Youtube/Tezkije
Llojet e bujarisë (Saha) dhe llojet e koprracisë (Buhl)
Abdul Melik El Kasim
 30.09.2013

Dine se ka forma të ndryshme të sahas (bujarisë), të cilat i përkasin bujarisë ekstreme dhe buhlit (koprracisë) të cilat i përkasin koprracisë. Ithari është lloji më i mirë i sahës (bujarisë), dhe ai ndodh kur dikush jap sadaka kur ai vet ka nevojë. Vetë saha (bujaria), ka kuptim që njeriu të jep sadaka atë që i duhet, atyre që u duhet. Për rrjedhim, me jap sadaka atë që i duhet, është lloji më i mire i sadakas. Në kontrast me sahën (bujarinë), dikush ndoshta bën buhël (koprraci) kundër vetvetes bile edhe kur ka nevojë diçka. Ka shumë koprracë, të cilët i mbajnë parat e nuk blejnë ilaçe për t'i shëruar sëmundjet e tyre ose nuk blejnë ushqim që ju duhet ose kanë lakmi (shije). Buhli (koprracia) i mban larg kënaqjes se nevojave të tyre, sepse nëse do të gjenin ushqim falas, ata nuk do të ngurronin të ushqeheshin nga ai. Kështu është gjendja e koprracit me vetën e vet kur ka nevojë diçka, në kontrast me atë që preferon të tjerët ndaj vetës së vet kur ka nevojë diçka. Në mes tyre është një dallim i madh, sepse sjellja e mirë është dhuratë nga Allahu dhe ai e vendos atë ku të dëshiroj. Ne përsëri pohojmë se nuk ka gradë më të madhe në saha (bujari) se sa ithari.[1]

Disa njerëz vazhdojnë të brengosen për pasurinë e tyre, banimin, ushqimin dhe pijen. Këtij lloji të njerëzve ua paraqesim hadithin e të Dërguarit të Allahut, të cilin e përmbledh Imam Muslimi: "Thotë robi: ''Parat e mia, parat e mia.'' Megjithatë, njeriu i posedon vetëm tri gjëra nga parat e tij: atë që e han dhe e shpenzon, atë që e vesh dhe e vjetërson dhe atë që e jap sadaka. Ai do të largohet dhe do ta lë çfarëdo tjetër që gjendet te njerëzit tjerë.''

   Ne vërtet jetojmë nën të mirat dhe dhuntitë e Allahut. Për këtë arsye nuk duhet të brengosemi për parat që i kemi tani ose të ngurrojmë që t'i shpenzojmë ato, sepse të mirat e Allahut gjithherë na mbulojnë dhe e mbushin jetën tonë me bekimet e Tij. Ajo që duhet të na brengos është porosia që përmendet në fjalët e Selman Ibën Dinarit: ''Nëse i shihni të mirat e Allahut duke iu ardhur vazhdimisht mirëpo, ju akoma nuk i bindeni Atij, atëherë keni kujdes nga Ai.''

   Kur njeriu largohet nga kjo botë, ai ndihet saktësish ashtu siç e përshkruan ky ajet: ''Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij...'' Ali Imran, 30

 Allahu e ndan pasurinë ashtu si dëshiron me urtësi, dije dhe drejtësi, ashtu siç i jep secilit afatin e tij ose të saj të jetës. Ai u jep disa prej robërve të Tij të mira kështu që ta çmojnë Atë dhe të shpenzojnë në kauzën e Tij dhe i privon disa nga ato kështu që të bëjnë durim, të jenë të ndershëm dhe të jenë të kënaqur. Allahu i kompenson ata që i privon nga pasuria kur ata të bëhen të mirë, të durueshëm dhe mirënjohës. Kompensimi i tyre është përmendur në hadithin që do ta cekim, në të cilin i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ''Do të hyjë fukaraja (besimtar) në xhenet pesëqind vite para të pasurit (besimtar).''Tirmidhiu
 
 
I varfëri që është besimtar, mund të mos posedoj asgjë në këtë botë, mirëpo ai fiton një cilësi të madhe nga Allahu, siç përmendet në hadithin të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): ''Një njeri mund të ketë dukje të parregulluar dhe të kërkohet nga ai të largohet nëse qëndron para dyerve, mirëpo nëse betohet që Allahu të bëjë diçka, Allahu ia mban betimin e tij.''   (Muslimi)

   Ne tani jetojmë jetë të mirë dhe të rehatshme dhe kënaqemi me të mirat dhe begatitë e Allahut dhe kjo është koha kur ne duhet të japim sadaka. Përndryshe, kur do të harxhojmë? Kur të bëhemi të varfër, apo kur të na zë vdekja? Hasani na kujtoi se nëse harxhojmë para në sadaka, Allahu do të na zëvendësoj:

   ''Ai i cili është i sigurt se do t'i zëvendësohen, jap sadaka me bujari[2]

Ebu Va'il, Shekik Ibën Selmah ka thënë: ''Ne e vizituam Habbab Ibën el-Arët gjatë sëmundjes që i parapriu vdekjes së tij dhe ai na tha: ''Në atë sënduk të drurit janë tetëdhjetë mijë dërhem, të cilat nuk i kam mbajtur lidhur me diçka, e as nuk kam refuzuar që t'i japi, merri ato dhe ndaju njerëzve nevojtar."

Për më tepër Amr Ibën Dinar ka thënë: ''Ali Ibën el-Husein bin Ali e vizitoi Muhammed bin Usameh Ibën Zejid kur ai ishte i sëmurë dhe Muhammedi filloi të qaj. Aliu i tha: 'Çfarë ka ndodhur?' Muhammed tha: 'Unë kam një borxh.' Aliu e pyeti: 'Sa është shuma e borxhit?' Ai tha: 'Pesëdhjetë mijë dinar.' Aliu tha: 'Tani është borxhi im!'

   Si rezultat, të dashur muslimanë, përveç dhënies së zekatit, i cili është obligim, kemi detyrim edhe ndaj pasurisë që e kemi. Pra, duhet t'i ndihmojmë të varfërit, t'u bëjmë të mira shokëve, të shpenzojmë për të nevojshmit, t'i lehtësojmë katastrofat e kështu me radhë.

Esh-Shabi ka thënë njëherë: ''Kurdoherë që më ka vdekur një i afërm që ka pasur borxh, unë ia kam paguar krejt borxhin.[3]

Imam Ahmedi transmeton nga Ebu Ejubi se i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ''Sadakaja më e mirë është ndaj një të afërmit i cili e fsheh armiqësinë.''

 Lidhur me një të afërm i cili nuk ju donë, dhe e fsheh armiqësinë në zemër ndaj jush, i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ''Sadakaja që i jepni të varfrit është sadaka, ndërsa sadakaja që i jepni një të afërmi Ka vlerë të dyfisht: sadaka dhe si'lah (mbajtje e lidhjeve farefisnore).'' (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu)

Gjithashtu Ebu Hurejre r.a. ka thënë: "I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) urdhëroi dhënien e sadakas, dhe një burrë e pyeti: 'O i Dërguar i Allahut, unë kam një dinar. I Dërguari a.s. i  tha: 'Harxhoje për vete.' Ai tha: 'E kam një dinar tjetër.' I Dërguari a.s. i tha: 'Harxhoje për fëmijët tuaj. Ai tha:  'E kam një dinar tjetër.' I Dërguari a.s. i tha: ' Harxhoje për gruan tënde. ' Ai  tha: 'E kam edhe një dinar.' I Dërguari a.s. i tha: 'Jepe sadaka për shërbëtorin tënd. 'Burri tha: 'Unë e kam edhe një dinar!' I Dërguari a.s. i tha: 'Ju e dini më mirë ku do ta shpenzoni.'

Gjithashtu i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë : ''Dinarin më të mirë që e harxhon njeriu, është ai që e harxhon për familjen e vet.''  (Muslimi)

Për më shumë Ebu Kilabah ka thënë: ''Kush ka shpërblim më shumë se sa ai që harxhon për fëmijë të vegjël dhe kështu ua ruan nderin e tyre!''

Në kontrast, kur hynë koprracia në zemrën e dikujt, ajo e josh atë t'i mbyll dyert për harxhimin ndaj vetvetes, familjes dhe njerëzve të tjerë. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut shpesh kërkonte strehim te Allahu nga koprracia duke thënë: ''O Allah! Kërkoj strehim te Ti nga pikëllimi dhe hidhërimi, nga dobësia dhe përtacia, nga koprracia dhe frika dhe nga barra e borxhit dhe shtypja nga njerëzit. ''  (Buhariu)

 Njëherë një burrë po mblidhte para në Medine për të paguar dije (dëmshpërblim për mbytje) dhe iu tha të shkonte te El-Hasan Ibën Ali, Abdullah Ibën Xhaferi, Seid Ibën El-Aas ose Abdullah Ibën Abas (paqja e Allahut qoftë mbi ta). Ai njeri shkoi te xhamia dhe e takoi Seid Ibën El-Aas duke hyrë në të, dhe kështu i tregoi Seidid pse kishte ardhur në Medinë. Kur Seidi u nis nga xhamia për t'u kthyer në shtëpi ai i tha beduinit: ''Sjelle dikën që do t'ju ndihmoj me bart. Beduini i tha: 'Allahu ju mëshiroftë, unë ju kërkova vetëm para (jo ushqim dhe gjëra të tjera).' Seidi i tha: 'E di, por sjell dikën t'ju ndihmoj juve.' Seidi i dha atij beduini katërdhjetë mijë, dhe ai u kthye në vendin e vet pa pasur nevojë për të lutur dikën tjetër për para.[4]

   Dhënia e sadakas nuk është detyre vetëm e të pasurve, mirëpo çdonjëri mund të merr pjesë me çfarëdo pasurie, rroba, ushqim dhe dituri që ka. Ebu Davudi dhe Hakimi transmetojnë se Ebu Hurejre r.a. njëherë e pyeti të Dërguarin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): "Cila është sadakaja më e mirë? I Dërguari a.s. u përgjigj: ''Ajo që jepet nga dikush që nuk është i pasur, dhe fillon me familjen së pari.'' 

   Ky hadith tregon se sadakaja më e mirë është ajo që shpenzohet nga dikush që nuk është i pasur, mirëpo ai harxhon nga ajo pak që i ka dhënë Allahu duke kërkuar shpërblimet dhe të mirat e Tij. Po ashtu, sadakaja më e mirë është ajo që harxhohet për familjen dhe për ata  që varen prej teje.

Ebu Hurejra r.a. gjithashtu transmeton se i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ''Një dërhem fitoi garën ndaj njëqind mijë dërhemëve!" Një burrë e pyeti: "Si o i Dërguar i Allahut?" I Dërguari a.s. tha: "Një burrë i cili kishte pasuri të madhe dhe  harxhoi njëqind mijë dërhem nga ajo në sadaka, në kontrast me një burrë i cili i pati vetëm dy dërhem dhe e dhuroi një prej tyre në sadaka.'' (Nesaiu, Ibën Huzeiman dhe Ibën Hibbar këtë hadith e ka bërë hasen Imam Albani)

  Në këtë hadith, i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) tregon se shpërblimi për sadakan që jep i varfëri shumëfishohet, sepse i pasuri jep nga ajo që nuk i nevojitet, e cila është me bollëk për të. Në kontrast, i varfëri ka nevojë dhe nuk posedon shumë pasuri, mirëpo besimi i tij e inkurajon të harxhojë në kauzën e Allahut dhe të pres shpërblimin dhe të mirat e mëdha të Allahut. Transmetohet se Aishja r.a. (nëna e besimtarëve), njëherë dhuroi të vetmen hurme që e kishte. Për më tepër Ebu Dhar el-Gifar r.a. u pyet për agjërimin e ai tha: ''Është vepër e adhurimit, (e cila i bën dobi vetëm personit që agjëron). Ai u pyet: 'Cila është sadakaja më e mire? Ai u përgjigj: 'Sadakaja që jep nga pasuria më e vlefshme."' Dhe recitoi këtë ajet:

   ''Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Çka do që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di.  Ali Imran, 92

  Ai u pyet: 'Çka nëse njeriu nuk ka shumë pasuri? Ai tha: 'Të jap çka do që mund.' Ata e pyetën: 'Çka nëse njeriu nuk ka para?' Ai tha: 'Të jap çfarëdo ushqimi që mund?'  Ai u pyet: 'Çka nëse ai nuk e ka as atë.'' Ai tha: 'Të fal një padrejtësi.' Ai u pyet: 'Çka nëse nuk e bën atë?' Ai tha: 'Ai duhet t'i shmanget zjarrit bile edhe me një gjysmë hurme që e jap në sadaka.' Ai u pyet: 'Çka nëse nuk e bënë atë? Ai tha: 'Të frenohet nga padrejtësia ndaj njerëzve.[5]

   Sigurisht ne të gjithë kemi diçka që mundemi me dhënë sadaka, sikur Er-Rrebi bin Hejthem, i cili jepte sadaka më pak se një copë bukë dhe thoshte po më vjen turp që pesha e veprave të mia të mira përmban sadaka më pak se një copë bukë.

Dhe kur një i varfër i kërkonte Ali bin Hasan bin Ali ndihmë, Aliu thoshte: ''Mirë se vjen ai i cili po m'i bart të mirat për botën tjetër:''

Sigurisht se sadakaja dhe harxhimet tjera në rrugët e drejta që i pranon Islami janë dyer që hapen në xhenet.

Kush kërkon jetën e ahiretit do të përpiqet shumë për t'i kërkuar të varfëritë, të nevojshmit, të vjetrit dhe të dobëtit, për t'i ndihmuar dhe për t'iu dhënë sadaka, sidomos atyre që janë më të devotshëm, kështu që t'ju ndihmoj atyre t'i binden Allahut të Lartësuar. Në kontrast, muslimanët nuk duhet t'i ndihmojnë me sadaka mëkatarët, që i kryejnë ndalesat e Allahut.

   Njëherë, një imam në një xhami tha se i kishte thënë një plak i dobët se ishte shumë i lumtur për ardhjen e Ramazanit. Imami e pyeti atë pse ishte i lumtur, plaku iu përgjigj: ''Gjatë Ramazanit ne hamë ushqime të veçanta në xhami, të cilat nuk i gjejmë në shtëpi gjatë gjithë vitit.'' Ky tregim ka ndodhur para një dekade, para se njerëzit të fillonin të sillnin llojshmëri më të madhe të ushqimit dhe pijeve në xhami gjatë Ramazanit. Ka shumë tregime që njeriu dëgjon për mjerimin e të varfërve dhe të nevojshmëve, të cilët nuk mund të gjejnë ushqim ose rroba. Ka shumë të veja, pleq, fëmijë dhe prindër të cilët kanë nevojë dhe e meritojnë të ndihmohen financiarisht, dhe në shumë raste vetëm disa dërhem do t'iu ndihmonin për t'i plotësuar nevojat e tyre. Pra, ia vlen të përmendet se në kohën tonë është bërë ngjarje e zakonshme që disa prindër të jetojnë në mjerim, ndërsa fëmijët e tyre kanë pasuri më bollëk.

Njëherë, një mësues fetar tregonte me lot në sy: ''Një ditë, ndërsa po shkoja në xhami para ezanit të sabahut, e pashë një grua duke qëndruar para një shporte të mbeturinave. E shikova çfarë po bënte dhe në cilën shtëpi u kthye. Gjatë ditës e dërgova bashkëshorten time te shtëpia e asaj gruaje për ta parë gjendjen e tyre; ajo ishte një e ve që po përkujdesej për shumë fëmijë. Ajo ishte aq e varfër sa që kërkonte çfarëdo që ishte hedhur në mbeturina për t'i ushqyer fëmijët, mirëpo dilte natën që të mos e shihte askush.''

Kjo grua dhe lloji i saj e meritojnë ndihmën sipas hadithit të të dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) që e përmblodhi Muslimi: ''Miskin nuk është ai i cili del për t'iu kërkuar njerëzve ndihmë dhe nevoja e të cilit mjaftohet me një kafshatë ose dy. Ose me një hurmë ose dy.' Ata e pyetën: ''Kush është miskin atëherë o i dërguar i Allahut?' Ai u përgjigj: 'Ai i cili as nuk mund të gjejë dikë që do ta ndihmonte, e as nuk është i njohur te njerëzit që nuk ka, kështu që t'i japin sadaka, sepse ai nuk u lyp njerëzve asgjë." Vërtet, kur njeriu mendon për gjendjen e të afërmeve të vet, ai ndoshta zbulon se ata e meritojnë zekatin, mirëpo ata injorohen. Ka shumë jetim dhe të veja rreth nesh, të cilat kanë nevojë për ndihmën tonë që t'ua paguajmë qiranë ose t'u blejmë bile edhe një laps ose ilaç. Kush pyet për gjendjen e këtyre njerëzve, përpiqet ta di se çfarë kanë nevojë dhe ua përmbush këto nevoja?

 Një çështje tjetër e rëndësishme është se kur jepet zekati, ai jepet me pakujdesi, sikur që dikush po përpiqet që ta heq qafe në çfarëdo mënyre që mundet. Për shembull, kur mendojmë për mënyrën se si jepet sadakatul fitri, i cili jepet si ushqim, e shohim se njerëzit nuk përpiqen për t'i gjet të varfëritë dhe ata që e meritojnë bamirësinë e tyre. Në kontrast, kur vdiq Ali bin El-Husein bin Ali dhe ia lanë trupin për funeral, ata panë shenja të zeza në trupin e tij. Kur pyetën për këtë, ata zbuluan se ai e kishte zakon të bartte në shpinë thasë me drithëra natën dhe i kërkonte të varfëritë e Medinës për t'ua jap.[6] Ibën Tejmije sqaroi edhe një aspekt tjetër që i përket zekatit kur thotë se bëhet e domosdoshëm, për ata që kanë mundësi, t'u ndihmojnë atyre që kërkojnë ndihmë nëse e zbulojnë se ata vërtet kanë nevojë.

Në një hadith shënohet: ''Nëse ai (i varfëri) e flet të vërtetën, ata që refuzojnë t''i ndihmojnë kurrë nuk do të arrijnë sukses.''[7]

 Njëherë, një shërbëtore e Davud Et-Taiut i tha atij: ''A dëshiron t'ju gatuaj ushqim të mirë?'' Ai tha se po, dhe ajo i gatoi një shujtë të shijshme dhe ia solli atij. Ai pyeti për gjendjen e jetimëve të shokut të tij, dhe ajo tha se gjendja e tyre është e njëjtë. Ai tha: '' Çojua këtë ushqim atyre.'' Ajo tha: ''Ka kohë që nuk keni ngrenë një shujtë të mirë.'' Ai tha: ''Nëse e hanë ata këtë shujtë Allahu do ta ruan atë te Ai, nëse e ha unë ajo do të zhduket në barkun tim.''[8]

 Majmun bin Mahran ka thënë: ''Njëherë e qortuan gruan e Abdullah bin Umerit r.a. se nuk ishte mjaft e kujdesshme ndaj tij. Ajo u përgjigj:  Çfarë të bëjë? Ne kurrë nuk bëjmë ushqim e që ai të mos i ftoj njerëzit të hanë me të!' Kështu ajo u dërgoi ushqim një grupi të varfërish, të cilët e kishin zakon ta pritnin Umerin kur kthehej nga xhamia për t'i kërkuar ndihmë. Ajo iu tha: 'Mos e prisni Umerin sot.' Kur Ibën Umeri u kthye në shtëpi ai tha: Ta ftojmë filanin e filanin e kështu me radhë. Gruaja e tij tashmë u kishte dërguar ushqim dhe u kishte thënë: 'Nëse ju fton, mos ejani.' Kur e kuptoi se çfarë ishte ndodhur, Umeri tha: 'Kështu ju nuk deshët që unë të ha dark sonte?' Dhe ai nuk ngrëni dark atë natë.''

 Ibën Abbas r.a. ka thënë: ''Dy karakteristika janë nga shejtani dhe dy cilësi janë dhuratë nga Allahu i Lartësuar:''  Ai lexoi ajetin: ''Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati...''  Bekare, 268

Ky ajet ka kuptim që Allahu ju urdhëron që t'i bindeni dhe të jepni sadaka, kështu që të fitoni falje mëkatesh dhe begati. '' ...All-llahu është dhurues i madh,  është i dijshëm.'' Bekare, 268

Begatit e Tij janë të gjera dhe Ai është i Gjithëditur për shpërblimin e atyre që japin sadaka.[9]

Ahmed bin Hanbeli, njëherë e përshkroi Abbad bin Abbad si musliman të devotshëm, i cili e maste vetën tri ose katër herë dhe jepte argjend për kauzën e Allahut aq sa peshonte trupi i tij.[10]

  Sa i përket Amir bin Abdullah bin ez-Zubejr, ai kishte zakon të vendoste para në këpucët e besimtarëve të devotshëm derisa ata ishin në sexhde para Allahut, u siguronte që ta dëgjonin por, jo e dhe ta dinin se kush ishte. I thanë atij: ''Pse nuk ua dërgon atyre parat?' Ai tha: ''E urrej që ndonjëri prej tyre të turpërohet kur emisari im shkon te ai ose kur ai më sheh më vonë.''

