Njerëzit tek ne bëjnë dallim në mes të sunnetit dhe farzit duke thënë se kërcënimi ka ardhur vetëm për farzet dhe për sunnetet e forta, ndërsa unë besoj se çdo gjë me të cilën ka ardhur Muhamedi (Salallahu alejhi ue selem) dhe ua ka shpjeguar ummetit (popullit) të tij është e obligueshme (farz) pasimi i saj, ndërsa kush nuk vepron kështu ai ka kundërshtuar atë me të cilën ka ardhur Muhamedi. Për shembull, lëshimi i mjekrës është diçka me të cilën ka ardhur i dërguari (Salallahu alejhi ue selem); A është vërtetuar se ai e ka rruar atë, dhe a është rruajtja e saj argument i kundërshtimit të asaj me të cilën ka ardhur Muhamedi, dhe a futet poseduesi i saj në të njëjtin shembull?
Përgjigja: Lavdërimet më të mira qofshin për Allahun, Paqja dhe Mëshira e Tij qofshin mbi pejgamberin e Tij, familjen dhe shokët e tij. ... dhe pastaj: Vaxhib-i është ajo për të cilën shpërblehet vepruesi i saj ndërsa lënësi i saj e meriton dënimin; ndërsa sunnet (mustehab) është ajo për të cilën shpërblehet vepruesi i tyre dhe nuk dënohet lënësi i tyre, dhe lënja e sunetit nuk e obligon (rezulton) urrejtjen e tij. E sa i përket rruajtjes së mjekrës ose prerjes së saj, kjo është e ndaluar (haram) sipas fjalës së të dërguarit (Salallahu alejhi ue selem): “Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat, dallohuni nga idhujtarët!” mirëpo kjo nuk e obligon urrejtjen e asaj me të cilën ka ardhur i dërguari (Salallahu alejhi ue selem); si për shembull i pabinduri ndaj prindërve të tij ose zinaqari (i pamoralshmi) janë gjynahqar, mirëpo nuk bëhet e obligueshme nga gjynahet e tyre që ata të urrejnë atë me të cilën ka ardhur i dërguari (Salallahu alejhi ue selem); sepse gjynahqari ka shkaqe tjera të shumta në vend të urrejtjes së asaj me të cilën ka ardhur i dërguari (Salallahu alejhi ue selem), dhe për këtë arsye, tek ehli sunneti wel-xheme’ah mëkatari nuk quhet pabesimtar vetëm si pasojë e mëkatit që e ka bërë, duke kundërshtuar kështu havarixhët.
Suksesi është vetëm nga Allahu! Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi shokët dhe familjen e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari: Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari: Abdullah ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz
Perktheu : Hekuran Helshani