Pyetja e parë nga fetwaja nr. 6196
Pyetja: Jam një djalosh i ri, Allahu më ka udhëzuar me bindje ndaj Tij dhe i fali pesë namazet komplet përveç namazit të sabahut në disa raste për shkak se më mashtron gjumi, dhe nuk mund të kthjellem deri pas lindjes së diellit. A më lejohet mua që ta falem në këtë kohë? Dhe si e bën kaza (kompenson) falësi i namazit namazin i cili i ka ikur? Për shembull: Namazi i ikindisë nëse ka ikur nga koha e tij a duhet ta bëjë kaza me atë të ditës së nesërme apo në kohën e akshamit?
Përgjigja: Ato namaze në të cilat të ka zënë gjumi derisa ka dalë koha e tij apo e ke harruar atëherë fale atë sapo të zgjohesh nga gjumi apo sapo ta kujtosh, e nëse zgjimi yt ose kujtimi i namazit ndodhë pas lindjes së diellit apo perëndimit, pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Ai që gjumi e ka mashtruar apo e ka harruar një namaz le ta falë atë atëherë kur i kujtohet, nuk ka tjetër kompensim për të përveç kësaj.”
Ndërsa, sa i përket lënies së qëllimtë të ndonjërit prej pesë namazeve derisa të kalojë koha e tij, duke e ditur obligueshmërinë e tij, më e sakta prej dy mendimeve të dijetarëve është se kjo është kufër (mohim) i madh dhe nuk ka kompensim për ty. Në të vërtetë, ti e ke obligim që të pendohesh dhe të kërkosh falje, të ndjesh keqardhje për atë që ka kaluar, dhe ti ruash pesë namazet në kohën e tyre, sipas fjalë së pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): “Obligimi dhe zotimi në mes nesh dhe atyre është namazi, dhe ai që e lë atë ka bërë kufër.” 1
Dhe fjala e tij (salallahu alejhi ue selem): “Dallimi në mes të njeriut dhe kufrit e shirkut është lënia e namazit.” 2
I gjithë suksesi është nga Allahu! Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe mbi shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari: Abdullah ibn Ku’ud
Zëvendës-presidenti i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz
1 E kanë nxjerrë Ahmedi në Musned 346/5, Tirmidhiu në el-Xhami’ me numër 2623 dhe ka thënë se ky hadith është hasen sahih garib, Nesaiu në el-Muxhteba’ 231/1, Ibn Maxheh në Sunen me numër 1065, Ibn Ebi Shejbeh në el-Iman me numër 46, Ibn Hibani në es-Sahih 8/3, Ahmed ibn Naser el-Meruzi te “Madhërimi i pozitës së namazit” me numër 894, 895, Darakutni në Sunen 55/2, Hakimi në Mustedrak 7/1 dhe e ka përkrahur në të Dhehebiu me hadithin e Burajdes.
2 E kanë nxjerrë Ahmedi në Musned, 370/3, Muslimi në Sahihun e tij me numër 82, Ebu Dawudi në Sunen me numër 4678, Tirmidhiu në el-Xhami’ me numër 2621, 2622, Ibn Maxheh në Sunen me numër 1064, Ibn Ebi Shejbeh në el-Iman me numër 44, 45, Muhamed ibn Naser el-Meruzi në “Mashërimi i pozitës së namazit” me numër 886, 887, 888 nga hadithi i Xhabirit.
Perktheu, Hekuran Helshani