Youtube/Tezkije
Pasioni për libra dhe Bazat e librarisë tënde
Beker ebu Zejd
 26.01.2016

Vlera e diturisë është e njohur, për shkak të dobisë së përgjithshme të saj, nevojës së madhe për të sikurse nevoja e trupit për frymëmarrje, shfaqjes së mangësisë së individit varësisht prej nivelit të pakësimit të saj dhe se arritja e kënaqësisë dhe lumturisë varet mbi kuantitetin e marrë prej saj. Për këtë arsye kërkuesit e diturisë janë pasionuar së tepërmi pas kërkimit të diturisë dhe pas mbledhjes së librave me zgjedhje të kujdesshme dhe për këtë ka shumë tregime, të cilat do të merrnin kohë t’i përmendim, megjithatë disa i
kemi përmendur në (librin) "Khaberul Kitab" (“Lajmi i Librit”, nga vetë autori), Allahu e lehtësoftë përfundimin dhe publikimin e tij.
Kështu që, mbledh librat bazë dhe dije se asnjëri prej tyre nuk zë vendin e tjetrit dhe mos e mbush librarinë tënde me gjithçka e ta hutosh veten tënde me libra të pavlerë, sidomos me librat e risimtarëve në fe, pasi që ato janë helm i fortë.

Bazat e librarisë tënde

Futi në përdorim librat të cilat ndjekin metodën e argumentimit dhe kuptimin e shkaqeve (arsyet) e vendimeve dhe zhytjen në fshehtësinë çështjeve. Nga këto libra, prej më të shkëlqyerave janë librat e dy shejhave; Shejhul Islam Ibnu Tejmijes dhe nxënësit të tij Ibnul Kajjim el Xheuzijjeh, Allahu i mëshiroftë.
Prej librave të kësaj rruge, të vjetra dhe të reja, janë gjithashtu librat e:
1. Hafiz Ibni Abdul Berri (vdiq 463 H), Allahu e mëshiroftë dhe më me vlerë prej librave të tij është "et- Temhid".
2. Hafiz Ibnu Kudameh (vdiq 620 H), Allahu e mëshiroftë dhe në krye të të gjitha librave të tij është "El Mugni".
3. Hafiz Dhehebiu (vdiq 747 H), Allahu e mëshiroftë.
4. Hafiz ibni Kethiri (vdiq 774 H), Allahu e mëshiroftë.
5. Hafiz Ibni Rexhebi (vdiq 795 H), Allahu e mëshiroftë.
6. Hafiz Ibni Haxheri (vdiq 852 H), Allahu e mëshiroftë.
7. Hafiz Shevkani (vdiq 1250 H), Allahu e mëshiroftë.
8. Imam Muhamed bin Abdul Vehhabi (vdiq 1206 H), Allahu e mëshiroftë.
9. Librat e dijetarëve të da'ves dhe më gjithëpërfshirësi prej tyre është "Ed-Durerus-Senijjeh".
10. Dijetari i madh San'ani (vdiq 1182 H), Allahu e mëshiroftë, në veçanti libri i dobishëm i tij "Subulus-Selam".
11. Dijetari i madh Siddik Hasen Khan el Kanevxhi (vdiq 1307 H), Allahu e mëshiroftë.
12. Dijetari i madh Muhamed el Emin Esh-Shinkiti (vdiq 1393 H), Allahu e mëshiroftë, në veçanti libri i tij "Advaul Bejan".
 


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja