Po ashtu, Allahu thotë: “Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë.” (Esh Shems, 9)
Ndërkaq, Profeti ﷺ ka thënë: “Dhe me njerëzit sillu me moral të mirë.”
Këto tekste dhe të tjerat janë një argument se karakteri dhe natyra e njeriut mund të ndryshojë. Ajo nuk është e paarritshme, siç mendojnë disa se ato janë statike e të pandryshuara për faktin se qenkan karaktere të lindura dhe pjesë e natyrës së njeriut, të cilat janë të pandashme prej tij.
Nëse morali nuk do të ndryshonte, atëherë do të shkonin dëm të gjitha ato këshilla, porosi dhe metoda edukimi. E, të pajisurit me virtyte të mira dhe të larguarit nga sjelljet e këqija do të ishte ngarkim me diçka që s’mund të arrihet, ndërkohë që një gjë të tillë nuk mund të thotë asnjë njeri i mençur.
Ndërkaq, nëse njeriu është krijuar i atillë, që moralin e mirë e ka natyrë të tijën, dhe më pas e ujit atë me ujin e fisnikërisë, e edukon me edukatën e sheriatit dhe e zhvillon më tej me ushtrim, pa dyshim se kjo është dritë mbi dritë dhe mirësi që Allahu ia dhuron kujt të dojë.