Youtube/Tezkije
Krenaria e dijetarëve
Bekër Ebu Zejd
 24.03.2015

Të stolisesh me "krenarinë e dijetarëve", në ruajtjen e diturisë dhe lartësimin e saj, në ruajtjen e nderit të madhështisë dhe fisnikërisë së saj. Varësisht prej mundit që derdh për këtë do të jetë përfitimi prej saj dhe prej aplikimit të saj dhe varësisht sa e humb atë do të jetë humbja jote, dhe pa dyshim se nuk ka ndryshim e as fuqi përveç se me Allahun Fuqiplotë e të Urtë.
Nisur nga kjo, ruaju nga njerëzit me status të lartë mos të të marrin për leckë (mjet që e përdorin për interesa të tyre) dhe nga mendjelehtët mos të të marrin për shtroje (mos të të hipin mbi) e të zbutesh fetvanë, gjykimin, vlerësimin në një punim, apo fjalim tëndin.
Gjithashtu, mos vrapo me diturinë tënde tek njerëzit e dynjasë, apo të qëndrosh para dyerve të tyre dhe mos u jep diturinë atyre që nuk e meritojnë atë pa marrë parasysh pozitën që ka.
Kënaqi sytë e ballit dhe të zemrës duke lexuar jetën dhe biografitë e imamve të mëhershëm. Në to do të shohësh sakrifikimin e tyre për hir të kësaj mbrojtje (të statusit të dijes), posaçërisht në librat që kanë mbledhur këso lloj shembujsh, sikurse "Min Akhlakil Ulema" (Nga Etika e Dijetarëve) të Muhamed Sulejmanit (102), "El Islam Bejnel Ulemai uel Hukkam" (Islami mes dijetarëve dhe udhëheqësve) nga Abdul Aziz el Bedri, dhe "Menahixhul Ulema fil Emri bil Ma’rufi uen-Nahji anil Munker" (Metodologjitë e dijetarëve në urdhërimin për të mirë dhe
ndalimin nga e keqja) nga Faruk es-Samerrai (103) dhe shpresoj se ti do të shohësh shumë më tepër se çfarë kanë përmendur ata në "Izzetul Ulema" (nga vet Autori), Allahu e lehtësoftë përfundimin dhe publikimin e tij.
Dijetarët më parë kanë pasur zakon t'ua mësojnë studentëve të tyre përmendësh poezinë e Xhurxhanit -Ali bin Abdul Azizit (vdiq 392 H), Allahu e mëshiroftë, siç e kanë përmendur disa prej atyre që kanë shënuar biografinë e tij dhe e cila fillon me:
“Më thonë mua se jam i tërhequr
a në fakt kanë parë njeriun që ruhet nga vendi i poshtërimit.
Kam parë se njerëzit atë që u afrohet atyre e përbuzin
E atë që e ka ngrit shpirt krenaria e nderojnë
Sikur të zotët e dijes ta ruanin atë, do t’i ruante
Po ta lartësonin atë do të lartësoheshin.”


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja