Er-Rrebi bin Hejtham thoshte kur i kërkonte një i varfër ndihmë:''Jepja ca sheqer, sepse Er-Rabit i pëlqen sheqeri.''[1]
Ata harxhonin nga ajo që e pëlqenin dhe e donin, nga artikujt dhe pasuria më e shtrenjtë që e kishin. Në kohën tonë ne shpenzojmë atë prej të cilës jemi mërzitur, nga llojet më të këqija të pasurisë dhe gjërave që i kemi dhe që nuk na pëlqejnë më. Ne e mbajmë pjesën më të mirë të pasurisë për vete dhe e shpenzojmë atë në gjëra jo të domosdoshme, në blerjen e mobilieve dhe këpucëve tjera. Unë njoh disa gra dhe burra të cilët kanë njëzet deri në njëqind palë këpucë! Ju ndoshta mendoni se ata i kanë mbledhur të gjitha këto këpucë për të ecur mijëra kilometra me to, mirëpo brenda një kohe të shkurtër ata blejnë këpuca të reja. Ata do të pyetën për krejt këto këpuca dhe për ekstravagancën në të cilën jetojnë. I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:''Biri i Ademit nuk ka të drejt përveç ndaj këtyre tri gjërave: shtëpinë në të cilën strehohet, rrobën me të cilën i mbulon pjesët intime të trupit dhe pak bukë dhe ujë.''
Malik bin Dinar ka thënë:''Unë i kam xhelozi një njeriu, i cili ka vetëm atë që i mjafton për nevoja dhe është i kënaqur me të.''
Muhammed bin Vasi ka thënë :''Në një shkallë më të lart se ai, është një burrë i cili e fillon ditën i uritur dhe arrin natën i frikësuar. Mirëpo, ai është i kënaqur me Allahun e Lartësuar.''[2]
Dhjetë cilësi i ngritin gradat e robërve të devotshëm të Allahut:
Gjithashtu shtatë cilësi të tjera do ta sigurojnë pranimin dhe shumëfishimin e sadakas, me vullnetin e Allahut:
1. Harxhimin i saj nga burimet e ligjshme, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:
'' ...jepni nga më e mira e asaj që e fituat...'' Bekare, 267
2. Kur dikush e jap edhe pse ai nuk është i pasur dhe ka pak para.
3. Harxhimi i saj sa më shpejt dhe mosshtyrja e sadakas.
4. Dhënia e sadakas nga llojet më të mira të pasurisë dhe shmangia e llojit më të keq të pasurisë, sepse Allahu ka thënë:
''... e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar.'' Bekare, 267
Allahu thotë: ''...Ju nuk do ta pranoni atë.'' Donë të thotë: ju nuk do t'i pranonit llojet e këqija të pasurisë nëse do t'ua jepnin si pagesë për borxh. Dhe: ''Vetëm symbyllas.'' Donë të thotë, të toleronit mangësitë në të.
5. Njeriu duhet ta jap sadakan fshehurazi, për t'u ruajtur prej syefaqësisë.
6. 7. Të mos u përmendet sadakaja njerëzve e as të mos lëndohen ata në ndonjë mënyrë, sepse Allahu ka thënë:
''...mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që e jep pasurinë e vet sa për sy e faqe të njerëzve.'' Bekare, 264
Në këtë mënyrë njeriu nuk i zhvlerëson veprat e bamirësisë dhe nuk merr mëkat për lëndimet që mund të shkaktoj.[4]
Transmetohet se një grua e vizitoi Aishen r.a. dhe i tha:''Oj nëna e besimtarëve, kur i kisha prindërit gjallë, babai im dëshironte të jepte sadaka, por nëna ime e urrente dhënien e sadakas. Unë e di se ajo ka jap sadaka vetëm një copë yndyrë të lopës dhe fustan të vjetër. Pasi vdiqën, unë ëndërrova sikur kishte filluar Dita e Gjykimit. E pash nënën time duke i mbuluar pjesët e turpshme me atë fustanin e vjetër që e kishte dhënë sadaka dhe duke e thithur atë copë të yndyrës thoshte: 'Sa e etur që jam!' Unë e pash babin tim pranë një pishinë me ujë duke u dhënë njerëzve ujë, dhe atij i pëlqente të jepte ujë sadaka më tepër se çdo lloj të sadakas.''[5]
Vërtet, ne kemi shembullin më të mirë në të Dërguarin e Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), për atë që i frikësohet dhe shpreson te Allahu, dhe i mendon të mirat e xhenetit. Sehl bin Sa'ad ka thënë:''Një grua shkoi te i dërguari a.s. për t'i dhuruar një pallto që e kishte qepur me duart e veta si dhuratë. I Dërguari a.s. kishte nevojë për të, atëherë ai e veshi atë dhe doli te ne kur një burrë i tha: ''Ma jep mua, sepse është shumë e bukur. ''I Dërguari a.s. tha: 'Po.' Pasi i Dërguari a.s. doli nga aty, ai e mbështolli pallton dhe ia dërgoi atij burri. Njerëzit i thanë: ''Ju nuk keni bërë mirë!'' I Dërguari a.s. kishte nevojë për atë pallto dhe ju e dini se ai kurrë nuk e refuzon askënd që i lyp diçka. Ai tha: ''Pasha Allahun, unë e kam kërkuar atë pallto për ta veshur, por për ta përdorur si qefin.'' Kur vdiq ai, atë e mbështjellën me të. (Buhariu)
I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) inkurajoi muslimanët të japin rroba sadaka për të nevojshmit dhe t'u ndihmohet atyre në përmbushjen e nevojave. Ibën Abbas transmeton se i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:''Kushdo që i jep një muslimani një rrobë do të mbulohet nga Allahu aq gjatë sa ajo rrobë ka një pe të saj në trupin e tij.'' (Tirmidhiu dhe Hakimi)
Atë që e mbulon Allahu natyrisht se do të jetë nën hijen më të madhe dhe në mirësi të begatshme. Kjo tregon se sadakaja ka efekt të mirë në pengimin e dëmit dhe në sjelljen e të mirave dhe begative të Allahut.
Kjo jetë është vetëm disa ditë, kështu që mbushe atë me vepra të bamirësisë para se të mbaron udhëtimi juaj, e pastaj të largoheni për ahiret. Hasani ka thënë: ''Kam përjetuar njerëz të cilët do të japin sadaka sa kishte toka, mirëpo ata ndiheshin të pasigurt në zemër për shkak të madhësisë së gjynaheve.''[6]
Ata i frikësoheshin një dite gjatë të cilës shikimi do të shtanget, Ditës së Ringjalljes. Ata harxhojnë për hir të Allahut ashtu siç i përshkroi Allahu besimtarët e devotshëm:''Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër''.Insan, 8''Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim as falënderim.'' Insan,9
Për shkak se ata iu bindën Allahut dhe dhanë sadaka për hir të Tij, Ai i shpërbleu me shkallët më të larta dhe banimet më të mira.''Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.''Insan, 11
Në këtë kontekst, ne mund ta kuptojmë cilësinë e mirë që gjendej te Abdul Rrahman bin Auf r.a., shokut të të Dërguarit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe njërit prej muslimanëve më të pasur në kohën e tij. Ai u jepte hua një të tretës së Medinës, ua paguante borxhet një të tretës së saj dhe i jepte sadaka një të të tretës tjetër!
Kalif Abdyl Malik bin Mervan i tha Esama bint Harixhah:''Më kanë treguar për disa cilësi të mira që i keni, atëherë më trego më tepër për to.'' Ajo tha: ''Më mirë është të mos i dëgjosh ato nga unë por nga të tjerët.'' Ai tha: ''Unë insistoj që ju të m'i tregoni.'' Ajo tha: ''O prijës i besimtarëve unë kurrë nuk i shtrij këmbët kur jam me shoqe. Kurrë nuk bëj ushqim dhe nuk i ftoj njerëzit pa i bërë ata të ndihen se ata po më bëjnë mirë dhe jo edhe unë atyre, dhe asnjë njeri nuk më ka kërkuar diçka që unë kam menduar që është e çmueshme e që nuk ia kam dhënë.''[7]
Prej cilësive të mira që i përkasin bamirësisë është se njeriu duhet të jetë i këndshëm dhe i lehtë me ata që i kërkojnë ndihmë, t'iu thotë fjalë të mira dhe t'u ndihmoj ashtu siç mundet. Një njeri erdhi nga Shami dhe i pyeti njerëzit: ''Ku është Safvan bin Suleim?'' Ai tha se e kishte parë në ëndërr se ka hyrë në xhenet dhe dëshironte ta dinte arsyen. Savani i tregoi se kjo ndoshta është për një këmishë që ia kishte dhënë dikujt. Kur e pyeti për tregimin e asaj këmishe Safvani i tha''Gjatë një nate të ftoftë, unë dola nga xhamia dhe e gjeta një person i cili ishte pothuajse i zhveshur, kështu që unë e hoqa këmishën dhe ia dhashë atij.''[8]
