Ai ishte fëmijë ose në prag të moshës madhore në kohën kur i Dërguari (paqja e Allahut qoftë mbi Të) qe akoma gjallë. Ibn
Abass rrëfen tregimin vijues për veten: "Pasi vdiq i Dërguari (paqja e Allahut qoftë mbi Të), unë i thashë një burri nga banorët e Medines: "Të shkojmë dhe t'i pyesim sahabet për hadithet e të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi Të), sepse ata dinë shumë hadithe. Ai më tha: "Kjo nuk është detyrë për ju Ibn Abass. A mendon se njerëzit kanë nevojë për juve kur ka shumë shokë të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi Të)? Edhe pse ky njeri nuk bëri asgjë unë vazhdova rrugën duke shkuar pas shokëve të Muhammedit (paqja e Allahut qoftë mbi Të) duke i pyetur për hadithe. Kurdo që mësoja se dikush e kishte dëgjuar një hadith drejtpërdrejtë nga i Dërguari (paqja e Allahut qoftë mbi Të) unë shkoja tek ai njeri. Nëse e gjeja duke u kotur në mesditë, unë vendosja pallton time te dera e tij për të më mbrojtur fytyrën nga era derisa ai të dilte jashtë. Kur personi dilte jashtë me drejtohej me fjalët: "Çfarë ju solli o kushëri i të Dërguarit të Allahut? Unë do t'i
përgjigjesha: "Jam njoftuar se ju keni dëgjuar një hadith drejtpërdrejtë nga i Dërguari i Allahut dhe unë dëshiroj të dëgjoj drejtpërdrejtë nga ju. Ai do të thoshte: "Pse nuk dërgove dikën të më thërriste të vija te ju?" Unë i thosha: "Ishte më e drejtë që unë të vija te ju." Një ditë, derisa unë isha i angazhuar me përgjigjen e pyetjeve që m'i parashtronin njerëzit, pranë meje kaloi medinasi, të cilin e përmenda në fillim të tregimit. Ai më tha: "Ju ishit më i mençur se unë"
Në këtë mënyrë, Ibn Abassi arriti dituri të madhe sa që njerëzit kishin nevojë për atë dituri. Ata shkonin pas tij për t'i bërë pyetjet e
tyre edhe pse ai ishte shumë i ri gjatë jetës së Muhammedit (paqja e Allahut qoftë mbi Të).
Ky njeri mori rrugën e kërkimit të diturisë për shkak të inkurajimit që kishte nga i Dërguari (paqja e Allahut qoftë mbi Të). I Dërguari i
Allahut bëri një lutje të veçantë për të që Allahu t'i jepte aftësinë e të kuptuarit të fesë duke u lutur me fjalët: "O Allah, jepi Ibn Abassit aftësinë e të kuptuarit të fesë dhe mësoja mënyrën e interpretimit të Kur'anit." Ky burrë – një djalë në lule të rinisë – ishte i barabartë me dijetarët më të mëdhenj. Omeri e merrte atë në takimet e tij bashkë me emigrantët më të njohur. Ibn Abassi na rrëfen për këtë: "Omeri
konsultohej me mua bashkë me shokët e të Dërguarit të Allahut. Abdurrahman Ibn Auf tha një herë: "A konsultohesh me të kur ne kemi fëmijë të moshës së tij?" Omeri u përgjigj: "Kjo është për shkak të diturisë së tij."
Për ta provuar këtë që tha Omeri, ai më pyeti për kaptinën En- Nasr të Kur'anit:
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje.