Youtube/Tezkije
Relaksimi i shpirtit
Bekër Ebu Zejd
 17.12.2014

Merr nga koha jote çaste për relaksim në kopshtet e diturisë, në librat e kulturës së përgjithshme, pasi që zemrat duhet të relaksohen kohë pas kohe.
Është transmetuar se prijësi i besimtarëve Ali bin Ebi Talib, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Relaksoni këto zemra dhe kërkoni për to urtësi interesante, pasi që ato mërziten sikurse që lodhen trupat.”
Shejhul Islam Ibnu Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, ka komentuar urtësinë në lidhje me ndalesën e faljeve të namazeve vullnetare në kohët e ndaluara: “Madje, në ndalimin e faljes së namazeve vullnetare të përgjithshme në disa kohë ka dobi të tjera, sikurse relaksimi i shpirtit në kohë të caktuara, nga pesha e adhurimit, ashtu siç relaksohet me gjumë etj., dhe për këtë arsye Muadhi ka thënë: "Me të vërtetë unë llogaris (shpërblim) për gjumin tim sikurse që llogaris shpërblim kur jam zgjuar...”
Ai (shejhul Islam Ibnu Tejmijje) ka thënë: “Madje, është thënë se prej urtësive të përgjithshme të ndalesës së namazeve vullnetare në kohët e ndaluara është që të relaksohet shpirti gjatë këtyre kohëve ashtu që të jetë më energjik në kohët e namazeve (të obliguara), pasi që shpirti ka merak atë çfarë është e ndaluar dhe bëhet energjik për namaz pas pushimit. Allahu e di më së miri.”
Për këtë arsye pushimet javore kanë qenë të përhapura qysh nga kohët e hershme, zakonisht të premteve dhe pasdites së enjte, e të disa studentë dita e martë dhe e hënë dhe dy Bajramet, i vogli dhe i madhi duke filluar me një deri në tri ditë, e kështu me radhë.
Këtë e gjejmë në librat e etikës së mësimdhënies dhe të biografive, si për shembull: "Adabul Mual-limine" (Etika e Mësuesve) të Suhnunit (fq. 104), "Err-Rrisaletul Mufassileh" të Kabisiut (fq. 135-137), Esh-Shekaikun-Nu'manijjeh" (fq. 20) dhe nga kjo "Ebxhedul Ulume" (1/195-196) dhe libri "Elejses-Subhu bi Karibe" të Tahir bin Ashurit, "Fetava Reshid Rida" (1212), "Mu'xhemul Buldan" (3/102), dhe "Fetava Shejhul Islam Ibni Tejmijje" (25/318-320, 329).


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja