Youtube/Tezkije
A është namazi obligim në çdo situatë?
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 22.09.2013

A është namazi obligim në çfarëdo situate, dhe ndalimi (shmangia) nga namazi për shkak se personi ndihet i paaftë për namaz, ose falet mirëpo përkundër kësaj ai vepron atë që Allahu e ka ndaluar, a është kjo gabim, dhe a duhet që të falet ai në çdo situatë?

Përgjigja: Namazi është obligim për çdo person që i ka plotësuar kushtet për tu falur, qoftë prej meshkujve apo prej femrave, për çdo ditë dhe natë nga pesë herë, sipas Tekstit (Kur’anit dhe sunetit) dhe sipas unanimitetit të dijetarëve, dhe ai është shtylla e Islamit dhe rukni (baza) më e madhe e tij pas dy dëshmive, qoftë ai person veprues i disa gjynaheve apo i ruajtur prej tyre; bile ai që bën gjynahe është më i nevojshëm për vepra me të cilat Allahu ia falë gjynahet, duke pasuar kështu veprat e këqija me vepra të mira siç janë namazi, agjërimi dhe sadakaja, dhe të ngjashme me to prej veprave të mira. Allahu i Lartësuar ka thënë (përkthim i përshtatur): “Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.”

Muslimani duhet që të mbrojë vetveten e tij me përmendje të Allahut, me ndjesinë se është nën mbikëqyrjen e Tij, me leximin e Librit të Tij Fisnik, me zmadhimin e shpresës në pastrimin prej gjynaheve dhe faljen e Tij, ashtu që të mos depërtojë dëshpërimi në zemrën e tij; dhe ngjarja e mëkateve nga ai nuk është tregues se namazi i tij nuk vlen, apo agjërimi dhe zekati, apo adhurime tjera të tij, sepse te njeriu mund të bashkohen imani i rëndomtë dhe veprat e mira të zakonshme me futjen e tij në atë që Allahu e ka ndaluar, përveç shirkut në Allahun apo vepra të tjera që të nxjerrin nga Islami. Prandaj, e lusim Allahun e Lartësuar që të na dhurojë neve dhe juve kuptim të fesë dhe forcim në të, dhe vetëm Allahu është Ndihmësi.

I gjithë suksesi është nga Allahu! Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij!

 Pyetja e tretë nga fetwaja nr. 4321

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:                                                                Abdullah ibn Ku’ud
Zëvendës-presidenti i komisionit:                        Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari:                                                               Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz

Perktheu, Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja