Youtube/Tezkije
Vaxhibi dhe Mendubi
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
 03.09.2013


Rreth dallimit në mes të Vaxhib-it dhe Mendub-it, si dhe Mustehab-it dhe sunetit.


Përgjigja: Lavdërimet më të mira qofshin për Allahun, Paqja dhe Mëshira e Tij qofshin mbi pejgamberin e Tij, familjen dhe shokët e tij. ... Pastaj: Dallimi midis këtyre dyjave në terminologji është se Vaxhib-i është ajo për të cilën shpërblehet vepruesi i saj ndërsa lënësi (mosvepruesi) i saj e meriton dënimin; e sa i përket Mendub-it apo Mustehab-it apo Sunnet-it këto janë kuptime të përafërta me njëra-tjetrën, e ndoshta mund të quhen edhe sinonime, dhe në terminologji secila prej këtyre pajtohen në shpërblimin e vepruesit të tyre qoftë ai vepruesi i Mendub-it, Mustehab-it, apo Sunnet-it, ndërsa lënësi i cilësdo prej tyre nuk dënohet.

I tërë suksesi vjen nga Allahu, Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe shokët e tij!

 

Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave

Anëtari:                                                                                Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari:                                                                                Abdullah ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit:                                        Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari:                                                                               Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz


Perktheu : Hekuran Helshani


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja