Pyetja e dytë dhe e tretë nga fetwaja nr. 7150
P.2: Thuhet se dezertimi (nga feja) mund të jetë me vepër apo me fjalë, prandaj ju kisha lutur të m’i shpjegoni me një përmbledhje të qartë llojet e dezertimit nga feja me vepër, fjalë apo besim?!
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut, paqja dhe përshëndetjet qofshin mbi të dërguarin e tij, familjen dhe shokët e tij, ... e pastaj:
Përgjigja: Dezertimi nga feja është mohimi (kufri) pas Islamit, dhe mund të ndodhë përmes fjalës, veprës, besimit dhe dyshimit. Prandaj, ai që i ka bërë shok Allahut apo ka kundërshtuar Rububijjet-in e Tij, apo Njëshmërinë e Tij, apo një Cilësi nga Cilësitë e Tij, apo ndonjërën prej Librave të Tij apo të dërguarve të Tij, apo ka sharë Allahun dhe të dërguarin e Tij, apo ka kundërshtuar diçka prej gjërave të ndaluara për të cilat ka unanimitet se janë të ndaluara, apo ka lejuar diçka të tillë, apo ka kundërshtuar obligueshmërinë e ndonjë shtylle nga pesë shtyllat e Islamit, apo ka dyshuar në obligueshmërinë e saj apo në vërtetësinë e Muhamedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ose dikujt tjetër nga të dërguarit, apo ka dyshuar në ringjalljen, apo ka bërë sexhde për ndonjë idhull apo yll, dhe gjëra të ngjashme me këto, atëherë ky person ka dezertuar nga feja Islame. Ndërsa ty të këshilloj që të lexosh kapitujt e gjykimit ndaj dezertimit në librat e legjislaturës (fik’hut) Islame, sepse dijetarët janë marrë shumë me këtë, Allahu i mëshiroftë. Prej shembujve të mësipërm mësuam se dezertimi mund të bëhet me fjalë, me vepër, me besim, si dhe përmes figurës së dyshimit.
P.3: Thuhet se dezertimit me fjalë bëhet përmes shqiptimit të një fjale dezertimi siç është sharja e fesë, dhe gjithashtu thuhet se kush ka braktisur fenë përmes kësaj sharje apo diçkaje të ngjashme i ka humbur e tërë ajo që vepruar para kësaj prej namazeve, agjërimit, zekatit ... etj, apo ndonjë betim që e ka pasur obligim ta kryejë. Prandaj, a bëhet obligim kompensimi i asaj që ka kaluar apo ka humbur për shkak të kësaj apo jo? Nëse po, atëherë a plotësohet kompensimi i agjërimit me vazhdimësi përgjatë ditëve, apo jo?
Përgjigje: I kemi përmendur më parë llojet e dezertimit nga feja, dhe nuk është kusht që dezertori (murtedi) të thotë me fjalë se e kam braktisur fenë time, mirëpo nëse e thotë këtë atëherë fjala tregon një prej llojeve të dezertimit. Ndërsa kur një murted (dezertor) kthehet në Islam nuk e ka obligim kompensimin e asaj që i ka kaluar në kohën kur ishte murted prej namazeve, agjërimit, apo zekatit, ... etj. Dhe ajo që ai ka vepruar prej veprave të mira në Islamin e tij para dezertimit nuk i është shfuqizuar me dezertim nëse ai është kthyer në Islam, sepse Allahu i Lartësuar e ka lidhur këtë me vdekjen e tij në kufr, ashtu siç ka thënë i Lartësuari (përkthim me përshtatje): “Ata të cilët kanë bërë kufr (mohim) dhe kanë vdekur duke qenë pabesimtar,” – ajeti nga sureja Ali Imran. Dhe ka thënë (përkthim me përshtatje): “Kush prej jush braktisë fenë e tij dhe vdes duke qenë qafir, atyre u janë shkatërruar veprat e tyre në dynja dhe në botën tjetër,” – ajeti në suren el-Bekare. E sa i përket betimit që e ka bërë gjatë Islamit të tij atëherë ajo mbetet; nëse betimi ka qenë për bindje atëherë atij i takon që ta realizojë pas kthimit në Islam, dhe kështu vlen edhe për detyrimet që i ka pasur ndaj Allahut apo ndaj robërve të Tij para se të dezertojë nga feja ato mbesin.
I gjithë suksesi është me ndihmën e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm i hulumtimeve shkencore dhe fetwave
Anëtari: Abdullah ibn Ku’ud
Anëtari: Abdullah ibn Gudejan
Zëvendës-presidenti i komisionit: Abdur-Rrezak ‘Afifi
Kryetari: Abdul-‘Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baz
Perktheu, Hekuran Helshani