 Ne të gjithë do të përballemi me vështirësi të mëdha, kur të na vjen vdekja. Ky fakt i inkurajoi disa nga paraardhësit tanë të devotshëm që ta peshonin vetën dhe të jepnin argjend në sasi të peshës së tyre. Për shembull, Amir bin Abdullah bin Ez-zubejr e bleu vetën nga Allahu gjashtë herë; çdo herë e lironte vetën duke dhënë shumën e dijes (dëmshpërblim për mbytje). Sa i përket Habib El-Axhmit, ai e bleu veten nga Allahu me katërmbëdhjetë mijë dërhem që i dha sadaka.[11]

   Hasani ka thënë: ''Në këtë jetë, besimtari është si i burgosuri, i cili bën atë që mundet për ta liruar vetën, madje edhe atëherë nuk ndihet i sigurt (se a iu kanë pranuar veprat e tij të mira) derisa ta takoj Allahun e Lartësuar.''[12]

  I Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ishte më bujari nga të gjithë njerëzit, më bujar se era që bart shiun. Ai kishte një standard të lart të bujarisë që dëshmon për zuhdin e tij dhe sa pak e donte këtë jetë. Zuhd nuk do të thotë mungesa e parave, por mosinteresim i zemrës në të. Profeti Sulejman (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ishte mbret i madh, mirëpo ai ishte zahid i vërtet.[13]

   Dikush e pyeti njëherë Hasanin lidhur me një njeri, të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe jepte sadaka, ashtu siç duhet, se a ka të drejt të kënaqet me kënaqësitë që pasuria e tij mund t'ia ofronte Hasani përgjigjet: ''Jo, edhe nëse pasuria e tij do të përfshinte tërë botën, ai duhet të shpenzon nga ajo vetëm sa i përmbush nevojat e tij. Ai duhet ta ruan krejt atë për një ditë kur do të jetë i varfër.''[14]

Ai këshilloj që të jepet sadaka në përgatitje për Ditën e Ringjalljes, kur ai do të ketë nevojë për atë sadaka për ta mbrojtur vetën nga dënimi i Allahut.

   Muvarrik El-Ijli ishte tregtar, i cili kur fitonte e shpërndante profitin në mesin e të varfërve dhe të nevojshmëve duke thënë:
  ''Unë jam bërë tregtar vetëm për këtë qëllim.''

Këto janë para të mira në duart e njerëzve të mirë, të cilët kanë qëllime të mira prapa mbledhjes së pasurisë dhe kanë mënyrë të mirë të harxhimit të saj. Kush prej nesh mendon kështu sot? Kush prej nesh e fillon ditën me nijet që të punojë dhe të harxhojë nga fitimi i tij në kauza të ndryshme të mira? Ne ju kujtojmë se sadakaja më e mirë është ajo që harxhohet për familjen dhe farefisin.

Çdo njeri do t'i përgjigjet tri pyetjeve sa i përket pasurisë së tij. Ku i ka fituar parat, nga burimet e lejuara apo nga të ndaluarat? Ku i ka investuar, në investime të lejuara apo të ndaluara? Dhe ku i ka harxhuar, në gjëra të lejuara apo të ndaluara? Në këtë mënyrë, njeriu do të pyetet nëse e ka shpenzuar pasurinë në sadaka dhe në bindje ndaj Allahut me sinqeritet ose nëse ka qenë vetëm për t'u mburrur ose për të arritur famë. Nëse njeriu i bënë këto pyetje vetëm për një pjesë të vogël të pasurisë, ai do të gjejë vështirësi që të jap llogari për një sasi të vogël. Po, çfarë do të ndodh kur ai do të pyetet për krejt pasurinë e tij, pasi që përgjigjet që do t'i jap do të luajnë rol të madh në arritjen e lumturisë ose mjerimit? Dikush e vizitoi Ebu Muslim gjatë festës së Bajramit dhe e pa se kishte veshur rroba të vjetra dhe po hante mish dele të pjekur.

Kur u pyet Ebu Muslim, ai tha: ''Mos më pyet për këtë dele, por më pyet se çfarë do t'i them Zotit tim kur do të më pyet se ku e kam fituar këtë dele.''

Për më tepër, Ibën El-Mubarek ka thënë: ''Është më e mirë për mua të mos e pranoj një dërhem nga burimet e dyshimta se sa të jap njëqind mijë në sadaka, dhe njëqind mijë tjera, derisa arriti në gjashtëqind mijë.''[15]

   Ata shpresuan që pasuria e tyre të jetë e pastër nga të gjitha papastërtitë, kështu që Allahu t'u pranojë sadakanë dhe t'ua shumëfishoj shpërblimin e tyre, sepse i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka  thënë:

''Nëse dikush jep sadaka në vlerë të një fryti të hurmës nga parat e fituara me ndershmëri dhe Allahu i pranon vetëm parat e fituara me ndershmëri, Allahu e merr atë në të Djathtën e Tij (dorën) dhe e rrit shpërblimin për dhuruesin e saj, ashtu sikur dikush prej jush e rrit të voglin e kalit, aq shumë sa ai të bëhet i madh sa një mal.'' (Buhariu dhe Muslimi)

