Përgjigja: Llojet e Teuhidit janë tri: Teuhidi Rububijjeh, Teuhidi Uluhijjeh, dhe Teuhidi el-Esma’u ue es-Sifat. Teuhidi Rububijjeh nënkupton veçimin e Allahut të Lartësuar në krijim, në furnizim, në ngjallje dhe në vdekje, dhe në llojet tjera të ndryshimeve dhe rregullimeve mbi mbretërinë e tokës dhe të qiejve; si dhe veçimi i Tij, i Lartësuar qoftë, në gjykim dhe legjislacion përmes dërgimit të pejgamberëve dhe zbritjes së librave. Allahu i Lartësuar ka thënë (përkthim i përshtatur): “Vetëm Atij i përket Krijimi dhe Urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!”
Teuhidi el-Uluhijjeh nënkupton veçimin e Allahut të Lartësuar me adhurim (ibadet), duke mos e adhuruar dikë pos Tij, duke mos e lutur dikë pos Tij, duke mos kërkuar shi e as mbrojtje vetëm se përmes Tij, duke mos u betuar e as therur e as sakrifikuar diçka vetëm se për Të. Allahu i Lartësuar ka thënë (përkthim i përshtatur): “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”. Dhe ka thënë: “Prandaj, falu për Zotin tënd dhe ther kurban!”
Teuhidi el-Esma’u ues-Sifat është përshkrimi i Allahut të Madhëruar dhe emërtimi i Tij me atë që Ai e ka përshkruar ose emërtuar Veten e Tij, dhe me atë që e ka përshkruar dhe e ka emërtuar me të i dërguari i Tij (salallahu alejhi ue selem) në hadithe të sakta, dhe miratimi i këtyre për Allahun pa ndonjë përngjasim apo shëmbëlltyrë, dhe pa ndonjë interpretim apo devijim, sepse s’ka si Ai asgjë, ndërsa Ai është dëgjues dhe shikues. Dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, dhe mbi familjen e shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari: Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari: Abdullah ibn Gadejan
Zëvendës-presidenti i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz
Perktheu, Hekuran Helshani