem prej punës’, e kështu me radhë, por shpejto tek ajo menjëherë para së poezia e Ebu Tahhan el-Kajnit të përshtatet ty:
“Më kërrusen faktorët gjunjëzues të kohës
ashtu si gjahtari kur i afrohet gjahut;
Hap shkurt më mendon ai që më sheh,
pa qenë i lidhur me as një gjë.”
Ndërsa, Usame bin Munkidh ka thënë në vargje:
“Më të tetëdhjetat trupin kaploi dobësia
Mu dobësua këmba dhe më dridhet dora.
Po mora të shkruaj bëj shkrim jo të drejtë,
Si shkrimi i atij që i dridhen duart,
Habitem me dorën time si nuk arrin të mbajë një laps,
Kur më parë mbante shigjetën tek fyti i luanit,
Kështu që thuaji atij që dëshiron të jetojë gjatë:
Kjo është e ardhmja e jetës së gjatë.”
Nëse shpejton, atëherë kjo është dëshmi nga vetja jote se
ti ke “aspiratë (ambicie) të lartë në dituri”.