Rëndësia e kësaj pjese të organizmit të trupit (zemra) është e madhe, shumë mirë mund ta krahasojmë me detin, në dukje ai shfaqet i qetë, por fsheh në vetvete një botë të tërë, gjallesa të ndryshe, moçale dhe alga të rralla, të cilat po befasojnë dhe vetë oqeanografët. Kështu, edhe ata që realisht meditojnë rreth zemrës, do të kuptojë sesa e mahnitshme është ajo përmes formave dhe emocioneve të ndryshme që përjeton. Fakti se si njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri emocionalisht, qëndrimet dhe vetitë e tyre shfaqen krejtësisht ndryshe nga personi në person, të gjitha këto prezantojnë për ne vetëm hyrjen në sekretet dhe fshehtësitë e botës së këtij organi të vogël prej mishi.
Ja disa indikacione Kuranore që shfaqin sëmundjet dhe ligësitë e zemrës, ndër të cilat: Shkujdesja, verbërimi, devijimi, lakmia, urrejtja, vrazhdësia, epshi, syefaqësia, hipokrizia, xhelozia etj.
I pastër është Allahu nga çdo e metë! Të gjitha këto kanë epiqendër zemrën, madje mund të përmendim edhe më shumë se kaq.
Nëse zemra bie pre e këtyre sëmundjeve dhe nuk tenton të shmanget prej tyre përfundimi do të jetë fatal, zemra do të nxihet dhe për rrjedhojë do të vuloset dhe do të vdesë.
Zemra ashtu siç është e ekspozuar përballë sëmundjeve dhe ligësive, është e ekspozuar edhe përballë besimit, pasi përjeton emocione adhurimi dhe karakterizohet nga cilësi të larta dhe veti të shkëlqyera si: butësia, përulja, sinqeriteti, dashuria për Allahun, mbështetja në Allahun, stabiliteti, frika, shpresa etj. Rezultati është shpëtimi: “përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”[1] , lumturia, jeta, besimi dhe zemra e pastër dhe e bardhë.