Nëse arrin ndonjë post, atëherë mbaje në mend se litari i cili të dërgoi deri aty ishte kërkimi yt i diturisë, pra mirësia e Allahut dhe pastaj dituria jote ishte shkaku që ti ke arritur atë çfarë gëzon prej posteve në arsim, fetva, gjykatë… etj., kështu që jepja respektin e duhur diturisë tënde dhe të drejtën e implementimit të saj duke i dhënë statusin që e meriton.
Ruaju nga ndjekja e rrugës së atyre të cilët nuk tregojnë respektin e duhur ndaj Allahut, të cilët për bazë marrin "ruajtjen e pozitës (së tyre)", mbyllin gojën nga të folurit e të vërtetës, të cilët dashuria për të marrë post i bën të pajtohen me të padrejtën.
Kështu që, ruaje vlerën tënde, Allahu të mëshiroftë, duke e ruajtur fenë (devotshmërinë) tënde, diturinë tënde dhe vetrespektin, me urtësi e dije dhe diplomaci të mirë: “Ruaje Allahun dhe Ai do të të ruajë ty" (104), "Ruaje Allahun në kohë kur je i qetë, Ai do të ruajë ty kur je në kohë të vështirësive”
Nëse shkarkohesh nga pozita – e që kjo është rruga jote qoftë edhe pas një kohe – nuk të bën dëm, pasi që është shkarkim i lavdërueshëm e jo i poshtërimit dhe degradimit.
Është për t’u habitur se disa prej atyre janë penguar nga një proporcion i madh i prosperitetit, ata nuk kanë iltizam (përqendrim në rrugë të drejtë), pendim, apo kthim tek Allahut, përveç se pasi të dalin në pension. Ky njeri edhe pse pendimin e ka fetarisht valid (nëse pendohet sinqerisht), mirëpo feja e tij dhe ajo e masës së padijshme është e njëjtë, sepse nuk ka qenë i dobishëm për të tjerët. Gjatë periudhës
kur ishte me pozitë, kohës kur ka nevojë për dobinë e tij, do ta gjesh atë prej njerëzve më të prishur e dëmtues, ose zemër ftohtë e memec për të vërtetën (hakun), Allahun e lusim të na mbrojë nga poshtërimi.
Diplomaci e lajkatime
Lajkatimi është një sjellje e ultë, për kundër diplomacisë dhe nuk duhet t’i ngatërrosh ato dyja, e të shtyj lajkatimi të hipokrizosh haptas, sepse lajkatimi prek fenë tënde, e njollos besimin tënd.