Youtube/Tezkije
Burra të dalluar të cilët u formuan nën kujdesin e Muhammedit (paqja e Allahut qoftë mbi Të)
Selman Aude
 24.09.2013

Tri qasjet e diskutuara më parë bëjnë pjesë në metoda të rëndësishme të përdorura nga Muhammedi (paqja e Allahut qoftë mbi Të) në formimin dhe zhvillimin e personalitetit të shokëve të Tij. Për këtë arsyeje të diplomuarit nga "shkolla" e Muhammedit (paqja e Allahut qoftë mbi Të) ishin të diplomuarit më të mëdhenj, më të aftë dhe më të fuqishëm në histori. Ata u edukuan dhe u ushqyen me dituri nën udhëzimin e drejtpërdrejtë të Tij. Forca e çfarëdo shkolle matet me efektet që ka, kështu që tani do të shikojmë disa individ për të kuptuar se sa i fuqishëm ishte në të vërtetë ky kujdes profetik.

Musab Ibn Omer

Habab Ibn Al-Art rrëfen: "Ne emigruan së bashku me Muhammedin (paqja e Allahut qoftë mbi Të) duke kërkuar kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut në këtë botë. Disa nga ne kaluan jetën pa e shijuar ndonjë pjesë të këtij shpërblimi. Në mes të këtyre njerëzve ishte Musab Ibn Omer. Ai u mbyt në betejën e Uhudit dhe ne nuk mund të gjenim ndonjë gjë për ta mbështjell atë përveç një cope pëlhure me të cilën kur ia mbulonim kokën, këmbët i zbuloheshin dhe kur ia mbulonim këmbët i zbulohej koka. Muhammedi (paqja e Allahut qoftë mbi Të) na urdhëroi t'ia mbulonim kokën me të ndërsa këmbët t'ia mbulonim me bari. Dhe tani në mes nesh ka burra të cilëve u është rritur pasuria dhe e shpenzojnë atë si kanë dëshirë."11
Ky sahabi që bëri sakrifica të mëdha për hirë të Allahut, kishte jetuar jetë të rehatshme dhe luksoze në Meke. Ai vishej me rroba të mira dhe hante ushqim të shijshëm. Kurdo që ecte përgjatë rrugës, mund t'i ndihej era e këndshme e parfumit nga larg. Pasi pranoi Islamin, e gjithë rahatia e tij u kthye në lodhje dhe vështirësi të mëdha. Ai së pari emigroi nga Meka në Abisini, ku u përballua me mundimet e një emigranti. Ai pastaj u kthye dhe emigroi në Medine para se të emigrojnë pjesa tjetër e myslimanëve dhe para se të emigroj Muhammedi (paqja e Allahut qoftë mbi Të) Ai shkoi atje për t'i mësuar sahanët, të cilët vetëm sa kishin pranuar Islamin dhe për ta thirrur popullin e Medinës në të. Ai thirrej me pseudonimin Al Mukri (recituesi). Pastaj nuk kishte shumë kohë pas arritjes së Muhammedit (paqja e Allahut qoftë mbi Të) që Musabi vdiq, pa pasur mundësi për t'u kënaqur ca kohë në shoqërinë e të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi Të) në Medine, pasi Allahu e kishte forcuar Islamin. Ai kurrë nuk arriti të shijojë mirësitë të cilat i përmendëm, e që të tjerët i gëzuan.
Një pjesë e tregimit të tij është se ai e barti flamurin në betejën e Uhudit dhe ra dëshmor duke e mbrojtur atë. Kur e varrosën atë nuk mund të gjenin diçka që mund t'ia mbulonin krejt trupin, kështu që ata e mbuluan një pjesë të trupit me pëlhurë dhe pjesën tjetër me bari. Ky është njëri nga shembujt më të lartë të një individi, i cili diplomoi në shkollën e të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi Të).
11 Buhariu (3701)

..... vazhdon !                                                                                    
(Perktheu, Driton Maxhuni)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja