Youtube/Tezkije
Besimi i thjeshtësuar, bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik
Dr. Ahmed el Kadi
 12.02.2022

Bazë e besimit islam është besimi në Allahun, melekët (engjëjt), librat e Tij, profetët, Ditën e Fundit dhe kaderin (paracaktimin e Allahut), qoftë i mirë apo i keq.
 
Allahu i Lartësuar thotë: “Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt (melekët), Librin dhe profetët...” (El Bekare, 177) Gjithashtu, thotë: “I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu edhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe profetët e Tij...” (El Bekare, 285) Po ashtu, thotë: “O besimtarë! Besoni në Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin, që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librin që e ka zbritur më parë. Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg udhës së drejtë.” (En Nisa, 136) Si dhe thotë: “Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.” (El Kamer, 49)
 
Kur Xhibrili, alejhi selam, e kishte pyetur të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, se ç’është imani, ky i fundit i ishte përgjigjur: “Të besosh në Allahun, melekët, librat e Tij, profetët, Ditën e Fundit dhe të besosh në kaderin (paracaktimin), qoftë i mirë apo i keq.” (Shënon Muslimi)[1]
 


[1] Muslimi (8), përcjellë nga Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja