Dijetarët i hodhën poshtë, ata të cilët nuk pranuan se hadithet ahad mund të përdoren si prova për çështjet e akides:
a) Mendimi se hadithet ahad nuk mund të përdoren për t'u vërtetuar çështjet e akides, është një mendim i shpikur, i cili nuk ka bazë në sheriat. Çdo mendim i tillë duhet të refuzohet.
b) Mendimi i tyre (se hadithet ahad nuk mund të përdoren si dëshmi), është akide në vete. Megjithatë ata duhet të sjellin prova të qarta për pohimin e tyre, por ato ju mungojnë.
c) Nëse do të kishte pasur ndonjë dëshmi të prerë se hadithet ahad nuk mund të përdoren për t'i vërtetuar çështjet e akides, sahabët do ta dinin atë dhe do të na tregonin, mirëpo ata nuk e thanë atë, e as ata që erdhën pas tyre.
d) Ky mendim bie në kundërshtim me metodologjinë e përdorur nga sahabët, ku secili e pranonte nga dikush tjetër atë që i tregohej prej të Dërguarit a.s. dhe nuk dyshonte në të. Ata nuk e mohonin atë që u tregonte vëllai i tyre për shkak se hadithi që po transmetonte ishte ahad.
e) Dëshmia që tregon se është obligim të pranohen provat nga Kur'ani dhe Suneti, i referohet edhe akides edhe ahkamit. Asgjë nuk e mbështet idenë se provat duhet të vlejnë vetëm në rastin e ahkamit dhe jo edhe për akiden nëse hadithet janë ahad.
f) Allahu e urdhëroi të Dërguarin a.s. ta përcjellë porosinë në mënyrë të qartë. Porosia e qartë mbështetet në dëshmi dhe është e kuptueshme. Nëse hadithet ahad do të konsideroheshin dëshmi të pamjaftueshme, atëherë nuk do të arrihej përcjellja e porosisë.
g) Nëse shikojmë historinë e haditheve nga koha e sahabëve, vërejmë se sahabët i dëgjuan ato drejtpërdrejt nga vet i Dërguari a.s. sepse derisa ato u përpiluan në formë të shkruar, hadithet u transmetuan si hadithe ahad dhe atyre që u arritën hadithet mutevatir ishin të paktë. Edhe ata të cilët i dëgjuan hadithet mutevatir ua përcollën ato të tjerëve, në këtë rast një hadith mutevatir që transmetohej nuk e arrinte shkallën e sigurisë (saktësisë), sepse kur ky person e transmetonte atë, ai ishte hadith ahad.
h) Mendimi se hadithet ahad nuk mund të përdoren për akide, por mund të përdoren për ahkam (rregulla) tregon edhe një tjetër të metat e atyre që e bartin atë. Nëse hadithi ahad nuk do të mund të përdorej për akide, atëherë ai nuk do të mund të përdorej as për ahkam (rregulla).
i) Usulijinët nuk u pajtuan me këtë mendim siç tregon Shejh Sheltuti. Imam Maliku, Shafiu, shokët e Ebu Hanifes, Davud ibn Ali dhe shokët e tij si Ibn Hazmi thanë se hadithet ahad e arrijnë shkallën e saktësisë. Këtë mendim e mbronin edhe El-Husejn ibn Ali el-Karabesi, El-Harith ibn Asad el-Muhasibi dhe El-Kadi Ebu Ja'la nga hanbelitë.