Një aspekt tjetër i sadakas është se dhënia e saj për hir të Allahut ka efekte të mira që ndihen në këtë jetë. Abdulla bin Xhaferi kishte një kopsht te i cili udhëtonte dhe kujdesej për të. Ai kaloi pranë një kopshti me trupa hurmash ku po punonte një djalosh zezak. Kur ia sollën ushqimin atij djali, një qen hyri në kopsht dhe djaloshi ia hodhi një copë të bukës, pastaj një pjesë tjetër. Qeni e ngrëni të tërën. Abdullahu po e shikonte djalin dhe e pyeti: ''Sa është racioni juaj ditor?'' Djaloshi iu përgjigj se ato tri copa bukë ishin racioni i tij ditor. Abdullahu e pyeti: ''Pse ia jepe atëherë krejt ushqimin atij qeni?'' Nuk ka qenë në këtë rajon dhe unë mendova se ai ka udhëtuar nga larg dhe duhet të jetë i uritur. E urreja që unë të jem i ngopur ndërsa qeni i uritur. Adullahu i tha: ''Çfarë do të bëni në pjesën tjetër të ditës?'' Ai tha: ''Do të qëndroj i uritur.'' Abdulla bin Xhaferi tha: ''Njerëzit më fajësojnë se jam shumë bujar, kur ky djalë është edhe më bujar se unë' Ai e liroi djaloshin dhe ia dha kopshtin e tij dhuratë.[1]
Allahu është Bujari më i madh dhe ia u jep shpërblime të mëdha robërve të Tij për të mirat e vogla që ata i bëjnë për hir të Tij, bile edhe nëse të mirave u bëhen kafshëve. Për shembull, Ebu Hurejre transmeton se i dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë:''Derisa një burrë po ecte në rrugë, atë e kapi etja, dhe e gjeti një pus në të cilin zbriti poshtë dhe e shoi etjen. Kur doli nga pusi e pa një qen që po e lëpinte tokën nga etja. Ai tha: ''Ky qen është i etur ashtu siç isha unë.'' Kështu ai zbriti përsëri në pus dhe e mbushi këpucën me ujë, e vendoste atë në gojë kur ngjitej sipër dhe i japi qenit ujë derisa ia shoi etjen. Kështu Allahu ia pranoi veprën dhe e fali.' Ata e pyetën: ''O i Dërguar i Allahut! A shpërblehemi edhe për mirësi ndaj kafshëve?'' Ai tha: ''Po ka shpërblim edhe për shërbim ndaj kafshëve.'' (Buhariu dhe Muslimi)
Në një transmetim që po ashtu e përmblodhi Buahriu dhe Muslimi, i Dërguari (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: ''Një qen mezi po merrte frymë gati të ngordhte nga etja, kur një prostitutë nga fëmijët e Izraelit e pa atë. Ajo e hoqi këpucën dhe nxori ujë për qenin dhe i dha atij. Allahu e fali për shkak të kësaj vepre."
Muhammed bin El-Fadl transmeton se një burrë nga qyteti i Basrës i kishte treguar ngjarjen vijuese: ''Ishte një beduin i pasur, i cili kishte shumë kafshë shtëpiake, mirëpo jepte sadaka shumë pak. Njëherë ai e dha sadaka një dele të hollë dhe e pa në ëndërr ku ai po sulmohej nga kopeja e tij dhe delja e hollë përpiqej ta mbronte. Kur u zgjua ai tha: "Pasha Allahun unë do të jap sadaka aq sa të kem mundësi. Që nga atëherë, ai jepte sadaka në kauzën e Allahut sasi të mëdha të pasurisë.[2]
Të parët tanë (selefët) janë shembulli jonë më i mirë në bujarinë dhe bamirësinë e tyre. Për shembull, Enes bin Sirin i ushqente pesëqind njerëz çdo natë gjatë ramazanit. Po ashtu, Kirad Ebu Nuh ka thënë: ''Shubahu më pa që kisha veshur një këmishë dhe më pyeti: ''Sa e ke blerë këtë këmishë?'' Unë thash: ''Tetë dërhem.'' Ai tha: ''Mjerë për juve, a nuk i frikësoheni Allahut? Pse nuk e bletë një këmishë për katër dërhem e tjerat t'i jepni sadaka.'' Unë thashë: "O Ebu Sattam, unë veshi rroba të mira për ta zbukuruar vetën për njerëzit me të cilët shoqërohem.'' Ai tha: ''Pse të zbukurohesh për ta?''[3]
Selefi jonë shfrytëzonin çdo rast që ju dukej se ua shton devotshmërinë dhe bujarin. Ata e zbatonin thënien e Amr bin Kaiss el-Milai: ''Nëse dëgjoni për një vepër të mirë, kryeni atë qoftë edhe njëherë kështu që të bëheni nga kryesit e saj.''[4]
Për më tepër Muhammed bin Is'hak ka thënë: ''Dikush u sillte furnizim disa njerëzve të Medinës pa e ditur ata se kush është ai. Kur vdiq Ali bin el-Husein ata e nuk i gjenin më ato furnizime, të cilat ai u sillte natën.''[5]
Një rrëfim tjetër i përket një gruaje, e cila erdhi te el-Laith bin Sa'd. Ajo i tha se djalin e kishte të sëmurë dhe ai kishte shije për mjaltë. El-Laith i tha shërbëtorit: ''Jepi asaj mjaltë për shumën njëqind e njëzet funta.'' Gjithashtu, Ahmed bin Ibrahim jepte sasi të mëdha të pasurisë në sadaka. Njëherë ia dha një të varfëri dy dërhem dhe ai e falënderoi Allahun. Ahmendi ia rriti shumën në pesë, i varfëri e falënderoi Allahun përsëri. Ahmedi ia rriste shumën sa herë ai e falënderonte Allahun derisa arriti në njëqind dërhem. I varfëri u lut: " Allahu ju ruajt gjithmonë." Ahmedi i tha të varfrit: ''Pasha Allahun, nëse do të vazhdoje ta falënderoje Allahun do ta rrisja shumën madje edhe nëse do të arrinte në dhjetë mijë dirhem.''
Është shenjë e mirësisë së Umetit islam kur anëtarët e tij harxhojnë në modesti për nevojat atyre, por harxhojnë shumë në veprat e bamirësisë dhe në rrugë të mira. Muslimanët në të kaluarën e deri diku edhe sot, janë bërë shembull në këtë çështje. Për shembull, edhe pse Ebu Bekri ishte i pasur, ai jetonte jetë modeste sa i përket harxhimit për ushqim, rroba dhe gjërat e nevojshme për jetë. Kur muslimanëve iu duheshin para për betejën e Tebukut, Ebu Bekri r.a. i dha sadaka krejt parat për kauzën e luftës. Për më tepër, gjatë sundimit të Umerit muslimanët vuanin nga skamja dhe vështirësitë ekstreme. Një karvan prej një mijë deveve që i përkiste Uthmanit, arriti nga Siria në Medine. Tregtarët e Medinës erdhën te Uthmani për t'i blerë mallrat që i kishte sjellë karvani. Uthmani pyeti se sa fitim do t'i jepnin. Dikush i dha pesë përqind, por Uthmani tha se kush po i jep më shumë. Ata ia rritën përqindjen në dhjetë, por Uthmani iu tha se e kam gjetur dikën që do t'i jap më shumë dhe ai e japi sadaka tërë karvanin për hir të Allahut.[6]
[1]El-Ihja, vëll.3, fq.373
[2]Tenbihul-Gafilin, fq.252
[3]Sharadhatudh-Dhehab, vëll.1, fq.157
[4]Vefajatul el-Ajan, vëll.2, fq.121
[5]El-Bidaje ven-Nihaje, vëll.9, fq. 117
[6]Ahlakuna el-Ixhtima'ijeh, nga Mustafu Sibai'i, fq.21
..... vazhdon !
(Perktheu, Driton Maxhuni)