Ndërsa El-Vakidi ka thënë: ''Sulltani m'i dërgoi gjashtëqind mijë dërhem dhe nuk pata nevojë të paguaj zekat për to.'' Ai me këtë e bëri të ditur se i kishte harxhuar të gjitha parat në rrugë të mira dhe asnjë nga to nuk i mbeti për një vit të plotë ku do të duhej t'i paguhej zekati.[16]

   El-Laith bin Sad kishte të hyra mbi tetëdhjetë mijë dinar në vit, mirëpo edhe ai nuk kishte nevojë të paguante zekat për to. (Ai i harxhonte krejt parat para se të kalonte viti).

Këto vepra të vërteta dhe të sinqerta mund të vinë vetëm nga ata që kanë zemra të gjalla dhe shpirt të pastër, të cilët i frikësohen ditës në të cilën sytë do të shtangen dhe shikimi do të tregon tmerr prej asaj që ndodh. Hasan el-Basriu ka thënë: ''Allahu e mëshiroftë atë rob, i cili jetoi me modesti në këtë jetë, duke ngrënë pak, duke veshur rroba modeste, duke qenë kokulur, duke u përpjekur shumë për të bërë vepra të mira, duke qarë për gabimet e tij, duke u larguar nga ndëshkimi i Allahut dhe duke kërkuar mëshirën e Tij, derisa i erdhi vdekja kur ai ishte në këtë gjendje:''[17]

 Gruaja e Ebu Hazim i tha atij: ''Po vjen dimri dhe ne nuk kemi ushqim të mjaftueshëm, rroba ose dru.'' Ai i tha asaj: ''Ne mund t'ia dalim pa gjithë këto, mirëpo ne nuk mund t'i shmangemi vdekjes, ringjalljes, qëndrimit para Allahut të Lartësuar dhe hyrjes në xhenet ose në zjarr.''[18]

Muhammed bin El-Munkadir rrëfen se Umm Durrah, e cila i shërbente Aishes ka thënë: ''Muaviju ia dërgoi Aishes r.a. njëqind e tetëdhjetë mijë dërhem dhe ajo filloi t'i ndaj ato në mes të njerëzve. Natën i tha shërbëtores, më sjellë bukën (sepse ajo ishte agjërueshëm). Shërbëtorja ia solli pak bukë dhe ulli dhe i tha: ''Ju nuk keni lënë asgjë nga ajo që ju erdhi sot, bile edhe një dërhem që të blini pak mish për ushqimin tuaj. Aishja i tha: ''Nëse do të më kujtonit, do të bëja ashtu.''[19]

Gjithashtu, Sa'd bin Ubadeh kishte zakon t'i ftonte për dark tetëdhjetë muhaxhirë të varfër çdo natë.[20] Në kontrast, në kohën tonë, ushqimi i të varfëritë është bërë më e pazakontë dhe pothuajse është zhdukur në mes të fqinjëve, të shokëve dhe farefisit. Ndërsa sa i përket ushqimit të të varfërve dhe të nevojshmëve në një mënyrë të ngjashme si selefi jonë, ne rrallë dëgjojmë për të!

Majmun bin Mahran ka thënë: ''Abdullah bin Umerit ia sollën njëzet e dy mijë dinar dhe ai nuk u largua nga ai grup i njerëzve derisa i shpërndau krejt në sadaka.''[21]

Për më tepër, Bekr Ez-Zaxhaj i tha Ma'ruf El-Karhi i cili ishte i sëmurë atëherë: ''Leje testamentin.'' Ma'rufi tha: ''Nëse vdes, dhuroje këtë këmishë sadaka, sepse unë dëshiroj të dal nga kjo botë lakuriq, ashtu siç kam ardhur në të lakuriq.''[22]

Po ashtu kur vdiq El-Vakid, i cili ishte gjykatës, ai nuk posedonte asgjë, kështu Halifja El-Mamun dërgoi qefin për t'ia mbuluar trupin.[23]

Për më tepër, Abdurrahman bin Auf ka thënë: ''Kur Musab bin Umejr, i cili ishte më i mirë se unë, u mbyt në luftë (në betejën e Uhudit) e mbështjellën me një qefin që kur ia mbulonin kokën i zbuloheshin këmbët dhe kur ia mbulonin këmbët i zbulohej koka.''

Gjithashtu, Abdullah bin Mesud ka thënë: ''Një dërhem që e jap njeriu derisa është i shëndoshë dhe i shijon kënaqësitë e jetës, është më i mirë se njëqind dërhem që ai i lë trashëgimi me rastin e vdekjes.''[24]

  Për këtë arsye anëtarët më të mirë të këtij umeti shpenzonin në sadaka kur ishin të shëndetshëm dhe të aftë, para se shpirti t'u arrinte në fyt dhe dielli i botës tjetër të lindte.

Për shembull Xhafer, Muhammed bin Ali bin Husein ka thënë se babai i tij dy herë e ka dhënë gjysmën e pasurisë për shkak të ajetit: ''Allahu i donë mëkatarët që kërkojnë falje.''[25] ta jepnin sadaka për hir të Allahut dhe pritnin shpërblimin e Tij, siç këshilloi Aun bin Abdullah:

 ''Nëse i jepni diçka një të varfëri dhe ai thotë: 'Allahu ju bekoftë, thuani edhe ju gjithashtu Allahu ju bekoftë. Në këtë mënyrë, krejt sadakaja e juaj do të jetë e plotë.''[26]

Fjalë të ngjashme transmetohen edhe nga Aishja r.a.: ''Ata dëshironin të mbanin krejt shpërblimin vetëm te Allahu dhe nuk pritnin shpërblim nga krijesat.''

Sepse Er-Rrebi ka thënë: ''Çdo vepër që nuk është bërë për hir të Allahut do të zhduket.''[27]

 Hasani ka thënë: ''Në mesin e krejt njerëzve, besimtari i bën veprat më të mira dhe i frikësohet Allahut më së shumti. Nëse ai jap ari sa kodra e Uhudit në kauzën e Allahut, ai përsëri do të frikësohet nga tmerret që do të vinë derisa ta sheh atë Ditë, (Në referencë ndaj vdekjes dhe asaj që vjen pastaj në ditën e ringjalljes)."[28]

Njëherë një i varfër erdhi te Abdullah bin Umeri dhe i kërkoi ndihmë. Ibën Umeri i tha djali të vet t'ia jap një dinar. Djali i tij ia dha, e pastaj tha: ''Allahu ta pranoftë o baba.'' Ibën Umeri i tha: ''Nëse do të dija se Allahu ma ka pranuar një sexhde ose një dërhem që e kam dhënë sadaka asgjë nuk do të ishte më e dashur te unë se sa vdekja. A e dinë prej kujt i pranon Allahu veprat e mira? Allahu i pranon ato vetëm nga të devotshmit, të cilët i frikësohen, i përmbahen obligimeve të Tij dhe rrinë larg nga ndalesat e Tij''

 

..... vazhdon !                                                                                    

(Perktheu, Driton Maxhuni)

 



[1]El-Ihja vëll.3, fq.292

[2]El-Hasan el-Basriu, fq.32

[3]Tedhkiratul-Huffadh vëll.1, fq.81

[4]El-Bidaje ven-Nihaje, vëll.8, fq.93

[5]Tenbihul-Gafilin, fq. 243

[6]Es-Sijar, vëll.4, fq. 139

[7]Hashijatur-Raudh, fq.344

[8]Tarih Bagdad, vëll.1, fq.298

[9]Tenbihul-Gafilin, fq.245

[10]Tedhkiratu-El-Huffadh, vëll.1, fq.210

[11]Hiljetul-Evlija, vëll.3, fq.166

[12]Xhamiul Ulum vel-Hikam, fq. 269

[13]Xhamiul Ulum vel-Hikam, fq.222

[14]Mukashafatul-Kulub fq. 156

[15]Sifatus-Safvah, vëll.4,fq.139

[16]Es-sijar, vëll.9, fq.467

[17]Ez-Zuhd El-Kebir, nga el-Bejhakiu, vëll.2, fq.65

[18]El-Ihja, vëll.4, fq. 239

[19]El-Ihja, vëll.4, fq.235

[20]Es-Sijar, vëll.1, fq.216

[21]Sifetus-Sefvah, vëll.1, fq. 571

[22]Vafejatu el-Ejan, vëll.5, fq.232

[23]Es-Sijar, fq.467

[24]Tanbihul-Gafilin, fq.245

[25]Hijatul-Evlija, vëll.3, fq.140

[26]Hijatul-Evlija, vëll.4,fq.253

[27]Es-Sijar, vëll.4,fq.259

[28]El-Hasan el-Basriu, fq.29


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja