Çfarë është për qëllim me Teuhidin Rububijjeh, Teuhidin Uluhijjeh, dhe Teuhidin e Emrave, Cilësive, dhe Qenies (el-Esma’ ues-Sifaat)?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

03.09.2013
Përgjigja: Teuhidi Rububijjeh është Njësimi i Allahut në veprat e Tij siç janë krijimi, furnizimi, ngjallja dhe vdekja, e të tjera; ndërsa Teuhidi Uluhijjeh është veçimi i Allahut me adhurim siç janë namazi, agjërimi, haxhi, zekati, betimi, therja, e të tjera; dhe Teuhidi i Emrave dhe Cilësive është që ta cilësosh Allahun me ato cilësi me të cilat Ai e ka cilësuar Veten e Tij, ose e ka cilësuar me to i dërguari i Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!), pa asnjë përngjasim apo shëmbëlltyrë, dhe pa asnjë shtrembërim apo interpretim.
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari: Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari: Abdullah ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz
Perktheu : Hekuran Helshani