Youtube/Tezkije
Ji pasues i denjë i paraardhësve të mirë (Selefus-salih)
Bekër Ebu Zejd
 25.09.2013

Ji selefi i denjë , në rrugën e paraardhësve të mirë prej sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe në të atyre që ndoqën rrugën e tyre në çdo aspekt të fesë, në Teuhid (besim), ibadet (adhurim) etj., duke u dalluar me pasim të gjurmëve (traditës) të të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, duke e implementuar sunetin e tij, duke lënë polemikat dhe të hyrit në ilmul kelam (apologjetiken) (13) dhe duke lënë çdo gjë që tërheq me veti gjynahe dhe që largon nga sheriati.
Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Është vërtetuar nga Imam Darekutni (14) se ai ka thënë: ‘Nuk ka asgjë më shumë që e përbuzi se ilmul kelami’. Unë them (Imam Dhehebiu): Ky burrë asnjëherë nuk është përfshirë në ilmul kelam apo polemika, e as që ka hyrë ndonjëherë në të, mirëpo ishte selefi”.
Dhe, mu këta njerëz janë "Ehli Sunneh uel Xhemaah", të cilët ndjekin rrugën (traditën) e të Dërguarit të Allahut, dhe të cilët janë mu ashtu siç i ka përshkruar Shejhul Islam Ibnu Tejmijje: “Ehli Sunneti janë përzgjedhja më e mirë e muslimanëve dhe janë njerëzit më të mirë prej njerëzve"(16). Kështu që përmbaju rrugës së drejtë, "Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni." Enam, 153

..... Vazhdon (perktheu, Hasan Cana)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja