Youtube/Tezkije
Justifikimet e dembelëve
Dr. Jahja ibn Ibrahim el-Jahja
 21.04.2015

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit e Mëshirëplotit!

    Parathënie:

    Të gjitha lavdërimet i takojnë Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi qofshin mbi më fisnikun e të dërguarve, Profetin tonë Muhamedin paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij.

    Nuk dua që të paraqes këtu ndonjë studim apo hulumtim duke të ndarë në tituj, kapituj, korniza dhe kufizime, por dua ta shqyrtoj një çështje shumë praktike të cilën e vërejmë në jetën e çdo muslimani, në nivele të ndryshme.

    Disa ankohen për këtë çështje, disa nuk e ndjejnë fare, kurse disa të tjerë e shohin shumë prezente, pastaj si pasojë e kësaj vjen deri te mashtrimi nga ana e shejtanit dhe zbukurimi i saj përballë këtij personi.

    Për këtë, nuk dua të flas rreth përkufizimit të dembelizmit, as për ndarjet e tij dhe as sa herë është përmendur në Kur’an dhe fjalët e të Dërguarit ngase për këtë kanë shkruar shumë nga dijetarët dhe kërkuesit e diturisë, duke e përmendur shfaqjen e tij, shkaqet dhe shërimin nga ai.

    Mirëpo, biseda ime është një sondazh, rezultat dhe vërejtje ndaj atyre që nuk arrijnë të shpëtojnë nga kjo çështje ne davetin e tyre dhe bashkëpunimin e tyre me të tjerët në këtë rrugë dhe në këtë kohë në të cilën po jetojmë, e cila si pasojë sjell shfajësimin e vetvetes, duke i paraqitur arsyetimet e tyre si shumë serioze dhe të pranuara, dhe me të cilat do të arsyetohen para Allahut (xhele shanuhu).

    Këto pretendime, të cilat konsiderohen si pengese në rrugën e thirrjes, i kam përmendur pa pasur për qëllim renditjen, prandaj kanë mbetur shume prej tyre pa u përmendur.

    Me këtë bisedë nuk i kam për qëllim ata të cilët gjatë rrugës ndalen për t’i llogaritur arritjet dhe dështimet e tyre, gjë që shkakton që ata më pas të rikthehen më të përgatitur dhe më të bashkuar në këtë rrugë; Siç ka thënë Ibn Kajjim El-Xhevzijje për ata të cilët ndalen gjatë rrugës me këtë qellim: ”Ai i cili ndalet gjatë rrugës që ta plotësoj dhe përgatit veten e tij, kjo ndalje në realitet është lëvizje dhe nuk e dëmton atë, për shkak se çdo punë e ka vrullin e saj, dhe çdo vrull e ka dobësinë (mangësinë) e tij”.[1]  

    Transmeton Ebu Hurejra (r.a) se Muhamedi ka thënë: ”Vërtet çdo punë ka vrullin e saj, dhe çdo vrull ka periudhën e dobësisë së tij, nëse pronari i saj arrin synimin dhe shpëton gjatë kësaj periudhe atëherë shpresoni në të, e nëse behet me gisht në drejtim të tij atëherë mos e konsideroni (llogaritni) atë”.[2]

    Shënon Ahmedi nga Abdullah bin Amri i cili thotë se Muhamedi ka thënë: ”Çdo punë e ka vrullin e saj dhe çdo vrull e ka periudhën e dobësisë, prandaj ai i cili këtë periudhë e tejkalon duke u rikthyer te sunneti im ka shpëtuar, ndërsa kush në këtë periudhe bënë zgjedhje tjetër, ai veçse ka humbur.”[3]

     Justifikimet e dembelëve apo të plogështve

    Fjala arabe “Teka’ase” (تقاعس ) do të thotë ngecje dhe mospërparim[4], poashtu nënkupton ngecje dhe kthim mbrapa.[5]

    Dembelët dhe pasivët, për mos-aktivitetin e tyre karshi punëve të mira kanë arsyetime të shumta, të cilat dallojnë varësisht nga individët, vendet dhe situatat.

    Më të njohurat prej tyre janë:

1. Arsyeja (preteksti) e moshës së shtyrë:

     Ai sikur dëshiron të thotë: “Më janë shtuar vitet dhe kam humbur vlerën, mjaftohem me atë që kam bërë;” Sikur dëshiron të pohojë se thirrjen në rrugën e Allahut e godet dembelizmi dhe preokupimi me jetën. A nuk e kupton ky se me të vërtetë karvani nuk ndalet së ecuri dhe përfundim i tij është Xhenneti, edhe nëse ai heq dorë ai nga thirrja duke mos e kthyer kokën mbrapa, sepse në realitet nuk ekziston ndonjë moshë e caktuar për kryerjen e punëve të mira.

    Allahu thotë: “Adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë e vërteta (vdekja)”.[6]

    Hasan El-Basriu ka thënë: ” Allahu nuk ka bërë gjë pengesë për njeriun për kryerjen e punëve të mira përveç vdekjes.”

    Në dy koleksionet e sakta të hadithit, transmeton Aishja (radijallahu anha) se  Verakah bin Nevfel i ka thënë të Dërguarit të Allahut :

    “Sikur ta arrija kohën e shpalljes tënde do të të përkrahja dhe do t’i thërrisja të tjerët në këtë;” i tha këto fjalë me gjithë moshën e shtyrë dhe verbërinë që kishte, duke dëshiruar që të jetë shtyllë e fortë dhe ndikimi dhe dobia prej tij të jenë të mëdha.

    Transmeton Enesi radijallahu anhu se Ebu Talib El-Ensariu lexoi kaptinën Et-Teube (Bera’etu) derisa erdhi  te ajeti:

    “Dilni në (luftë), le t’ju vie (lufta) e lehtë ose e rëndë”[7], dhe pastaj tha:

    “Konsideroj se Zoti ynë është duke na nxitur pleq e të rinj kundër armikut, pastaj u tha djemve të tij: “Më bëni gati për luftë,” kurse djemtë e tij i thanë: ”Allahu të mëshiroftë! Po a nuk ke luftuar bashkë me Muhamedin , Ebu Bekrin dhe Umerin (radijallahu anhuma) derisa vdiqën?! Tash ne luftojmë për ty.” Por ai refuzoi, pastaj e bënë gati për luftë, hipi në anije dhe vdiq gjatë rrugëtimit. Nuk arritën të gjejnë ishull për ta varrosur derisa kaluan shtatë ditë, ndërsa trupi i tij nuk kishte ndryshuar fare deri në momentin e varrimit.[8]

     Imam Shafiu thotë: ”Kërkimi i pushimit në këtë botë nuk iu duhet burrave të ngritur sepse ka  prej tyre që janë vazhdimisht të angazhuar në çdo kohë”.[9]

     Është pyetur një asket për rrugën që muslimani duhet ndjekur për të qenë prej atyre që i ka zgjedhur Allahu, e ai u përgjigj: ”Braktisja e pushimit dhe përpjekja për nënshtrim dhe bindje ndaj Allahut”.[10]

    I është thënë Imam Ahmedit: “Kur e arrin robi shijen e komoditetit?” Tha: “Në momentin kur e fut këmbën e tij ne Xhennet”.[11]

    Po të shikonim në historinë e të dërguarve, do vërenim se vërtetë ata nuk u dërguan para se t’i kenë mbushur të dyzetat, e pas kësaj i ftonin njerëzit në udhëzim deri ne vdekje.

    Umer bin Hattabi (radijallahu anhu) u godit me thikë për vdekje por megjithatë nuk e ndërpreu namazin, tërë kjo në interes të besimtarëve, edhe pse nga plaga e tij rridhte gjak ai nuk u ndal por e zgjodhi këshillin konsultativ (shuura’), pjesë e të cilit ishin ata me të cilët Muhamedi vdiq duke qenë i kënaqur me ta; Pastaj erdhi një djalosh për ta vizituar ndërsa Umeri radijallahu anhu e këshilloi për veshjen e tij që e mbante nën zogun e këmbës”.

    Kur Hudhejfe (radijallahu anhu) u pyet për vdekjen e të gjallëve, tha: ”Është ai i cili nuk ndalon nga e keqja me dorën, gjuhën dhe zemrën e tij”.[12]


(... vazhdon)

Përktheu nga gjuha arabe, Shaqir Karaliti

Kasim, Arabi Saudite



[1] Medarixhu Salikin(k.1/fq.762)

[2] Tirmidhiu ne Sunen (nr.3542),I cili thote: hadithi eshte hasen sahih por garib  ne kete forme

[3] Ahmedi ne Musned (nr.3746)

[4] Taxhul Arus (k.4/fq.319)

[5] Lisanul Arab (k.6/fq.177)

[6] Hixher :99

[7] Tevbe :41

[8] Ahmedi ne Kitabu Zuhd (fq.375)

[9] Muhamed Rashid ne Rreka’ik (fq.60)

[10] Po aty

[11] Tabakatul Hanabileh (k.1/fq.293)

[12] Tabakatul Hanabileh (k.1/fq.293)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja