Njëherë e pyeti kalifi Muavija Hasan bin Ali lidhur me kuptimin e Murueh (Autoriteti), Nexhdeh (Ndihma), dhe Keram (Bujaria). Hasani u përgjigj: ''Sa i përket kuptimit të fjalës Murueh (Autoriteti), ajo donë të thotë mbrojtja e karakterit të fesë te njerëzit, kujdesi ndaj rrezikut të anës së brendshme, të qenit bujar me mysafirin, i matur gjatë mosmarrëveshjeve dhe i guximshëm në situata të vështira. Ndërsa Nexhdeh (Ndihma) do të thotë mbrojtja e fqinjit dhe durimin në betejë. Kurse Keram (Bujaria) është dhënia e sadakas para se t'iu kërkohet, ushqimi i atij që duhet ta ushqejmë, mëshirimin i të nevojshmëve dhe dhënia e sadakas nga pasuria më e mirë.''
Hasan bin Ali është personi i njëjtë, të cilit kur dikush ia dha një letër në të cilin e kishte shkruar kërkesën e tij, ai i tha atij pa e lexuar letrën: ''Do t'jua përmbushi nevojën.'' Ata i thanë: ''O nipi i të Dërguarit të Allahut, lexoje së pari letrën pastaj jepi atë që dëshiron nëse ke mundësi.'' Hasani u përgjigj: "Atëherë Allahu do të më pyet për ndjenjat e tij derisa unë po ia lexoja letrën.''
Një burrë nga të parët tanë e vizitoi shokun e tij dhe i tha: ''Kam një borxh prej 400 dërhem.'' Kështu ai ia dha atij 400 dërhem dhe u kthye brenda duke qarë. Gruaja i tha: "Pse ia jepe ato para, nëse nuk ke pasur mundësi?'' Ai tha: '' Unë qaj vetëm pse nuk u interesova për gjendjen e tij më parë, por atij iu deshtë të më tregonte për nevojën e tij.''[1]
Për këtë arsye Ibën Es-Simak ka thënë: ''Çuditem me atë që blen skllav me pasurinë e tij, mirëpo nuk fiton shpërblime duke u bërë mirë atyre.''
Për më tepër, Ez-Zubejr bin Al-Avvan jepte sadaka krejt atë që e fitonte çdo natë dhe kthehej në shtëpi pa asgjë.[2]
Një burrë tregon: "Njëherë isha duke ecur me Sufjan bin Ujeneh kur dikush i kërkoi ndihmë, mirëpo ai nuk kishte asgjë që t'i jap. Sufjani qau dhe unë i thash: ''O Ebu Muhammed çfarë ju bën të qani?'' Ai tha: ''Sa katastrofë e madhe është kur një njeri shpreson se do ta ndihmoni, mirëpo nuk e merr atë për të cilën ka shpresuar?''[3
Allahu i mëshiroftë paraardhësit tanë, sepse ata kaluan kohën duke qenë bujar dhe të mëshirshëm me krijesat e Allahut. Allahu na dhuroftë cilësi sikur të atyre.
Po ashtu, prej të mirave të Allahut ndaj krijesave të Tij është se Ai i jep dikujt pasuri pastaj ia dërgon një person nevojtar, i cili i kërkon ndihmë. Kështu ai jep ndihmë nga pasuria që ia ka dhënë Allahu dhe shpesh i kërkon ata që e meritojnë sadakan e tij. Allahu ia pranon robit veprat e sinqerta të sadakas dhe e mbron nga zjarri edhe pse krejt pasuria i takon Allahut. Vërtet, këto janë dhunti shumë të gjera nga Allahu i Lartësuar. Një grua erdhi për t'i lypur Hasan bin Ebu Sinan dhe ai ia ngriti dy gishta partnerit të tij, i cili dëshironte t'ia jepte asaj gruaje dy dërhem. Megjithatë, Hasani e urdhëroi atë t'ia jep dyqind. Partneri i tij i tha: ''O Ebu Abdullah, ajo do t'i pranonte dy dërhem.'' Hasani i tha: ''Unë mendova për diçka për të cilën ju nuk menduat. Unë e pashë që ajo ishte akoma e re dhe dëshirova ta ruaj nga sjellja e keqe për shkak të varfërisë së saj.''[5]
Kjo është para e dobishme që Hasani e japi për ta mbrojtur motrën e tij në Islam nga sjellja e ndaluar seksuale për shkak të varfërisë së saj. Ata jepnin sadaka për t'i përmbushur nevojat e vëllezërve dhe motrave të tyre në Islam me qëllim që t'i mbronin nga sjellja e pandershme.
(Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), Ali bin Eisa, i cili ishte ministër ka thënë: ''Unë i kam fituar 700,000 dinar. 680,000 dinar i kam shpenzuar në rrugë të ndryshme, të mira.''[6]
Dhe e pyetën Ebu Safvan Er-Ra'ini: ''Cila është dynjaja që Allahu e ka qortuar në Kuran dhe prej të cilës, i mençuri është i kujdesshëm?'' Ai tha: ''Çdo gjë që e doni në këtë jetë për hir të kësaj jete, ndryshe prej asaj që e doni për hir të ahiretit.''[7]
Aliu r.a. e përshkroi këtë jetë: ''Aspektet e lejuara të saj të bëjnë të japësh llogari, ndërsa aspektet e ndaluara të çojnë në zjarr."Kur Sufjan bin Ujejneh u pyet: "Çka është saha?'' Ai u përgjigj: ''Saha donë të thotë më qenë i mirë me vëllezërit në Islam dhe me japësh sadaka.''
Sufjani është ai që tha: ''Babai im i trashëgoi pesëdhjetë mijë dërhem dhe ai i ndau me vëllezërit e tij në Islam. Ai tha: ''Unë po e lus Allahun që t'i shpërblej vëllezërit e mi me xhenet, e si të jem koprrac tani që kam para?''
Jahja bin Muadh ka thënë, sikur ta përshkruante jetën tonë të tashme: ''I mjerë është biri i Ademit! Nëse do t'i frikësohej zjarrit siç i frikësohet varfërisë, ai do të hynte në xhenet.''[8]
Hasani po ashtu ka thënë ''Përpjekja për ta dhënë atë që është në dispozicion tregon bujari të madhe.''
Një i mençur u pyet njëherë: ''Cili është më i dashuri prej njerëzve për ju?'' Ai tha: "Ai i cili më ka bërë më së shumti të mira:'' Ai u pyet: '' Si është puna nëse askush nuk të ka bërë mirë?'' Ai tha: ''Ai të cilit i kam bërë më së shumti të mira.''
Për më tepër, Abdul-Aziz bin Mervan ka thënë:''Nëse dikush më lejon t'i bëj mirë, atëherë e mira që ai ma bën është më e madhe se sa e mira që unë ia bëj.''
Kur kalifi el-Mehdi e pyeti Shabib bin Shabbah: ''Si ndihen njerëzit kur hyjnë në oborrin tim mbretëror?'' Shabibi tha: ''Ata hynë me shpresë dhe largohen të kënaqur.''
Këto ishin praktikat e drejta dhe cilësitë e mira të selefëve tanë. Ata po ashtu na dhanë këshilla të sinqerta, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut dhe të mirat e ahiretit. Njëherë një burrë i tha Sufjan Eth-Theurit: ''Më këshillo.'' Sufjeni i tha: ''Puno për këtë botë aq sa do të jetë qëndrimi juaj këtu dhe puno për botën tjetër aq shumë sa do të jetë qëndrimi juaj atje.''
Vërtet, nëse do të punonin për këtë jetë duke e ditur se sa e shkurt që është dhe për botën tjetër duke e ditur se është e përhershme, veprat tona do të ndryshonin në natyrë dhe do të bëheshim të devotshëm. Megjithatë, ku janë ata që përpiqen shumë kundër epsheve të tyre dhe të cilët punojnë shumë për të mirën e botës tjetër?
Shakik bin Ibrahim thotë: “Derisa ishim me Ibrahim bin Ed'hem, një njeri kaloi pranë nesh dhe Ibrahimi pyeti: “A nuk është ky njeri filani?” Ne i thamë: “Po”. Ibrahimi i tha një burri në tubim: “Shkoj pas dhe tregoj se Ibrahimi po pyet pse nuk na përshëndete me selam.” Pasi e arrit personin në fjalë dhe i parashtroi pyetjen, ai u përgjigj: “Pasha Allahun, gruaja vetëm sa më ka lindur dhe unë nuk kam asgjë para vete, kështu që nuk isha vetëdijshëm për atë që më rrethonte.” Njeriu u kthye dhe e rrëfeu atë që e dëgjoi. Ibrahimi i befasuar nga ngjarja shtoi: “Ne të gjithë jemi të Allahut. Si është e mundur që ne nuk e kemi ditur gjendjen e shokut tanë, derisa puna e tij u keqësua aq shumë?” Ibrahimi i tha një burri që ishte i pranishëm që të shkonte te një vëlla musliman dhe t’i huazonte dy dinar, pastaj të shkonte në treg dhe të blinte gjithë çka i vinte me një dinar ndërsa dinarin tjetër t’ia dhuronte për nevojat tjera. Burri rrëfen tregimin e tij: “Unë shkova në treg dhe bleva çdo gjë që më erdhi me një dinar dhe pastaj shkova te familja e nevojtarit. Trokita në derë. U përgjigj gruaja e tij, e cila pyeti se kush ishte. Unë i thash: “Më duhet burri juaj.” Ajo u përgjigj se nuk është në shtëpi tani. E luta që ta hapte derën me qëllim që ta bartnim mallin që e kishim ngarkuar në deve. Ajo pyeti se kush e kishte sjell gjithë atë. Unë iu përgjigja: “Vëllai juaj në Islam, Ibrahim bin Ed'hemi. Ajo tha: “ O Allah! Mos e harro atë që ndodhi sot nga Ibrahimi.” Sifatus-Safvah vol. 4. fq. 155.
Ali bin Husejn r.a. ka thënë: ''Njeriu nuk përshkruhet si bujar nëse u jep atyre të cilët i kërkojnë. Mirëpo, bujari u jep sadaka atyre që i binden Allahut pa i kërkuar ata ndihmë. Bujari nuk dëshiron falënderim nga njerëzit dhe shpreson se Allahu do ta shpërblen.''
Për më tepër, Hasani është pyetur për disa cilësi si: ''Çka është saha (dorëlirësia ekstreme)?' Ai tha: ''Ta japësh sadaka një pjesë të pasurisë për hir të Allahut të Lartësuar.' Ai u pyet për el-Israf (ekstravagancën) dhe tha: ''Të harxhosh në kërkim të famës.''
Një aspekt tjetër që i përket harxhimit në rrugë të Allahut dhe që shumë prej nesh i injorojnë këto ditë, është ftesa për të varfëritë, të nevojshmit dhe jetimët për të ngrënë me ne dhe për t'i ndarë të mirat dhe begatit që na i ka dhuruar Allahu. Abdullah bin Umer, për shembull, u siguronte që ta ftonte një jetim sa herë që hante ushqim. Ku jemi ne ndaj kësaj sjellje të mirë, sidomos në kohën kur ka shumë të varfër dhe jetimë muslimanë, të cilët kanë nevojë për kujdestar dhe ndihmëtar? Shumë musliman në kohën tonë i injorojnë të drejtat e të varfërve të tyre dhe të afërmeve jetimë, të cilët e meritojnë të kenë hise në parat dhe zekatin e tyre. Injorohen të drejtat e këtyre jetimëve dhe ata mbeten në hallin e tyre, edhe pse i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) premtoi se kush kujdeset për jetimët do të jetë në shoqërinë e tij në xhenet. ''Unë dhe kujdestari i jetimëve do të jemi kështu në xhenet, dhe ai bëri me shenjë me gishtin e tij tregues dhe gishtin e mesëm.'' (Buhariu dhe El-Xhami)
Selefi jonë janë shembulli më i mirë në mënyrën se si shpenzonin për farefisin e tyre. Për shembull, Imam Ahmedi transmeton nga Enes bin Malik: ''Ebu Talha kishte pronë më shumë se çdo njëri prej ensarëve në Medine dhe prona më e dashur për të ishte kopshti Beiruha përballë xhamisë së profetit. Nganjëherë i Dërguari i Allahut hynte në kopsht dhe pinte ujë të freskët.''
Enesi r.a. shton, kur zbriti ajeti: ''Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj.'' Ali Imran, 92
Ebu Talha r.a. i tha të Dërgurit (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!): ''O i Dërguari i Allahut! Allahu po thotë: ''Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. Pa dyshim kopshti Beiruha është prona ime më e dashur. Kështu unë dëshiroj ta jap sadaka në rrugën e Allahut, dhe e pres shpërblimin dhe kompensimin nga Allahu. O i Dërguari i Allahut shpenzoje atë aty ku Allahu ta bënë të mundur.''
Kur dëgjoi këtë, i Dërguari i Allahut i tha: ''Të lumtë, të lumtë! Është një tregti e dobishme. Është një tregti e dobishme. Unë kam dëgjuar atë që thatë dhe mendoj se do të jetë mirë t'ua jepni të afërmeve tu.'' Ebu Talha r.a. tha: ''Unë do të bëj ashtu o i Dërguar i Allahut.'' Pastaj Ebu Talha r.a. e ndau atë kopsht në mesin e farefisit dhe kushërirave të tij.
Njëherë një beduin i kërkoi ndihmë Seid bin El-As, dhe Seidi i tha shërbëtorit që t'i jap beduinit pesëqind dërhem. Shërbëtori e pyeti: ''Pesëqind dërhem apo dinar?'' Seidi i tha: ''Unë e pata fjalën për pesëqind dërhem, por pasi që ju menduat për pesëqind dinar, atëherë jepja atij.' Kur beduini i mori parat, ai filloi të qaj dhe Seidi e pyeti: ''A nuk e morët atë që e kërkuat?'' Beduini tha: "Po, e kam marr, pasha Allahun? Unë qaj kur mendoj se një ditë toka do ta hanë trupin e dikujt si ju.''[9]
Dhe kur Muhammed bin El-Munkadir ia dërgoi dhuratë Safvan bin Sulejman katër dhjetë dinar, ai iu tha fëmijëve: ''Fëmijët e mi, çfarë mendoni për atë që i ndihmoi Safvanit për ta adhuruar Zotin e Lartësuar?[10]
Sa i përket atyre që mendojnë se kjo jetë është thesar, i cili kurrë nuk prishet dhe nuk mbaron, ata duhet ta dëgjojnë këtë tregim dhe të nxjerrin mësime. Fakr Ed-Devleh, Ali bin Rukn, i cili ishte nga mbretërit e dinastisë Buveihe ka thënë “Unë kam grumbulluar mjaft para për fëmijët dhe ushtrinë time që do t’ju mjaftojë për pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme.”
Kur ai vdiq në rajonin e Rai, në Irak, çelësat e thesarit të tij ishin me djemtë e vet të cilët nuk morën pjesë në funeral. Ata i porositën disa njerëz që ta kërkonin një qefinë të përshtatshëm për babanë. Më në fund e blenë një nga kujdestari i xhamisë. Atëherë filloj grindja në mes të djemve dhe ushtarëve për pasurin dhe postet. Si pasojë kufoma u prishë dhe atyre iu deshtë të gjuanin litar nga larg për ta tërhequr prej një largësie, për shkak të kundërmimit të kufomës, derisa trupi u bë copë-copë në shkallët e kalasë. Kjo i ndodhi Fakr Ed-Devleh, ndonëse ai kishte lënë trashëgim dy milionë dinarë, tetëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë dërhemë dhe sasi të mëdha të xhevahirit, margaritarëve, diamantit dhe arit. Këta gurë të çmuar vlenin një milion dinarë, sepse kishte rreth katërmbëdhjetë mijë sosh! Ai gjithashtu kishte lënë sasi të mëdha të enëve të argjendit, mobileve, armëve dhe tepive.[11]
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut. Fakr Ed-Dulah ishte mbret, i cili zotëronte gjithë këtë pasuri, mirëpo kur vdiq ata ngurronin t’i gjenin një qefin për t’ia mbuluar trupin dhe më në fund gjetën një qefinë të lirë te kujdestari i xhamisë.
Në kontrast, kalifja i drejtë Umer bin Abdul-Aziz, i cili ishte udhëheqës i pashembullt i shtetit Islam, që ishte mbretëria më e madhe dhe më e pasur në atë kohe, ishte i njohur për mënyrën modeste që e jetonte këtë jetë. Gjatë sëmundjes që ishte shkak për vdekjen e tij, kushëriri i tij Maslamah bin Abdul Malik e vizitoi dhe i tha: ''O prijës o besimtarëve! Ju i keni bërë fëmijët të varfër dhe nuk u keni lënë asgjë. Pse nuk më leni mua ose ndonjë të afërm tënd që të kujdesem për ta?'' Umeri kërkoi që t'i ndihmonte për t'u ulur pastaj tha: ''A po provon të më frikësosh nga varfëria, o Maslamah? Sa i përket fjalës tënde se unë i kam bërë të varfër, pasha Allahun nuk i kam penguar nga parat që i meritojnë, as nuk u kam dhënë atë që nuk është e drejt e tyre. Fëmijët e mi janë njëri prej këtyre dy llojeve, një njeri që i frikësohet Allahut, kështu Allahu i jep furnizime, ose një njeri që bënë mëkate, kështu unë kurrë nuk do ta ndihmoj atë në mosbindje ndaj Allahut.[12]
Ne duhet të përmendim se pasardhësit e Umer bin Abdul-Aziz ishin të devotshëm siç shpresonte ai, edhe pse ai nuk u la shumë pasuri, Allahu u ndihmoi dhe i mbështeti ata. Nga kjo përfituan edhe kushërirët e tyre nga familja Umaijad, të cilët huazonin para nga ta. Kjo është rruga e të devotshmëve, të cilët nuk kërkojnë mbizotërim mbi tokë dhe ia japin kësaj jete atë që e meriton, disa hapa që njeriu i bënë deri te destinacioni i saktë. Ata për rrjedhim i mbushin netët dhe ditët e shkurtra të kësaj jete me vepra të adhurimit dhe bindjes ndaj Allahut.
Mejmun bin Mehran tregon se një djalë i Abdullah bin Umerit r.a., i kërkoi para për ta blerë një këmishë të re, duke i thënë se këmisha e tij iu ka grisur. Abdullahu i tha: ''Arnoje këmishën tënde dhe veshe.'' Djalit të tij nuk pëlqeu kjo ide, kështu Abdullahu i tha: ''Frikësoju Allahut dhe mos u bë nga njerëzit, të cilët harxhojnë atë që ua jep Allahu për barqet dhe shpinat e tyre.''[13] Njëherë, Ebu el-Hasan el-Antaki i kishte rreth 46 mysafirë, në rajonin Rai dhe ata kishin vetëm disa copa bukë që nuk do t'u mjaftonin të gjithëve. Kështu ata i ndanë ato copa, në copa më të vogla, i fikën dritat dhe u ulën për të ngrënë. Kur buka u largua, ata e panë se asnjëri nuk kishte ngrënë nga ajo, secili duke e preferuar vëllanë e tij para vetes.[14]
Hakim bin Hizam pikëllohej, kur nuk e gjente një person të nevojshëm për t'ia përmbush nevojat e tij. Ai ka thënë: ''Kurdo që e filloja një ditë dhe nuk e gjeja një të nevojshëm te dera, unë e ndija se ishte një sprovë për të cilën e lutsha Allahun të më shpërblente për durimin.'' Kur Ibën Shubrumah i ndihmoi një vëllait për t'ia plotësuar nevojën e tij, ai ia solli një dhuratë. Shubrumah e pyeti: ''Çka është kjo?'' Shoku i tha se ishte kompensim për ndihmën që ia kishte dhënë. Shubramah i tha: ''Merri parat e tua, Allahu ju dhashtë jetë të mirë. Nëse një ditë i kërkoni shokut tuaj diçka dhe ai nuk ju ndihmon, atëherë merr abdes për namaz dhe bëj katër tekbire për të, sepse ju duhet ta konsideroni të vdekur.''[15]
Duke e përdorur këtë thënie nga Shubrumah dhe duke e përdorur atë për kohën tonë, ju do të gjeni se shumë njerëz janë më parë të vdekur se sa të gjallë.
Kur Malik bin Dinari ishte i ulur në shtëpi, një i varfër erdhi për t'i kërkuar ndihmë, në kohë kur ai kishte një çantë plotë me hurma. Maliku ia dha gjysmën e hurmave të varfrit dhe e ktheu gjysmën tjetër te gruaja. Ajo i tha: ''Pse duhet dikush si ju të quhet asket?'' A e ke parë dikë që ia ka dërguar mbretit gjysmë dhurate? Maliku ia dha hurmat tjera të varfrit dhe e inkurajoi gruan e tij të bëhet edhe më bujare, duke i thënë se Allahu i Lartësuar ka thënë: ''U thuhet zebanive: Kapeni atë, vendosjani prangat! Pastaj atë futeni në xhehennem. Mandej lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.'' Haka, 30-31
''Do të pyetet. Pse ky dënim i ashpër, dhe përgjigja do të jetë: ''Vërtet, ai nuk besonte Allahun e Madhërishëm dhe nuk nxiti në ushqimin e të varfërve.[16] Dije se e kemi dhënë sadaka gjysmën e parë të hurmave në mbështetje të Allahut dhe ne duhet të japim pjesën tjetër sadaka.''[17]
[1]El-Ihja, vëll.3, fq.97
[2] El-Ihja, vëll.3, fq.261
[3]Hiljetul-Evlija, vëll.1, fq.90
[4]Iddatus-Sabirin, nga Imam Ibën el-Kajim, fq.174
[5]Hijatul-Evlija, vëll.3, fq.116
[6]Es-Sijar, vëll.15, fq. 300
[7]Tezkijatun-Nufus, fq.128
[8]Tarih Bagdad, vëll.10, fq.367
[9]El-Bidajeh ven-Nihaje, 8:93
[10]Sifatus-Safvah, 2:142
[11] Shedherat edh-Dheheb, vëll. 3. fq. 124
[12]Hiljetul-Evlija, vëll.5, fq. 333
[13]Sifetus-Es-Sefvah, vëll.1, fq.575
[14]El-Ihja, vëll.3, fq.273
[15]El-Ihja, vël.2,fq. 159
[16]Transmetohet nga Abdullah bin Amir r.a.
[17]Tenbihul-Gafilun, fq.252
..... vazhdon !
(Perktheu, Driton Maxhuni)