Në kohën tonë ndoshta nuk i lajm rrobat tona më tepër se një herë në gjashtë muaj sepse ndoshta kemi shumë rroba dhe nuk i përdorim të gjitha. Pse mbajmë rroba që nuk na duhen? Pse presim dhe nuk ua japim ato të varfërve dhe të nevojshmëve? Gjatë gjithë vitit në blejmë rroba dhe në këtë mënyrë gjithmonë kemi rroba që nuk na duhen. Duhet të frikësohemi se mos Allahu na çon dënimin e Tij dhe të na sprovojë me bela të ashpra gjatë të cilave ndoshta nuk do të gjejmë një copë pëlhurë për ta mbuluar trupin. Vërtet, disa prej nesh kanë arritur standarde astronomike të ekstravagancës në të cilën jetojnë dhe kënaqen. Në kontrast, Ali bin Hasan bartte bukë në shpinë dhe i kërkonte të varfëritë natën. Ai thoshte:''Sadakaja e dhënë natën e shuan zemërimin e Allahut.''[9]
Dijetarët janë pajtuar se sadakaja që jepet fshehurazi është më e mirë se ajo që jepet në publik, sepse e para e zvogëlon mundësin e syefaqësisë dhe sinqeritetit për Allahun dhe arrihet më lehtë, me dëshirën e Allahut. Sadakaja e dhënë fshehurazi është më e mirë edhe për të varfërinë që e merr, sepse ai me këtë rast nuk ndien turpërim dhe poshtërim. Ndërsa dhënësi do të ruan identitetin e tij lehtë dhe do të jap nga ajo pasuri që dëshiron. Vetëm kur ka arsye për të shpallur sadakan, për shembull inkurajimi i njerëzve për ta pasuar atë, atëherë sadakaja është më mirë të jepet në publik.[10]
Ne më parë e përmendëm rëndësinë e dhënies së sadakas fshehurazi, me qëllim të arritjes së sinqeritetit dhe shmangies nga syefaqësia, e cila është një lloj i shirkut. Sinqeriteti për Allahun është thelbi (boshti) i fesë dhe esenca e shpalljeve të të gjithë pejgamberët. I Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:''Kush falet për syefaqësi, ka bërë shirk. Kush agjëron për syefaqësi ka bërë shirk. Kush jep sadaka për syefaqësi ka bërë shirk.'' (Ahmedi)
Nëse njeriu e fsheh sadakan që e jep, ai do të ndihmohet në arritjen e sinqeritetit me dëshirën e Allahut. Ibrahim bin Bishr ka thënë:
''E shoqërova Ibrahim bin Ed'hem deri te qyteti i Tripolit dhe ne me vete kishim vetëm dy copa bukë. Kur një i varfër i kërkoi ndihmë, Ibrahimi tha: ''Jepja atij atë që e ke.'' Mirëpo, unë ngurrova, i habitur, kështu Ibrahimi përsëri më tha t'ia jepja të varfrit atë që e kisha. Ai pastaj më tha: "O Ebu Is'hak, nesër ju do të ballafaqoheni me një ditë që kurrë nuk e keni takuar më parë. Në atë Ditë ju do të takoni atë që e keni dhënë, por nuk do ta takoni atë që e keni lënë pas. Kështu që përgatituni për atë Ditë sepse ju nuk e dini se kur do të vjen caktimi i Zotit tënd (vdekja). Ai më bëri të qaj për atë që e tha, dhe unë fillova ta ndiej pavlefshmërinë e kësaj jete. Kur më pa ai duke qarë ai po ashtu filloi të qaj. Ai tha: ''Kështu duhet të jemi.''[11]
Sa i përket shprehive të ngrënies në kohën tonë, është e vërtet se ne i hamë së paku tri shujta të plota brenda ditës që përmbajnë të gjitha llojet e ushqimeve dhe pijeve. Në po ashtu hamë në mes këtyre shujtave, sikur të ishte qëllimi i jetës sonë përtypja e ushqimit tërë ditën. Allahu thotë:''Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas).'' Tekathur, 8
Sahabët (Paqja e Allahut qoftë mbi ta) e pyetën të Dërguarin a.s. ''O i Dërguari i Allahut për cilën kënaqësi do të pyetemi? Në kemi vetëm dy ushqime: ujë dhe hurma. Ne po i bartim shpatet tona dhe po e ballafaqojmë armikun. Kështu, për cilën kënaqësi do të pyetemi?" Ai u përgjigj: "Sigurisht, se ju do të përjetoni kënaqësi në të ardhmen."'[12]
Aishja r.a. tregon për të Dërguarin e Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe profetin e Ummetit: ''Ai kurrë nuk ngopej për tri net rresht, as me bukë, nga koha kur erdhi në Medine deri kur vdiq, dhjetë vite më vonë.'' (Buhariu dhe Muslimi)
E pyetën Suhl Et-Turin: ''Çfarë thua për një njeri që hanë vetëm një shujtë në ditë?'' Ai u përgjigj: ''Ai hanë si sadikun (besnik). E pyetën përsëri: ''Po për atë që i hanë dy shujta?'' Ai u përgjigj: ''Ai hanë si besimtari.'' E pyetën së treti: ''Po ai që i hanë tri shujta në ditë?'' Ai tha: ''Kërko nga njerëzit e tij që t'ia bëjnë një thes të ushqimit!"[13]
Gjithashtu Hasani ka thënë:''Kam takuar sahabe, të cilët kur nuk e urdhëronin familjen të gatuante ushqim për ta. Nëse u sillej ushqim ata e hanin dhe nuk ankoheshin, se ushqimi ishte i nxehtë ose i ftohtë. Përndryshe ata nuk kërkonin asgjë. Ata nuk vendosnin asgjë mes trupit dhe tokës kur flinin, por e përdornin dorën për jastëk dhe flinin një pjesë të natës. Pastaj, zgjoheshin për qëndrim në namaz, ruku dhe sexhde duke e lutur Allahun që t'i ruajë nga xhehenemi.''[14]
Të dashur muslimanë, meditoni për këtë thënie të Bilal bin Sad:''Mund ta gjeni një person, i cili kënaqet në ngrënie, pije dhe qeshje, mirëpo ai me këtë mashtrohet sepse në Librin e Allahut është shkruar se ai do të jetë prej lëndës djegëse të zjarrit.''[15]
Xherir bin Abdul Hamid ka thënë se Sulejman Et-Taimit nuk i kalonte një orë pa dhënë sadaka. Kur nuk kishte asgjë që të jap sadaka, ai i falte dy reqate.[16]
Për më tepër, Ukbah bin Amir thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) duke thënë:''Çdo person do të strehohet nën hijen e sadakas së tij derisa gjykimi i njerëzve të mbaroj.'' (Ahmedi, Ibn Huzeimeh dhe Ibën Hibban)
Abdul-Hair jepte sadaka çdo ditë, bile edhe nëse ishte një copë torte ose një qep. Ata jepnin sadaka nga çfarëdo që gjenin, sepse e dinin se atë që e kishin do të mbarojë, por sadakaja do të mbetet bashkë me shpërblimin e saj. Dikush mund të pyes, si është e mundur që njeriu të jap sadaka çdo ditë, dhe përgjigja është se ajo është e lehtë dhe ka mundësi. Për shembull, dikush mund të kursej një sasi të parave çdo ditë dhe ta jap atë sadaka çdo javë ose muaj, për të nevojshmit, sidomos për familjet dhe të afërmit. Për më tepër, është cilësi e mirë që prindërit t'i inkurajojnë fëmijët që të japin sadaka pa marrë parasysh se sa e vogël është ajo, dhe po ashtu t'i nxisin mysafirët e tyre të bëjnë ashtu. Unë gjithashtu, njoh disa muslimanë të cilët japin sadaka herët në mëngjes, gjatë ramazanit duke thënë se ata mund ta japin atë fshehurazi meqë njerëzit flejnë ose pushojnë në shtëpi.
[1]Ez-Zuhd, nga Ibën es-Surri, vëll.1, fq.344
[2]Sifetus-Safvah, vëll.3, fq.270
[3]Tenbihul-Gafilin, fq.252
[4]Tenbihul-Gafilin, fq.253
[5]Tenbihul-Gafilin, fq.215
[6]Xhamiul-Ulum vel-Hikam, fq.211
[7]El-Ihja, vëll.3,fq. 265
[8]Sifatus-Safvah, vëll.2, fq. 154
[9]Es-Sijar, vëll.4, fq.393
[10]El-Ihkam li-Sharhi Usuli el-Ahkam, nga Ibën Kasim, vëll.2, fq.203
[11]Ez-Zuhd, nga Bejhakiu, fq.251
[12]Fethul Kadir, vëll.5, fq.607
[13]El-Favaid, nga Imam bin el-Kajim, fq. 232
[14]Hiljetul-Evlija, vëll.4, fq.270
[15]Sifetu- Es-Safvah, vëll.4, fq.218
[16]Es-Sijar, vëll.6,fq.199
..... vazhdon !
(Perktheu, Driton Maxhuni)