Youtube/Tezkije
Një shembull i vetëmohimit
Selman Aude
 04.10.2013

Shembulli vijues – tregimi për tre njerëzit të cilët u mbytën në betejën e Tebukut do të na lejoj të shohim shkallën që të diplomuarit
në shkollën e Muhammedit a.s. e kishin arritur. Rrëfen Ebu Xhehm Ibn Hudhejf Al Adawi: "Në betejën e Tebukut, dola për ta kërkuar
kushëririn tim. Me vete e bartja një mbajtëse lëkure të ujit duke menduar se nëse do të ishte akoma gjallë, do t'i jepja ujë për të pirë dhe do t'i laja fytyrën. Unë e gjeta atë në prag të vdekjes dhe i ofrova ujë për të pirë. Atëherë ne dëgjuam një
njeri tjetër që rënkonte nga dhimbjet. Kushëriri im bëri me shenjë që t'i jepja ujë atij. Ky njeri doli se ishte Hisham Ibn Al As, vëllai i Amr Ibn Al As. Unë shkova tek ai dhe i ofrova ujë ku në atë çast dëgjuam rënkimin e një njeriu tjetër. Hishami ma bëri me shenjë që t'i çoja ujë atij. Kur u afrova te personi i tretë ai sapo kishte vdekur. Atëherë u ktheva te Hishami por edhe ai kishte vdekur. Pastaj shkova te kushëriri im i cili gjithashtu kishte vdekur.
Ky është një tregim i vetëmohimit mbresëlënës, pasi që ky gjest i dashamirësisë nuk u paraqit në kohën e lehtësisë. Shumë njerëz janë
zemërgjerë dhe vetëmohues në kohë të rahatisë por këtu ajo që ndodhi ishte në kohë të vështirësive të mëdha: "nevoja për të shuar
etjen përvëluese që ndikon në fyt në momentin e vdekjes. Këta njerëz ishin zemërgjerë në këtë kohë të vështirë, por nuk është çudi që pasuesit e Muhammedit a.s., sahabet dhe tabiinët e arritën këtë shkallë të formimit.
Atë të cilën e përmendëm këtu është vetëm një shembull. Është e lehtë për çdonjërin të gjej disa libra të cilat mbledhin jetët e njerëzve
tjerë si këta. Kushdo që i gjen këto libra do të befasohet me historinë që tregohet aty.
Librat vijuese janë nga përpilimet më të rëndësishme të jetës së sahabeve, tabiinëve dhe jetës së atyre që erdhën pas dhe ndoqën
shembullin e tyre:

Nektari i Vulosur i Xhenetit
Fragmente nga Jeta e Sahabeve
Fragmente nga Jeta e Tabiinëve

Në fund lus Allahun të na vendos në shoqërinë e atyre në Xhenet.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin a.s. mbi familjen e Tij dhe mbi shokët e Tij.

Fund.
(Perktheu, Driton Maxhuni)


Tezkije.com - Nuk lejohet shpërndarja ose/dhe ripublikimi i materialeve pa cekur burimin.
Shko tek kryefaqja